• |
ide | kryesore

Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

2, Arkiva, Ide
andi bushati



Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rëndësishëm të Bashkisë të Tiranës, duke hetuar edhe plot të tjerë, nuk vërtetoi vetëm egzistencën e një bande të strukturuar grabitësish, por theu njëkohësisht edhe mitin e pompuar nga Veliaj, për zotësinë dhe profesionalizmin e stafit të tij.
Maringlen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe kanë vjedhur si amatorë duke i bërë gjërat sheshit dhe duke lënë gjurmë pothuaj në çdo hap. Gabimi i tyre i trashë dhe i shefit që i ka udhëzuar, nuk është vetëm fakti se ata ngritën kompaninë 5D, të cilës i jepnin paratë që tenderonin vetë. Problemi i tyre nuk ishte dëshira për të vjedhur, por se atë e bënë halldupçe, me naivitetin e një fëmije që i fut dhëmbët çokollatës që i del para syve.

Po të shikosh historikun e skemës që kanë ndërtuar llahtarisesh nga banaliteti i veprimeve të bëra.

LEXO ME TEJ:

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Ata krijojnjë një shoqëri me aksionerë fallco, në vitin 2016, pothuajse menjëherë pas fitores së bashkisë, dhe pa kaluar as një muaj nga themelimi, i japin asaj paratë e para publike. Në 8 vite e kanë bërë këtë së paku me 22 tendera, në miliona euro. Kjo ndërmarrje megjithëse ka fitime të mëdha dhe dividentë të pa shpërndarë shitet në disa duar me çmime qesharke, pa çarë askush kokën se kjo mund të vinte erë. Edhe më indeferentë tregohen drejtorët, që janë pronarë realë, në caktimin e pronarëve fiktivë. Ky “nder” i bëhet fillimisht një elektriçisti, e më pas një bukëpjekësi. Ata nuk merakosen se të gjithë punonjësit e kompanisë i njohin padronët e vërtetë, madje siç pohon edhe njëra prej tyre, e dinë që me ta është edhe Erion Veliaj. Bisedat e traskriptuara nga telefonët dhe kompjuterat që ka sekuestruar prokuroria, dëshmojnë se vendimet merren nga drejtori i mbrojtjes së teritorit, Marenglen Qato dhe shefi i ujësjellësit, Redi Molla. Ata të rekrutojnë si staf, ata zgjidhin konfliktet e brendëshme, ata sigurojnë punët, atyre u bie telefoni i administratorit. Madje, madje, janë aq idiotë sa ruajnë blloqe ku figurojnë paratë që tërheqin dhe dividentet e majme që ndajnë vit pas viti. Nga këta libra të zinj kuptohet lehtësisht se sa kanë fituar “R” dhe “M” nga fondet që i kanë kaluar vetvetes. Këto para i kanë bërë duke i urdhëruar dhe drejtorët e tjerë të bashkisë, madje duke bërë personalisht edhe punën e komisionerëve të tenderimit, të cilëve u kishin marë paswordet. Në institucionin e Lalit të gjithë e dinin kush komandonte.

Sekrete nga dosja e drejtorëve të arrestuar të Veliajt (faksimilet) 

Qoftë edhe deri këtu budallallëku është me okë, por verbëria e tyre i çon përpara në lënien e gjurmëve, sikur të jetonin në një botë sureale paprekshmërie.
Ngaqë leku rrjedh lumë dhe nuk dinë ku ta çojnë vendosin ta investojnë atje ku lahen paratë e qelbura të Tiranës, në ndërtim. Por hidhen edhe pak më tej. Në bregun e Ardiatikut. Pikërisht atje ku ajo punonjësja e përgjuar i thotë mikut të saj: “ky është hoteli i firmës ku punoj dhe ku është pronar edhe Lali”. Sikur ky ekspozim uluritës të mos mjaftojë, kërkojnë nga Edi Rama dhe e marrin, pa një pa dy, firmën e tij për statusin special të investimit që përjashtohet për 10 vite nga taksat.

A ngopen? A kanë frikë se mos pikasen? Aspak. Sepse përpos parave i’u duhen edhe vota. Sipas shprehjes që u ka mësuar lideri, “duhet të vjedhin zgjedhjet për të vjedhur vendin dhe duhet të grabisin Shqipërinë që të kenë mundësi të blejnë vota”.

Të njëjtët drejtorë pronarë përbëjnë edhe shtabin elektoral të rizgjedhies së Erion Veliajt. Madje sikurse lexohet në bisedat e gjetura në celularët e kapur i detyrojnë punonjësit e kompanisë private “5D” që të përfshihen ne fushatë. Askush nuk e vret mendjen se sa më shumë hapa hedhin, aq më të dukshme janë gjurmët që lënë.

Nga tenderat te ndërtimi, si u pasuruan drejtorët e Bashkisë

Kështu, për ta përmbledhur, një grup drejtorësh të bashkisë krijojnë një kompani për të përfituar paratë që kanë për detyrë tu’a tenderojnë bizneseve të normale, kur fitimet e saj bëhen të mëdha i investojnë në aktivitete të tjera duke përfituar sërish favore nga shteti dhe më në fund, të gjitha këto së bashku i shfrytëzojnë në favor të zgjedhjeve, për të rimbajtur Erion Veliajn në zyrën e bashkisë. Gjithçka e bëjnë aq hapur, aq trashë, aq budallakisht sa kur e lexon dosjen hetimore duhet të fërkosh sytë për të kuptuar se nuk je në ëndër.

Në fakt kjo lehtësi e padurueshme e të vepruarit është lajmi i vërtetë i fashikujve volumizozë të saj. Sepse deri më tani, shumica e dinin se bashkia e Tiranës ishte projektuar si një makineri e madhe grabitjeje. Mënyra si blente mediat, gazetarët, këngëtarët, humoristët nuk linte asnjë dyshim për këtë. Por të gjithë këta sëbashku, duke shitur shpirtin, kishin krijuar edhe mitin e një Tirane të drejtuar prej “njerëzve të punës”. Njerëz që kishin klas, që ndërtonin bukur e me standart, që ishin më të lëçitur se rivalët e tyre. Shpesh kishte nga ata që thonin: “Vjedhin vjedhin, ama dinë të lënë vepra të mira”.

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

Pikërisht kjo bestydni naive u përdhos nga ajo çka po marrim vesh këto ditë. Ata nuk paskan qenë vetëm hajdutë, por edhe amatorë. Dhe kur janë treguar aq të vegjël mendërisht, aq të varfër në imagjinatë dhe aq jo krijues në fshehjen e gjurmëve, nuk kanë se si të kenë qenë të ndryshëm për ne. Kur kanë qenë aq përtacë për të përmbushur misionin kryesor që i patën vënë vetes, ka zero shance të kenë lënë ndonjë gjurmë talenti mbi Tiranën.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Jam dakort me Bushatin.
    Ne gjithe boten vidhen fondet dhe me shume biles.
    Hajdutet e Veli fikut e njohin mire shefin e Tyre.
    Vete keta hajna nuk kishin asnje vlere intelektuale,thjesht hajdute me akullore ne dore.

  2. KADRI YMER KELLIRA DO JA FUT KARIN NE BYTH LAL DHJERIT EDI RAMES ALEXANDER VUCIC DHE VLADIMIR PUTINIT thotë:

    ZOTI BUSHATI DO TE VEM BAST SE KOL KYCI SALLAKSA DHE SKENDER GERON MINXHOZI DHE FRRYK CYPI AS NUK DO TE FLASIN NJE FJALE SONTE PER KETA HAJDUTET E LAL DHJERIT

  3. Si nuk u ngopen Duke ngrene dardha che fiq mbas shipenes se Lali dhjerit dhe edi menderit.Un propozoj te ndalohen shitja dhe prodhimi i dardhave e dhe fiqve, keshtu qe nga sot e tutje te gjithe patronazishtet dhe rilindasit duhet te ushqehen vetem me mut blu

  4. Nese vjedhin neper bote, sipas jush , pse jane aq para ne çdo drejtim , mos ja fusni pordhes kot, se prisha gojen, ketu mungojne minimalet prandaj keta njerez burgun e kane pak. Te gjithe rilindasit, administrata vjedhin. Vjedhin me kolopi bile. Prandaj qeveria eardhshme nese nuk i çon ne burg kjo do behet kulture per ketevend te mallkuar

  5. o bushat jane nivel ordiner rilindja, jane nje tufe lacash, putanash , mallistash ordinere patronazhiste me tipar kryesor vjedhjen ashiqare se i mbron Lali dhe Edi mjafton tu japin pjesen

  6. ANDI BUSHATI DHE FATOS LUBONJA E KANE NJE PYETJE PER KASRI YMER KELLIREN?YMER I KUJT ESHTE GREG KRISTAQ RAMA thotë:

    KADRI YMER KELLIRA DO TE PUBLOKON NJE DOSJE TE RE PER EDVIN RAMEN SONTE

    SKANDAL SKANDAL ALEXANDER VUCIC BABA I ZAHOS
    KRISTAQ RAMA BABA I GREGUT

    YMER KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH
    FRRYK CYPIT
    KOL BALLES SALLAKS
    KAR BOLES BOLINO
    DENIS MINGES
    DRITAN HALE-s
    LENC VANGJELIT
    SKENDER GERON MINXHOZIT
    BATON STANISHIQIT
    IDAJET BYTYQIRIT
    ROMEO KAR-s
    KRESHNIK SPAHIUT
    YLLI PUTANES PATA
    TIK DOBICIT
    NAMIR LA’PORDHES
    PRESH ZAGOJT
    ARTUR ZHEJIT

  7. Te perlash leket e qytetareve per 9 vite rradhazi do pune te perditshme. Nuk mund ti quash dembele, as te paafte.

    Vete denoncuesi i aferes zoti Kellici ka deklaruar se informacioni ka ardhur nga brenda nga vete bashkia per aferen 5 D para nje viti.

    Dembele mund te quash gazetaret, investigativ dhe ekonomike, te korrupsionit dhe krimit te organizuar qe per 9 vite nuk gjeten dot asnje lidhje asnje prove asnje fakt as nje teori asnje hipoteze por kane ngelur ne tifoze politike me inat pa asnje mencuri.

    Nenvleresimi i punes suaj dhe te gjitha mediave qe kerkojne informacion te drejte kane sjelle rendimentin e nje tifozerie politike me asnje gol ne favor te qyteyareve.

    Ky mund te quhet autogoli i pare qe ne po gezojme . Por nuk jemi as puntore as sportiste ne qytetari aq me pak te drejte

  8. Hajduti i shekullit, lali i dhjeri, sapo u arrestuan drejtoret hajdute per hesap te xhepit te tij, i zevendesoi menjehere me kamikaze te radhes! Njeri prej tyre,sa per ilustrim, u soll brenda nates nga nje fshat i Kukesit! Me mbiemrin Sopi.
    Pyetja qe lind ne kete rast eshte: Po ky lali palacoja, qe s’ka lene dite pa na reklamuar ” cunat dhe gocat e talentuar” qe drejtojne “projekte te Tiranes europiane” perse nuk i promovon ne karriere keta, te ” talentuarit” po i zevendeson “te renet e SPAK” me kamikaze nga provinca qe nuk dine se nga cila dere e bashkise te futen brenda?!…

  9. A ka ligj ne Shqiperi qe rregullon sponsorizimin e fushatave elektorale!?

    A duhet, ligjerisht te detyruar qe kandidatet dhe subjektet elektorale te cilet garojne te bejne transparent burimin e financimeve te fushatave te tyre?

    Nese nuk e bejne, çfare jane sanksinet ligjore qe i penalizojne?

  10. Nuk jane pertace or jo , kane çdo gje te garantuar. Kjo eshte nje sajese e bashkepunimit drejtor ose kryetar bashkish(bedela)-i gjati ine-SPAK . E gjitha eshte nje loje , eshte nje fiction qe edhe skenaristet dhe regjizoret me te mire te hollivudit do ta kishin zili . Gojet e liga thone se meqenese sekti mavi me ne krye kryehajdutin e gjate e ka bere lluc fare athere duhen medoemos “koka turku” . Por jo “koka turku” sepse duhet denuar ndokush por “koka turku” per te shpetuar menderet e tyre . Ne baze te ketij bashkepunimi , keta plehra drejtora i vetofrohen SPAK-ut dhe jane dakort te bejne burg sipas nje skenari te paracaktuar . Arrestohen , akuzohen per shperdorim detyre , kerkojne gjykim te shkurtuar , ne rastin me te keq bejne nje vit e gjysem burg dhe ne fund gezojne dhjetra miliona euro . Me pak fjale , siç thote edhe populli me nje gure vret nje tuf me zogj . Pra “hajdutet qe ngelen miliardera” denohen , SPAK-u del se po bene nje pune shembullore dhe te paepur kundra atyre qe shkelin ligjin , ndersa i gjati ine na del xhanan burre duke sulmua,denuar dhe pastruar administraten nga keta kriminelet dhe hajdutet qe hengen molle gjoja pas shpines se ketij kryehajduti . Duke pastruar administraten nga ” hajdutet” qe hengen molle pas kurrizit te tij rifillon cikli i ri i hanise , hajdut qe gjoja u denuan zevendesohen nga hajduter te rinj qe menjehere rifillojne e vjedhin si te babezitur .
    Si perfundojne perrallat ne fund ? Te gjithe jetuan te lumtur e te gezuar . Keto jane perralla , perralla me SPAK , hajdut e kryehajdut qe marrin pushtetin vetem per te vjedhur dhe me pas me po keto leke blejne vota per te rimarr perseri pushtet e qe te rivjedhin perseri popullfukarane dhe here pas here fusin SPAK-un per te pastruar rrugen per pushtetin e se nesermes .
    Vetem REVOLUCIONI eshte zgjidhja . Kush mendon ndryshe nuk eshte veçse nje idiot i lindur .

  11. Opozitë e mirë për një vend është ajo që konsiderohet si alternativë qeverisëse. Sa për të qenë konsideruar si “opozitë e vërtetë” apo “të bashkuar” mos i shpenzoni kot bizneset dhe mos lodhni kot Edi Ramën se ju ka zgjedhur e caktuar prej kohësh si të tillë. Jo se jeni, ju vlerëson, apo jeni në gustot e tij. Thjesht i duheni si të tillë!Ja dhe nje shpellkar i salihut qe akoma eshte te revolucioni,kur salihu me gojen e geit bardhi mareveshje me ramen,rri ne revolucion se salihu po rri ne ballkon

  12. Nje pyetje,
    Arber Mazniku ku eshte ne gjithe kete histori???

    Me siguri duke ngrenë mëngjes ne vilen 4kateshe me 3 shërbyeset qe I bejne mengjesin dhe upps….

    Por me siguri asnje korrupsion as edhe nje.

    Ah more shoke sa keq eshte kjo pune ska ska ska as pak diell.
    Te fala nga kodra e korrupsionit,
    ILIRI, ERIONI, ARBERI, por edhe redi, taulanti etttjjjjjjj

  13. Paaftesia per te fshehur vjedhjen hedh poshte edhe mitin qe keta vjedhing po te pakten jan te afte ose punojne pak. Nese s’jane as te afte per te fshehur vjedhjen, ku e gjejne aftesine gjoja per te punuar?

  14. “Hajdutë përtacë” !!!
    O çkam qeshur.
    Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë cilësim “përkëdhelës” për hajdutët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *