• |
ide | kryesore

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

Arkiva, Kryesore, Lajme



A e mbani mend Eneda Tarifën kur çirrej: “Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj, nuk e di ku do të ishim këtë 4-vjeçar“? A ju kujtohet demokratja Çilieta Xhilaga, kur e kthente pllakën: “Lali Eri është nga ata djem që di t’i fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën dhe mua”? Po Ermal Mamaqi që dikur këndonte për Sokol Olldashin e tani thoshte: “Me lalin në krye ndryshimi është bërë i prekshëm në çdo rrugicë dhe cep të qytetit”.

Natyrisht nuk mund të harrohet Kastro Ziso që pohonte me mburrje se kishte lënë alkoolin dhe LSI-në dhe i kishte qartësuar idetë sepse “tani i kanë ardhur trutë” dhe merrte nga dora e kryebashkiakut tesrën e PS.

As Noizy me stilin e tij: “puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ka kthyer Tiranën në një qytet Europian. Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im”.

Aq më pak Alban Skënderaj që i quantë qora dhe shurdhë ata që s’dinin të vlerësonin madhështinë e Veliajt: “Unë kam përshtypjen që puna në Tiranë flet vetë. Kush ka sy të shikojë, shikon dhe kush ka veshë të dëgjojë, dëgjon”.

Natyrisht, kush ka pasur sy dhe veshë e ka ditur dhe kritikuar që më parë atë që dosja hetimore kundër njërëzve më të ngushtë të Veliajt, drejtorëve të tij në bashki dhe drejtuesve të fushatës së tij elektorale ka bërë të qartë për të gjithë. Bashkia e Tiranës ka qenë një bandë e madhe grabitjeje, ku ata që kishin në dorë të firmosnin, i jepnin tenderat dhe punët publike kompanisë që kishin ngritur vetë, “5D”. Pra që nga viti 2016 e mbrapa godina e njeriut të punës ka qenë ajo e pasurimit të disave në kurriz të të tjerëve, duke bërë aq para sa për të blera vota, mbështetje, madje dhe klounë cirku.

LEXO ME TEJ:

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Por lista nuk përfundon këtu. Rolin e shejtan budallait e patën bërë edhe Marsela Çibukaj, Anxhela Peristeri, Capital T, Rovena Dilo, Ilir Shaqiri, Elhaida Dani etj. Ata e kishin rrugën të shtruar. Më parë aktorët e teatrit, bura të thyer në moshë e me peshë në skenë, hoqën dorë nga mbrojtja e kauzës së tyre për bakshishet e financimit të shfaqeve që u sponsorizonte Bashkia e Tiranës. Edhe këngëtarët, estrataxhinjtë, ndoqën të njëjtin biznes fitimprurës gjatë fushatës së fundit.

Rruga më e kollajshme për para të lehtë kalonte nga Lali Eri. Që gjatë garës elektorale u bë publike një faturë 50 milionëshe e koncertit të Noizit, njërit prej mbështetësve më të zëshëm të Veliajt në fushatë. Ai i kishte përlarë këto para ndonëse koncerti ishte me bileta me pagesë.

Për kaq, larja e borxhit me një mesazh se për kë duhet votuar në instagram është kostoja më e vogël e mundshme.

Pse nuk ngjisin mercenarët e showbiz që mbështesin Erion Veliajn 

Ndonëse qëllimi i shumicës prej këtyre njerëzve të spektaklit ka qenë i qartë, deri më tani ata kanë pasur një justifikim. Ata bënin thirrje pro Veliajt sepse shihnin tek ai “njeriun e punës”. Pyetja është: po tani që doli në dritë të djellit se ai ka qenë në majën e piramidës të një bande grabitësisht, a do të kërkojnë falje ata që bënë thirrje për të votuar Veliajn dhe e mbështetën atë me mesazhe publike?

Andi Bushati: Nuk është betejë për gjoksin e Çiljetës, por për cilesinë e jetës

Një shprehje e njohur thotë se të gabosh është njerëzore, ndërsa të kërkosh falje është hyjnore. A do dinë të ngrihen në të tillë lartësi çingijet e Lalit? Pak kush e beson këtë, sepse veprimet e tyre më shumë sesa pasojë e një gabimi ndoshta kanë qenë efekt i një shpërblimi. 

©Lapsi.al



53 Comments

  1. Une i kam abandonuar me kohe keta pseudo artista.

    Jane paguar te gjithe nga taksat tona dhe vet nuk deklarojne asgje ne tatime.

    Keta jane si Lali hajduta me license

    1. Të këtkojmë falje ne?
      Përse të kërkojmë falje?
      Sepse hoqi plehrat dhe qelbësirat nga Tirana?
      Apo që të riciklohen përsëri plehrat dhe qelbësirat?
      Aty, lali Eri, ec përpara deri në vitin 2029.
      Pastaj do të bëhesh kryeministër.
      Le të qelben plehrat që na thonë kërkoni falje.

          1. Stalinizmi, kopje e keqe e leninizmit dha atë përfundim që dimë: statistikat që dha Hrushovi thonë që në vitin 1950 ekzistonin në Rusi 219 fusha përqendrimi, afër 40 milionë njerëz kryenin punë të detyruar, 8 deri 12 orë në ditë punë, pa pagesë, me ushqim nën 600 kalori në ditë. Po të mendojmë që, për të ushqyer këto pellgje me elementë njerëzorë, gjatë 50 vjetëve, duke zëvendësuar të vdekurit me të gjallë të rinj, me “fajin” që ishin mendonjës të lirë, ose pa faj, me artimetikë të thjeshtë, pra, numri i atyre viktimave të gjora i kalon 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë frymë).

            Po të zbresim nga Stalinizmi me njëfarë rrethi njerëzish kompetentë tek tirani i vogël i popullit tonë dhe në 14 grupet etnike të Europës, pas Perdes së Hekurt, do të gjejmë një nga pikturat më të shëmtuara të komunizmit dhe të komunistëve që administruan 45 vjet të mjerin popull shqiptar: uri buke, robëri aziatike parakristiane, terror nazist, degjenerim fizik e moral, zhdukje të vlerave morale shqiptare: Besë, Nder, Burrëri, Dinjitet – Pudor – Drejtësi – deri gjykimin logjik. Kanë vdekur një përqindje shqetësonjëse e njerëzve nga Azeimer Disease (çmendje, humbje kujtese dhe ndërgjegjeje) që njeriu vegjeton si një bimë deri sa vdes, për mangësi ushqimi.

            Duket e pabesueshme që tirani vocrrak dhe xhandarët e tij kanë depozituar në bankat e Europës miliona dollarë në po atë kohë kur vdisnin foshnjat nga tuberkulozi për mungesë antibiotikësh e të tjera, dhe populli vdiste për bukën e gojës dhe vlerat morale e intelektuale në atdheun tonë të gjorë, ose jetonin në anonimi, në terr, shurdhë, qorra dhe memecë, ose vdisnin në burgje, ose në plumb e litar, ose pasi konvertoheshin në kufoma ambulante, mbaronin në pleh.

            Ana tjetër e medaljes është tallja cinike ose ironia e fatit që ka akoma, disa Iliro-Thrakë mendjetredhur ose ndërgjegje shterpe që mbahen për përparim të Epokës së Tmerrit, sepse u vunë disa tuvulla për mure, u shtruan disa udhë qorre, u ndezën disa llamba elektrike ose u shpuan disa vrima në dhe për të nxjerrë metale e minerale gjatë afro gjysmë shekulli pune me 10 dollarë në muaj rrogë. Në SHBA rroga e punëtorit të thjeshtë fillon me 3.75 dollarë në orë, ligjërisht, porse në realitet nuk ekziston punë që të mos paguhet prej 10 dollarë në orë deri 37 dollarë në orë.

            Ata mendjemykur të gjorë shohin vetëm prapa, duke e krahasuar epokën e Tmerrit me atë të shkuarën, porse nuk kanë mendjen femër t’u pjellë imagjinata se ç’do ish bërë në Shqipëri brenda 47 vjetëve me një shtet-shtet, me një fuqi legjislative europiane, me një qeveri demokratike moderne, me një brez rinie të shëndoshë, në një vend të Europës, prej ku me ajër, me tokë ose me det, në pak orë arrin në Romë, Paris, Londër, Berlin, duke pasur atdheu ynë klimën më të mirë të botës, me një sasi të lumtur rezervash të nëndheut në metale e minerale; që është toka ose shprehja gjeografike më e pasur e botës, po të marrim në konsideratë proporcionin me vendet e tjera; vajguri, çimento, krom, flori (ar) etj.

            Përpara panoramës gjeopolitike, ekonomike e shoqërore – fetare, psikologjike, morale, shpirtërore, një shqiptar që njeh jetën në botën e lirë, po të mendojë shumë fatin tragjik të kombit, ose sëmuret, ose prishet nga mendtë, ose vdes nga dëshpërimi, po nuk pati fuqi vullneti të mbijetojë si nëna pas vdekjes së djalit të vetëm që e rriti pa baba. Përndryshe, duhet të ketë lindur njeriu me ndërgjegje të fshehur nën lëkurën e elefantit, që të mos ndiejë as gëzimin e përkëdheljes, as kërbaçin që rreh.

            Është ligj i natyrës që mediokriteti bashkohet kundër gjenive dhe fiton mbasi është shumica: Sokrati, Krishti, Galileo Galilei, Xhordano Bruno, Martin Luteri, Savonarola dhe legjione martirësh, në të gjitha kombet, në të gjitha kohët.

            U duk me kohë që komunizmi dështoi në ligjin e tij dhe në palcën e lëndës së tij që kur u provua që nuk mundi dot të edukojë breza marksistë as në Europë, as në Amerikën Latine, as në Azi. Për këtë arsye diktatorët komunistë kur e ndien qartë që ideja nuk zuri rrënjë dhe nuk pati vazhdim, s’kishin udhë tjetër veçse të formonin shtet policesk, me një polici sekrete të zgjedhur për karakteristikat tipike të punës që do të kryenin: besnikëri të paskrupullt, të pa vlerash morale, gjaksore, mentalitete të mbyllura që veprojnë qorrazi nën urdhrat e një diktatori ose tirani, pa ligj, pa rregullore, pa përgjegjësi.

            U pezulluan të gjitha ligjet njerëzore dhe, si konsekuencë, njeriu arrestohej, burgosej, internohej, vritej dhe zhdukej pa asnjë justifikim, pale më arsye. Në një proces evolutiv, Policia Sekrete u bë vegël e domosdoshme e tiranit, sepse sa më shumë krime bënte tirani, aq më shumë armiq shtoheshin, aq më shumë tirani kish nevojë për atë. Kështu, Policia Sekrete në të gjitha regjimet komuniste u bë Fuqi Mbishtet. Nga ana tjetër, edhe Policia Sekrete kish nevojë për tiranin, kështu që Qeveria dhe të gjitha organet e shtetit zbritën në shkallë ligjore, duke u konvertuar në zyra burokratike në shërbim të Policisë Sekrete. Gjenocidet e Policisë Sekrete në të gjithë botën kanë vrarë më shumë njerëz të vlefshëm e të pafajshëm, sesa vrau Lufta e Dytë Botërore.

            Sipas gradës së kulturës së popujve dhe sipas peshës specifike të qytetërimit të secilit, në këtë graduacion iu desh popujve të kuptonin Falsitetin e Komunizmit. Popullit rus dhe kombësive heterogjene të Rusisë Sovjetike iu deshën 70 vjet; Europës Lindore dhe Juglindore 30 vjet, Kinës 40 vjet dhe ende s’e ka kuptuar mirë; Kuba pas saj; Italisë 3 vjet; Francës një ditë; Anglisë një orë; SHBA kurrë nuk i pëlqeu dhe as që e vuri në bisedim. Epistemologët mendojnë që vetëm mentalitetet e prapambetura pranojnë qorrazi si solucion të vetëm dhe të vetmen udhë shpëtimi nga çdo tirani ose kolonializëm komunizmin.

            Duke qenë komunizmi, për natyrë të tij, një ideal absurd dhe kanceroz, nuk mund të japë tjetër rezultat veçse: ateizmin, absurditetin, korrupsionin, imoralitetin, tradhtinë, degjenerimin, depersonalizimin, vdekjen e të gjitha vlerave mendore, morale, shpirtërore.

            Ky proces evolutiv negativ ndodh, sepse një ligj gjenetik i natyrës provon që, kur duam të bashkojmë, të shartojmë ose të martojmë elementë heterogjenë me elementë homogjenë, një në shtatë ka shans që të na japë si konkluzion elementë të një kategorie të pastër, qoftë heterogjene, qoftë homogjene. Ky ligj është 100% i provuar në pemë, në kafshë, në insekte dhe më mirë në njerëz. Prej këtu, në sociologji (shoqëri njerëzore të organizuar), prej këtu në Shtet dhe organet e tij. Psikologjia luan një rol kryesor, përveç biologjisë dhe raca, gjuha, tradita, besimi e zakonet janë përvojë nga do të rrjedhin konsekuencat.

            Në shoqërinë shqiptare të mesit të shekullit XX patëm një formulë kimike elementësh të ndryshëm të pabashkueshëm: a) për mentalitetin; b) kulturor; c) fetar; d) ekonomik; e) nivel inteligjence natyrore; me ndërhyrjet dhe presionet e jashtme: a) Traditat turko-bizantine; b) embrione sllave, greke, latine; c) influenca politike dhe ideologjike fashiste, komuniste. Në këtë kazan, ku po valonin elementë heterogjenë, duhej të gatuhej brenda një ide hegjemone, që të dilte gjella: KOMUNIZËM. Për fat të keq të kombit shqiptar, udhëheqësit komunistë ishin të gjithë njëqind për qind të huaj, të panjohur dhe të panjohshëm me filozofinë e shekullit XX dhe me Ekzistencializmin që shpjegon esencën dhe ekzistencën, gjenin dhe eksperiencën, të vetmet vlera të ndërtimit të njeriut dhe, për konsekuencë, të shoqërisë njerëzore dhe Shtetit.

            Pas kancerit të ideologjisë komuniste shtoheshin të tjera sëmundje, që vinin nga padituria e drejtonjësve të Partisë Komuniste, duke filluar që nga udhëheqësi; një student i falimentuar në studime, pa asnjë kulturë qoftë dhe sipërfaqësore, deri te shokët e tij që ishin studentë të falimentuar që në fillore e shkolla të mesme, elementë negativë, Zero absolute për procesin filozofik konstruktiv. Mbi gënjeshtrën nuk mund të ndërtohet kështjellë.

            Atë që natyra s’ta jep, salamanka (Salamanka qe i pari Universitet) nuk ta jep dot hua dhe, kur s’ke as natyrën, as salamankën, je i detyruar të falimentosh, thotë një proverb spanjoll. Si rrjedhim: nga një ideologji kanceroze e përqafuar nga elementë sifilitikë, tuberkulozë, xhahilë, gjaksorë, tradhtorë, aventurierë, ç’rezultat do të pritej? (Këtë studim e kam bërë që në vitin 1954, në librin tim “Lumenjtë zbresin të kuq”, (LOS RIUS BAJAN ROJOS), botuar nga Editoriali ULTRAMAR – SPANJOLL-ARGJENTIN; që tani vonë gazetarët e këtyre vendeve, duke ekzagjeruar (siç është mentaliteti i gazetarit) e kanë mbiemëruar “Libri Profetik”). Përveç këtyre faktorëve negativë heterogjenë, të sëmurë e të paditur, vjen si konsekuencë fatkeqësia e ligjit kimik të Pasterit “Origjina e mikroorganizmave” dhe ai i Mendelit në pemë “Gjenet” dhe ai i August Compte në Sociologji.

            Ç’ndodhi si konsekuencë në shoqërinë tonë njerëzore të viteve 1939-1945?
            1) Pati pothuaj krejtësisht komunistë që nuk njihnin Filozofinë e lirë dhe askush Epistemologjinë. 2) Pati pothuaj krejtësisht komunistë që nuk njihnin aspak Komunizmin e përfaqësuar nga Marks, Engels, Lenin. 3) Pati pothuaj krejtësisht komunistë që nuk njihnin kritikën amerikane të Ideologjisë Marksiste. 4) Pati komunistë që nuk interesoheshin të dinin, as që do mund të dinin se ç’ishte Komunizmi as në praktikë, pale në teori; ky grup i fundit (i katërt) përbën masën e tërë udhëheqësve luftarakë ose lapurakë. Në pati në gjirin e partisë ndonjë djalë (me aq sa mund të dinte një djalë i ri në atë kohë, qoftë mjek, oficer, mësonjës) kjo klasë njerëzish të vlefshëm pësoi njërën nga dy alternativat: ose plumbin, litarin, burgun, ose u vu më një anë si i tredhur apo amorf.

            Fatkeqësisht, edhe ana tjetër e medaljes nuk kish një formulë kimike më të mirë dhe të ngjashme me të parën, me përbërjen heterogjene – homogjene të njëllojshme, me përjashtim të pak të rinjve që kishin një kulturë të mjaftueshme sa për të dalluar të zezën nga e bardha. Kjo ana tjetër, demokracia, kish brenda viruse dhe mikrobe që e shpinin në falimentimin e idealit demokratik. Le të mendohet në bashkëpunëtorët me të huajt (ndonëse pakicë); mbeturina të kalbura turko-bizantine në hierarkitë anakronike: Kapitalistët iliro-thrakë (MENTALITET) dhe aventurierët, si dhe në kategorinë e mëparshme. Më së fundi, ishin dy anët po ajo… hallvë… e gatuar po me… ata elementë kimikë; me po atë fuqi centrifugale, fizike, me po ata numra, që u ngjajnë aplikimit të teorisë së kuanteve, në gatimin e energjisë nukleare që do të pëlcisnin si një bombë atomike që pëlcet brenda në një vatër familjare, që ish familja shqiptare e gjorë, si vëllavrasjet absurde.

            Këtij konglomerati homogjen-heterogjen i ra përsipër si një mallkim a dënim publik padituria, inkompetenca, sipërfaqësia mendore ose fati i zi, të mbledhur të gjithë në trurin e sëmurë të rakitikut Ruzvelt, i cili, i dështuar siç pati lindur, mendjetredhur, xhahil, sa një dembel Stambolli, ra viktimë e buzëqeshjes cinike të Stalinit dhe në mes të vodkës e haviarit në Jaltë, ia dhuroi Europën Lindore e Juglindore çeço Stalinit. Konsekuencë e këtij vendimi, Radio BBC e Londrës me bukuroshin Tajar Beu, e anestezoi pjesën e shëndoshë të popullit shqiptar që qëndroi spektator i ftohtë përpara tragjikomedisë së kombit, duke pritur kush do fitojë, kur të bjerë perdja e skenës së fundit të Dramës së Kombit, për të rrahur shuplakat ftohtësisht në një duartrokitje: NERONIT.

            Në një bisedim të shkurtër që pata me filozofin frëng Zhan Pol Sartre, kur ky erdhi mik i thirrur i Universitetit ku unë mësoja filozofinë e tij (si një pjesë të kurseve të ekzistencializmit), ky më tha: “Sa më shumë i sinqertë, i vendosur, i zgjuar, trim të jetë një komunist – kryetar shteti, aq më shumë gabime, aq më të pakorrigjueshme gabime, aq më të tmerrshëm gabime do të bëjë, pa pasur tjetër alternativë veçse krimit, për të vazhduar në udhën e tij të gabuar, i udhëhequr nga filozofia e gabuar marksiste-engeliste-leniniste”. Epitafë lapidarë?

            Dëmi më i madh që i bëri popullit shqiptar komunizmi nuk është vetëm terrori, krimet, gjenocidi 1944-1945, burgjet 1945-1990, nuk është verbimi xhahil me deklaratën ateiste, nuk është tradhtia vetëdashëse e paimponuar nga të huajt, kundrejt historisë; jo.

            Dëmi më i madh që i bëri kombit tonë komunizmi është demoralizimi – degjenerimi – pluhurizimi – çoroditja – mallkimi që i bëri popullit shqiptar në tru – në nerva – në të gjitha shtresat e ndërgjegjësore Frojdiane, deri në gjenin (xhinin), që dhanë për pjellje, një seri brezash shqiptarë me të gjitha vlerat morale të vdekura. Në panoramën që paraqet kombi ynë, në këta pesë vjetët e fundit, kur deri diku u la i lirë të thoshte kush ish, të shihej në pasqyrë sa i shëmtuar ish; të analizohej në laborator, gjeni – esenca dhe ekzistenca të sëmura, në këtë panoramë, njëkohësisht heroi-komike dhe tragjikomike, duket qartazi vdekja mendore, shpirtërore, morale e popullit tonë shqiptar i njohur nga disa sociologë europianë: Si kombi zotni! Shiti burri veten e tij, për një lopë e katër dhi!

            Një shaljan, i dënuar me vdekje në litar, në kryengritjen e Malësisë shkodrane kundër Zogut, kur e pyeti gjykatësi: “A ke ndier në jetën tënde vetveten, në shteg më të ngushtë sesa po e ndien sot që po të dërgoj në litar?” – u përgjigj: “Po, mor burrë, pasha zotin, po!”. –Po kur? – e pyeti gjykatësi. – Kur më ka ardhë miku ke shtëpia e s’kam pasë ç’ka me i dhanë për darkë!

            Fillimi i radioterapisë dhe kimioterapisë
            Për të shëruar popullin shqiptar nga kanceri i kuq, duhet një proces intensiv dhe ekstensiv paralel: A) Radioterapi – kimioterapi dhe ndërhyrje kirurgjike, rrënjësore, si pastrimi i trurit, nervave, gjakut, xhinit deri në mikrozomin më të thellë.

            Faza e dytë është një terapi higjienike, duke i larë trurin popullit nga kanceri i kuq me anë të edukatës në të gjitha mjetet e saj: shkollat, librat, radio-televizioni, revista, gazeta etj.

            Duke pastruar bibliotekat nga leukemia që i mbulon dhe duke rimbushur bibliotekat me libra të qytetërimit euro-amerikan: filozofi-sociologji – epistemologji – me kurse mbi filozofinë e historisë, diplomacisë – shkencave. Me interpretimet të besimeve, p.sh., Gabriel Marcel – Journal metaphysique. Për vazhdim natyror më pastaj shkencat – teknologjia. Të gjithë këta faktorë mund të imponohen nga qytetërimet e shëndoshë që kanë dhënë për rezultat – lumturinë e njeriut.

            Populli shqiptar duhet të njohë sinqerisht gabimet e tij dhe si përfundim të njohë veten e tij; ta vendosë veten e tij në pikën e trajektores së ekzistencës së tij; të rindërtojë ndërgjegjen e tij, të njohë kimikisht mikrobet e tij, t’i vdesë këta dhe të zërë udhë të re, me një ideal të ri, për një demokraci të sinqertë, për një jetë të re, besim në Zotin, besim në historinë fatmadhe të tij, besim në vlerat morale, besim në veten e tij, për t’i hapur udhën e re Historisë Kombëtare, sa më shpejt, përndryshe, do të humbasë akoma 50 vjet të tjerë, në një lëkundje tutje-tëhu; një çap para, dy çapa prapa.

            Po qe akoma i aftë, i sëmuri të ngrihet në këmbë (jo si kufomë ambulante, po si hero),

          2. Pse se boton këtë roman?
            Apo je i sigurtë se nuk ka kush e blen.
            Se për ta lexuar as që bëhet fjalë.
            Sepse ata që kanë mëndjen tënde, nuk dinë të lexojnë.
            Patën kohë 34 vjet të mësonin të lexonin, por treguan se nuk kanë qenë asnjëherë zotërinj, por shërbëtorë.
            Shërbëtor të çdo pushtuesi që ka hyrë në Shqipëri. Mjafton që ai pushtues t’ju jepte ofiqe e grada, prona e çifliqe.
            Shihi më të pasurit e Shqipërisë sot. Shihi drejtuesit e partive politike.
            Me ndonjë përjashtim të rrallë, por janë ata që ai regjim i përkedheli dhe i përgatiti të marin pushtetin…..
            Ku janë ata që ai regjim i shtypi?
            Janë po ata servila dhe të nënshtruar ndaj çdo regjimi e çdo pushtuesi. Edhe sot të tillë janë.
            Po tregojnë se nuk kanë patur IQ të lartë. Bile nën mesataren.
            Sepse nuk kanë shkëlqyer as nëpër shkolla, të cilat ai regjim ua mohoi.
            Por ja, ata që po shkëlqejnë sot nëpër botë, janë të bijtë e fukarenjve të përhershëm.
            Bijtë e klasës së shtypur nga regjimi nuk u panë gjëkundi. Ose u panë. Specie pa inteligjencë.
            Ëë, dhe një gjë. Meqënëse na the se Stalini vrau afër gjysmën e popullit rus ( 80 milion), nuk na the sa vrau Enveri.
            Në arkiva janë 4 852 të vrarë. Duke filluar nga 24 maji 1943. Pra përfshihen dhe ballistat e vrarë në luftë.
            Në këtë numër përfshihen edhe diversantët. Përfshihen edhe ata që bënin krime, si vrasje apo gjakmarrje.
            Edi sa janë vrarë në ish Jugosllavi? Rreth 90 mijë. Po në Rumani? Rreth 200 mijë.
            Po mos harro, se më 1945 u vranë edhe në Holandë, Belgjikë, Danimarkë. Pa gjyq fare.
            Ka libra dhe filma për këtë.
            Dhe si përfundim. Ata që dinë të lexojnë, nuk ta blejnë librin.
            Se nuk janë me mëndjen tënde.

          3. Kush mo ?! Ai jevgu nga Tropoja që është kontingjent policije dhe spiunon shokët?

        1. I biri i puntorit dhe fshatarit të varfër. Sot biznesmen.
          01/04/2024 te 15:40

          Enver hoxha me IQ të lartë për 11 vjet në Francë, nuk mbaroi as një vit shkolle të lartë, në 1945 u bë “ZOTNI”, nipi tij ermali doli në racë duke bërë trafik droge.

      1. ora 12:00 , patronazhist muti , do ju vi dita te gjitheve o rrace hajdutesh . Po hani kokat e njeri tjetrit dhe ne po argetohemi dhe nderkohe Sales po i rruni bolet po ama po ja rruani me shkume o patronazhist muti . Jeni rrace hajdutesh o plera dhe po kuptophet nga reagimet qe po beni , ju ka hikur nervi per lesh e nuk po jeni te gjendje te kontrolloni as njerezit tuaj me .

      2. Artiste me shkolle (kristali) dhe me intelekt (shisha) se keto stalla gjen dsot ne Tirane, ku njerezit nuk punojne por terhiqen zvarre si zombi, per nje vend pune ne shtet ku rrijne parazite duke menduar si te kalojne diten e te marrin leket e taksapaguesve qyl..

      3. IF I WERE GIVEN THE CHOICE BETWEEN EXTERMINATING DICTATORS OR SLAVES, WITHOUT ANY HESITATION I WOULD CHOOSE TO EXTERMINATE SLAVES BECAUSE THEY CREATE DICTATORS.

        ~ IBN KHALDUN ~

        Për ty o sufllaqexhi “Në emër të artistave me shkollë dhe intelekt”

      4. Po ku kane turp baxhellot qe te kerkojne falje, per ato qe shesin gjithcka per para vetem duhet te kemi neveri.

      5. VETEM PERPARA ME MAMIN KATUNDARE QE STA PALLON LALI POR GJYSMA KATUNDIT …ME MOTREN QE TA SHKERDHEN GJYSMA BASHKIS LALIT … SE DASHNOSKE KA VETEM SUFLLAQE POR JU BYTQIRAT E LALI KURVES .

      6. Ti i ores 12:00 qenke nje nga ato kurvat qe u shiten tek lal ermuti me leket qe ky mut i vjeedh qytetareve shqiptare o legen. Vjedhin aq shume o kurve sa qe blejne edhe kurvat e tjera gjoja artiste dhe kurvat si ty.. Si nuk ke cipe o kurve e ores 12:00, shume perj drejtrove te ermutit jane arrestuar per vjedhje e korrupsion e ti o kurve i del ne mbrojte sepse e ke shit bythen o kurve! Poshte kurvat tradhtare !

    2. Haaa falje hyjnore nga zhelet. Aman..Pergjigja shum e thjeshte..kontrollojuni llogarte bankare dhe shihni milionat qe kan mare

    3. Z. Bushati.
      Kur kanë në krye një kryeçingie narkoneurotike si bija e kristaqo perdhunuesit…
      Nuk do mënd se të gjitha bashkë janë një lukuni çingiesh dhe laviresh të pështira…
      Që nga nojza dhe bushtrat e tjera pragqirë.

    4. Bardhi është korrekt. Nuk ka deklaruar se do të bëjë apo se ka bërë kallëzim.

      Por, pikërisht këtu qëndron degradimi dhe depersonalizimi i opozitës, bjerrja e besimit dhe zvetënimi i seriozitetit.

      Nëse Gazment Bardhi ishte i bindur se po denonconte një implikim me prova dhe jo një Babale 2, pse nuk bëri kallëzim në SPAK?

      Bardhi është jurist dhe si tillë duhet t’a njohë nenin 300 të Kodit Penal

  2. KADRI YMER KELLIREN DHE FRRYK CYPIN E KANE DERGUAR NE BURG PER TJUA FUTUR KARIN NE BYTH TE GJITHE DREJTOREVE TE LAL DHJERIT thotë:

    EDHE LENCKURVA VANGJELI KISHTE SHKRUAR NJE SHAKA TE MADHE E CILA VETEM NJE GJE MUND TE BEJ ,KOL BALLA SALLAKS DO TE MASTURBON LIVE SONTE NE ABC NGA ORA 8 E DARKES

  3. Qingije te perziera me mut femije qe qelb ter Tironen.hajdut si Erion fiku s ka ne bot,gjith Ripjerdhja nje rrace jane te degjeneruar e hajduter te pa ngijshem.

    1. Nga këta emra ka disa pseudo demokratë por më bën përshtypje një emër Rovena Dilo!!!
      E njoh mirë sepse është kushërirë e time shoqe.
      Janë trashëgimtare të një familje të nderuar dhe të persekutuar të fortë nderuarit Ilia Dilo Sheperi!!!
      Familje antikomuniste ku e gjithë familja i persekutua nga Enveri. Kam pas nderin të njoh t’u trashëgimtarët e fundit të këtij kolosi një djalë që ishte mjek në Amerikë dhe një vajzë sigurisht kur ra diktatura.
      Dhe kjo e ashtuquajtura artiste shkel mbi virtytet e sakrificat e kësaj familje tepër të nderuar të Sheqerit, Zagorisë, Gjirokastrës e tërë Shqipërisë!!!

  4. Ahengxhinj janë, nuk mund të kërkosh një gjë që atyre as ua ndjen, biles do të tallen me këtë shkrim!

    1. Sipas meje, togfjaleshi “ahengxhinj fake” eshte paradoks dhe nuk qendron.
      Ose je “artist fake”, ose je fiks “ahengxhi”, apo “çingije”, sic i thote Bushati…..

      Por patjeter qe cdo regjim zhvillon modelin “cirk dhe bukë”. Dhe keta te cirkut natyrisht qe nuk i mungojne asnje kohe…..

      1. cingijet, ahengxhinjte e saja kohe ishin me tamam per ate pune, sbesoj se keta te sotmit do pranoheshin si cingije ahengxhinj te asaj kohe, , jane kot po kot fare

  5. Koptimi i artisteve shqiptare nuk eshte loje e veshtire.

    Mediokriteti e para promovohet kur Veliaj del me Noizyn ne sheshin Skenderbe, per ti dhene mesazhin e 100 kileve, femijeve dhe te rinjve shqiptare.

    Punon dhe ministria e propagandes qe Noizy te hyje si model ne edukim. Del qeveria me muzike rome dhe egjiptiane , dhe dhunon qytetaret mos beni sikur degjoni moaxartin.

    Dhe kjo eshte korsia e pare e dhunes brutale intelektuale .

    media si Top Channel me orgjine nga krimi dhe mafia, jane instrumenti i dyte qe betonizon mediokritetin. Asgje ndryshe nga Klan dhe te gjitha simotrat e tyre, se bashku bejne mendimin njerezor te ketille qe mesazhet ti marri jo nga mediokrit por nga artistet pa asnje qellim ne jete , qe trurin per krijimtari e perdorin si stomakun dhe mendimet si jashteqitje.

    Nuk ka asgje te keqe te presesh te kerkojne falje keta “artiste”. Po mediokrit dhe te paaftet gjithmone zgjedhin rrugen e shkurter, me me te fortin, me te korruptuarin, me te dhunshmin, mbi te ngjashmit e tyre njerez dhe qytetare.

    Thene kete duke ngritur gardhe rreth ketyre “copave te mishit”, bashkon me forte te paaftet dhe te korruptuarit, duke cuar njerezit normale ne minorance dhe ne dobesi te metejshme.

    Per momentin duhen lene te besojne se jane “artista”, dhe do zhduken vete ne mediokritetin dhe kapsin e tyre krijues.

  6. nuk eshte vetem Lali Eri ME KETA PALO HALABAKO ARTISTE por KESHTU OSHT E GJITH TIRONA E RILINDJES SE EDI GOMARICES ME PATRONAZHISTET

  7. Krye cingijet jane drejtuesit e emisionevet , dhe keta jane drejtuesit dhe rekrutuesit e cingijeve SPAKU atu duhet ta filloj punen

    1. Erjon Velia eshte rrjepesi me i madh qe ka nxjerre rilindja sorrosiane, edhe me shume se Edi Rama.
      6-7 milione Euro nje shkolle me 2-3 mije metra katror ndertim, 20 milione euro vetem rikonstruksioni i Piramides, merreni me mend çfare zhvatje!
      Ky maskara me firmat e ndertimit qe ne leter i kane zarat e tij ka hyre direkt te xhepat e qytetareve deri te punimet per termoizoilimin e pallateve te vjetra ku banoret paguajne 50 perqind te punimeve. Ju ka marre deri dyfishin e vleres sa do ju shkonte po ta benin vete. Ndyresire.

  8. Erjon Velia eshte rrjepesi me i madh qe ka nxjerre rilindja sorrosiane, edhe me shume se Edi Rama.
    6-7 milione Euro nje shkolle me 2-3 mije metra katror ndertim, 20 milione euro vetem rikonstruksioni i Piramides, merreni me mend çfare zhvatje!
    Ky maskara me firmat e ndertimit qe ne leter i kane zarat e tij ka hyre direkt te xhepat e qytetareve deri te punimet per termoizoilimin e pallateve te vjetra ku banoret paguajne 50 perqind te punimeve. Ju ka marre deri dyfishin e vleres sa do ju shkonte po ta benin vete. Ndyresire.

  9. Te gjithe keta moralistet ketu siper po te ishin pjese e showbiz do benin te njejten gje ,jo se ju plas per lalin por se duan veten e tyre dhe leketvqe ju vijne ,perdorin njeri tjetrin por sju plas hic per njeri tjetrin ….
    eshte njesoj si te te ofrojne 100 mije euro per te bere nje reklame produktin e se ciles ti se perdor hic ne jeten e perditshme …….te gjithe do e benin perfshi dhe keta moralistet ……ne shqiperi informaliteti dhe paraja e piset jane aq sheshit sa veshtire te dale dikush qe eshte i paperlyer ne cfaredo lloj forme ……

  10. Keto funderrina nuk kane turp,nuk kane moral,nuk kane dinjitet ta bejne kete gje!
    Krimi ne kete vend i ka joshur me nje kocke dhe sherbetoret e rregjimit kriminal kane bere cdo gje te mundur kunder popullit te tyre te ndihmojne rregjimin kriminal.
    Keto qenije te peshtira meritojne perçmim e mallkimin e zotit per ligesine e tyre ne kurriz te qytetareve te keputur te ketij vendi.
    Mallkuar qofshi plehra,zoti marrte hak aty ku ju djeg me shume,monstra.

  11. Epo c’gallate !

    Ngrihen cingiet e Sales e pretendojne qe cingiet e Lalit te kerkojne falje !

    Apo, keta te Sales meritojne valle emer tjeter?!

  12. Ore Gazetar,

    Na sqaro ca se pse kur Ciljeta i kendonte Sales quhej Artiste, kurse ku i kendon kti tjetrit behet Cingije !

    Kjo as repertorin sikur s’e ka ndryshu, nga sa dime..

  13. PARODIA

    Caterina Caselli- Nessuno Mi Può Giudicare

    [Lei]
    La verità mi fa male, lo so…
    La verità mi fa male, lo sai!

    Nessuno mi può giudicare, nemmeno tu
    (la verità ti fa male, lo so)
    Lo so che ho sbagliato una volta e non sbaglio più
    (la verità ti fa male, lo so)
    Dovresti pensare a me
    e stare più attento a te
    C’è già tanta gente che
    ce la su con me, chi lo sa perché?

    [Lui]
    Non lo sai il perche e pure mi hai tradito,
    (la verita ti fa male lo so)
    con un brutto ignorante che era un bandito.
    (la verita ti fa male lo so)
    Dimmi tu come cavolo
    mi devo sentire io,
    non mi fido piu di te,
    voglio dirti addio.

    [Lei]
    Ognuno ha il diritto di vivere come può
    (la verità ti fa male, lo so)
    Per questo una cosa mi piace e quell’altra no
    (la verità ti fa male, lo so)
    Se sono tornata a te,
    ti basta sapere che
    ho visto la differenza tra lui e te
    ed ho scelto te

    [Lui]
    Puoi vivere come ti pare e piace a te,
    (la verità ti fa male, lo so)
    ma non raccontare piu le balle a me.
    (la verità ti fa male, lo so)
    Dimmi come mai ti piaceva
    quello stronzo la,
    solo perche aveva soldi
    e una bella macchina.

    [Lei]
    Se ho sbagliato un giorno ora capisco che
    l’ho pagata cara la verità,
    io ti chiedo scusa, e sai perché?
    Sta di casa qui la felicità.
    Molto, molto più di prima io t’amerò
    in confronto all’altro sei meglio tu
    e d’ora in avanti prometto che
    quel che ho fatto un dì non farò mai più

    [Lui]
    Ma cosa hai pagato fin’ora perche non lo so,
    hai fatto l’amore con quel pirla e con me no.
    Non mi fido piu di te,
    anche se fai l’amore con me,
    la verita lo sai che fa male,
    e non chiedere il perche.

    [Lei]
    Ognuno ha il diritto di vivere come può
    (la verità ti fa male, lo so)
    Per questo una cosa mi piace e quell’altra no
    (la verità ti fa male, lo so)
    Se sono tornata a te,
    ti basta sapere che
    ho visto la differenza tra lui e te
    ed ho scelto te
    Se ho sbagliato un giorno ora capisco che
    l’ho pagata cara la verità,
    io ti chiedo scusa, e sai perché?
    Sta di casa qui la felicità.
    Nessuno mi può giudicare, nemmeno tu!

    [Lui]
    OK possiamo fare cosi
    come fai anche te,
    Tromberò una mignotta
    e lo sai perche?
    Cosi vedo come mi sentirò
    e cosa farai te,
    e sapro finalmente
    se il tuo amore ancora c’e’.
    Facciendo questa cosa
    mi faro schifo e gia lo so,
    ma almeno la verita sapro,
    se ti amo ancora o no.
    Quindi faccio questa cosa,
    e devi aspettare un po,
    ti tradirò qualche volta,
    e poi da te forse tornerò.

  14. Opozitë e mirë për një vend është ajo që konsiderohet si alternativë qeverisëse. Sa për të qenë konsideruar si “opozitë e vërtetë” apo “të bashkuar” mos i shpenzoni kot bizneset dhe mos lodhni kot Edi Ramën se ju ka zgjedhur e caktuar prej kohësh si të tillë. Jo se jeni, ju vlerëson, apo jeni në gustot e tij. Thjesht i duheni si të tillë!Byrektoret e shpellkarit malok serbit salih,si Hijena komentojne per erionin,keta cingije kur kendonin per salihun neper fushata ju shpellkare ku ishit atehere,apo salihu nuk ju kishte nxjerre nga bytha Muti salih.

  15. Bushat , je perla e gazetaris. Çingijet e artit , jo se panë njeriun e punës tek Lali dhjeri , por ashtu siç janë çingije parexhinj qylaxhinj , nuhatën , panë e rrëmbyen paratë , që ky hajdut ordiner i pa skrupull dhe kriminel gjithashtu , lëvronte për postin dhe famën e tij .

  16. Bardhi është jurist dhe si tillë e di që SPAK vihet në lëvizje me kallëzim penal. Paraqiten faktet. Nëse janë reale, merret nën hetim i kallëzuari. Nëse janë të rreme, ndëshkohet kallëzuesi. Nëse faktet qëndrojnë, por nuk përbëjnë elemete penale, pushohet çështja.

    Gazment Bardhi hedh një Babale dhe i kërkon SPAK-ut të hetojë.

    Kush është SPAK-u, kamarieri te lokali para SHQUP-it apo pastruesja te Kodra e Diellit që merr komandë nga Bardhi?Kur kendojne per salihun jane artista,por kur kendojne per te tjere jane cingije,keta jane shpellkaret e vertet e maloket pa shkolle qe salihu i ushqen per revolucionin qe nuk filloje asnjehere sepse salihu njelloj si shpellkaret e tij duan byrek,salihu do qe rama ti jap vulen

    1. Perse nuk arrestohet arben ahmetaj qiresi i grave te bythqirave dhe ministri me i sukseshem i arixhinjve?

  17. Më duket ca si e tepruar akuza e Bushatit për të gjithë ata që i ka cilësuar si “çengitë e Erionit”
    Mund të jetë vërtet një pjesë e tyre që nuk kanë ndonjë talent të spikatur, e kujtojnë se mund të bëjnë karrierë me mbështetjen e “Lali Erit,”, por ama ka mjaftë prej tyre që janë shquar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë në sajë të talentit të tyre.
    Po përmend prej tyre këngëtarët Emal Meta e Elhaida Dani.
    Që rë dy janë bërë të njohur në konkurencën e tyre vokale në Itali e deri në Festivalin Europian e nuk dijmë qe të ketë qenë Lal Fiku ai që i ka promovuar si këngëtarë.
    Ai thjeshtë ka përfituar prej tyre për të bërë propogandën e tij bajate të stilit të mbjelljes së pemëve.
    Përse duheshka që ata ti kërkojnë falje apo të pyesin Bushatin nëse duhet të promovohen në koncerte në Shqipëri nga një sharllatan si Erioni ?
    Arti nuk funksionon njëlloj si gazetaria.
    NJë këngëtar apo aktor i talentuar me një mbështetje nga një menazher i aftë artistik, bën emër vetëm me dy-tre këngë apo role.
    Gazetari bëhet shpesh rob i bindjeve të tij politike, e nuk mund të jetë në të njejtën kohë edhe një kritik arti, edhe një opinionist politik.
    Tek Rita Ora mund të shfrytëzojmë ndjenjën e saj patriotike por kursesi nuk mund të bëjmë me te biseda fillozofike ideollogjike apo qoftë edhe sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *