• |
ide | kryesore

Kllounët/ Rama dhe Veliaj qahen nga inkuizicioni mediatik

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama veliaj media



Zbulimi i skandalit të drejtorëve të bashkisë, të cilët kalonin paratë publike që tenderonin vetë në kompaninë e tyre private 5D, po aq sa për korrupsionin shtetëror ka qenë një dëshmi për korrupsionin mediatik. Shumica e televizioneve, ato dy kombëtare dhe shumë të tjera të vogla e zhdukën ngjarjen sikur nuk ekzistonte. As në lajmet e tyre, as në emisionet kryesore politike, në prime time, kjo çështje nuk u diskutua.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Pse Veliaj po sillet si fajtor mediatik 

Si për ironi ajo u raportua vetëm kur, pas një jave, Rama doli me deklaratë ku mbështeste Veliajn (fotot lart). Por me gjithë këtë, pavarësisht nënshtrimit të turpshëm të mediave, që përdorin frekuenca kombëtare për të informuar publikun, kllounada e Ramës dhe Veliajt nuk pati fund. Në reagimet që ata bënë në fundjavë për arrestimin e drejtorëve që akuzoheshin se kishin abuzuar me 23 tendera, në mbi 20 milionë euro, ata qaheshin se po u bëhet një proces mediatik. Ata bënin viktimën duke u paraqitur si target i inkuizicionit të studiove televizive.

Në tekstin e tij 𝗥𝗔𝗠𝗔 qahej për denigrime nga “killerat mediatikë” që marrin pjesë në “shfaqje televizive me mendësi të errët inkuizicionale”.

Armand Shkullaku: Rama-Veliaj, këta shenjtorë që po tradhëtohen nga dishepujt e tyre

Ndërsa, 𝗩𝗘𝗟𝗜𝗔𝗝, si gjithmonë më qesharak e kishte më të rëndë dozën e akuzave. Ai foli për “gjatarët profesionistë të shtrigave” që mbajnë “një kravatë moderatori dhe analisti në kolltuqet e spektakleve politike televizive të çdo mbrëmjeje”. Ai i etiketonte ata si “inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh”.

Pra po ti lexosh reagimet e Ramës dhe Veliajt të duket se ndaj tyre është bërë nami me akuza për skandalin e drejtorëve të kompanisë 5D. Por ndërkohë pjesa më e madhe e mediave, që zotërojnë mbi 90% të aydiencës televizive, as nuk e përmendën fare këtë histori në ekranet e tyre. 

Dokumentat/ Si trukohet një tender në bashkinë e Veliajt

 Tetë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës u akuzuan një javë më parë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK se kishin ngritur  një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e 23 tenderave publikë nga një kompani private (5D), që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC.

Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

©Lapsi.al 

 



24 Comments

  1. Edhe unë që jam për Veliajn të paguajë një më një të gjitha kusuret çfarë ka, po më bëni që të më vijë keq për të.

    Nëse e keni inat dikë Lapsi, lavdërojeni se njerëzit do e urrejnë.

  2. Or Maloku!!! Po sipas teje të lavdërojnë hajdutin. Dmth të bëhen të gjithë grusht rreth rilindjes e hajdutëve të saj!@@

    1. Jo jo, vetëm që Lapsi më bezdis ngaqë është në llogore me Belerin. Nga kjo pastaj jam kundra çdo gjë që shkruajnë – pa sens, e kuptoj.

      1. Nuk Po e gjej dot vellain tim,Jorgo Palikaris.Nga pena me duket si ti Malok. Me thuaj qe je ti,Jorgoja se po cmendem.Edhe im vella vetem te verteta shkruante ,njelloj si ti ,edhe ai e urente Veliaj e shoket e tij por per inat te lapsavet i mbronte me pathos

          1. Jo i dashur…ketu jam mes jush . Jam i deshperuar se nuk do defrehem me si dikur ne gay party 99G…me erionken tone ndersa dollibashi i gjate sodiste….oh sa mire kalonim. E shkreta sume c’hoqi 😊.

      1. Malokët janë nga njerëzit më fisnikë të Shqipërisë. Për fat të keq na përfaqësojnë më debilat që kemi mes nesh. Vetëquhem Malok sepse jam Malok.

  3. Jan kodosha t medhej Rama ene Veliaj.Kan fryk nga doktorit ene analistat qy I sherbejn doktorit ene jon pregatit me fitu 100 deputete m 2025.Doktori ene medjat e doktorit nuk duhet ti lejn reheat ,duhet ti denoncojn pa pushim.

  4. shqiptaret e dine kush jane kllounet e vertete Dihet cfare kllounesh jane Salih serbi dhe kokkatrori Ilir Metaj Te dy spiune te sigurimit shqiptar qe kane vjedhur miljard dollare dhe prona,kane vrare njerez Deri dje cfare nuk shanin njeri tjetrin sot jane miq dmth klloune Gjithashtu mediat qe i mbeshtetin keta dy loqe tredhur jane klloune Nje nga keta klloune eshte Andi Byth thati

  5. Qëllimi ishte së pari që Berisha të shkonte në zyrat e Kuvendit, dhe të konsiderohej që kishte marrë pjesë në punimet e Kuvendit duke thyer mungesën gjashtë mujore që mund t’i rrezikojë mandatin dhe së dyti t’i jepej mesazh Gjykatës së Apelit që do merrte sot vendimin për masën e sigurisë së Berishës.

  6. Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti se kanalisti Arturio di Zheji ka mbi 6 muaj, sebashku me webin e tij qe eshte kthyer ne Altoparlant dhe zyre marketingu e Veremliut te Tiranes, ai i fiqve. Ka hapur sipas lajmeve edhe nje kanal kullues ne youtube per te pastruar ujerat e zeza te veremliut.

    Si nuk i vjen turp dhe del ben edhe analistin….., lexoni me kujdes deri para 6 muajve çfare thoshte ne webin e tij dhe lexoni sot se çfare publikon per “organizaten e rilindjes” me te ardhe me vjelle……
    Ja ky eshte brumi i komunisteve qylaxhinj, e sufllaqexhinj

    1. Shume e vertete kjo qe shkruani Arturo . Do kete marre edhe i biri i Petro Zhejit ndonje kocke nder dhembe e nuk flet dot. Eshte nje shprehje popullore: C’ te ben femija nuk ta ben perendija . Une kam respekt per ate burre te nderuar

  7. Sa per komentuesit lart me nick “Maloku” dhe zorraxhinjte qe komentojne kete lloj nick-u ju them qe:
    Tju vije turp qe merreni me keto lloj pislleqesh dhe epitetesh, pasi fjala “Malok” eshte perdorur nga kelyshet e kuq te komunizmit te cilet pasi nuk arriten ta realizonin 100 % luften e klasave, menduan qe te krijonin “konfliktin” veri jug duke e kthyer FJALEN FISNIKE MALESOR, NE PEZHORATIV “MALOK”.
    Ju them plehrave qe e perdorin, qe ka “Malok” edhe ne vlore, gjirokaster, sarande dhe perdoret rendshem biles, por perdoret nga pisat e kuq.
    Fjala MALESOR eshte sinonim i Fisnikerise, Respektit, Dinjitetit dhe Ndershmerise. Eshte nje fjale qe pisat e kuq nuk e honepsin dhe nuk e kaperdijne dot pasi jane mesuar me maskaralleqe, poshtersi dhe hajduteri gjithe jeten.
    Sdq do te vije shume shpejt koha qe edhe kjo fjale do tu thyeje koken dallkaukeve……

    1. Po kujt i thua se këtyre kopilave të rilindjes që shesin sumën familjen për 50 lek vetëm që tju rojë partia he si si pastroi corona këta deraaaa koperative

  8. Të gjithë e dimë si e duan këta o Daku, po nuk e themi :
    Këta e duan me hu kokës të gjithë të majtë e të djathtë derisa të vënë në pidh të xhixhove të tyre, se na emëruan maskarenjtë!
    Ja kështu të kam rixha….

  9. Ketu eshte rasti ku kapesh komplet ne flagrance. Çeshtja nuk eshte me nese je apo jo i fajshem, por deri ne cilen pike shkon fajesia. Nese kjo ishte menyra me stil e te vjedhurit, vertete do te preferonim anen perballe qe kurre nuk u ulen kaq poshte dhe nuk u shtrine kaq gjere. Ju jeni kanceri qe duhet te çrrenjosim. Nuk eshte kjo menyra per te qeverisur. Erdh koha te hapni krahun, dhe e mira do te ishte pa e egzagjeruar shume por duke pranuar ne fund te fundit lojen demokratike. Natyrisht, pa krimin dhe me njerez qe nuk njohin apo shoqerohen me kriminele, te te shkuares dhe te tashmes.

  10. Do jete shume e veshtire te ndryshohet rrjedha e ekonomise kriminale. Mavite kane prishur cdo ekuliber shoqeror, dhe c ´eshte me e keqja kane shuar shpresen.

  11. “A ia bëri mirë SPAK Berishës që e ‘burgosi’?” Bardhi: Unë e respektoj dhe mbështes fort drejtësinë,ky bythqiri i kavajes do ta beje qe salihu te vrase veten ne ballkon dhe shpellkaret lumneshi e lushaj ta quajne hero i demonkracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *