• |
ide | kryesore

Dosja 5D dhe inceneratorët/ Këlliçi flet për pritshmëri nga Altin Dumani

Arkiva, Lajme, Të fundit
Këlliçi



Anëtari i kryesisë së grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës, se organeve të drejtësisë bashkia u kishte dhuruar një godinë të re për të mbështetur punën e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se godina u dha me firmën e ish-drejtorit të Ujësjellësit, Redi Molla.

Ai u shpreh se kishte pritur nga SPAK dhe Altin Dumani të reagonin për këto deklarata, që ai i quajti “bomba”.

Belind Këlliçi ftoi te gjithe qytetarët që ti bashkohen protestes se opozitës para bashkise me 30 prill ne oren 16:30.

Deklarata: 

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme në televizionin që paguhet me paratë e inceneratorit të Tiranës, u shfaq pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliaj, i cili kryelajm kishte vetëshpalljen e tij si kryeprokuror i SPAK.

Hajduti i bashkisë doli dje në media, për të mbuluar me propagandën e tij boshe vjedhjen marramendëse që ai, së bashku me organizatën e tij kriminale 5D i kanë bërë buxhetit të Bashkisë Tiranë në pothuaj 1 dekadë.

Doli ti kujtonte SPAK-ut se kishte qenë bashkëpunues me ta që ditën e pare, pasi ishte i vetmi që i dhuroi godinën që prokurorët të punonin në kushte modern, e këtë e mundësoi me firmën e Mollës së tij, të cilin e kalbi në burg me duart e veta.

Por në monologun 30 minutësh, Erion trimi që fshihet pas dasmës 500 milionëshe me pensionin e mamit, bëri një deklaratë që shemb në tokë drejtësinë e re, deklaratë e cila do duhet të sqarohet menjëherë nga SPAK dhe drejtuesi i saj, Altin Dumani.

Pronari faktik i incenratorit të Tiranës, deklaroi se nuk do priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Altin Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjeshtë do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën.

Pas kësaj deklarate bombë, prita që SPAK dhe Altin Dumani, i cituar nominalisht nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, të reagonte për të sqaruar dakortësinë e arritur me të, për tu marrë në pyetje.

Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin se ku e dinte Erion Veliaj që do të pyetej nga prokurorët.

Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin komunikimet private me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, bazuar në vetë qëndrimet e djeshme të këtij të fundit.

Të nderuar qytetarë,

Brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Pohimi nëpërmjet heshtjes që po i bën Altin Dumani deklaratave të Erion Veliajt, është një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët do ishte mirë që të shqetësohen për guximin që gjen Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij.

Partnerët ndërkombëtarë, do bënin mirë të shqetësoheshin e të flisnin një herë të vetme për aferat korruptive të shekullit, të kryera nga Erion Veliaj dhe grupi i tij i strukturuar kriminal 5D.

Duke nisur nga vjedhja e 130 milionë eurove në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, vjedhja e 60 milionë eurove përmes depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës dhe vjedhjen e të paktën 30 milionë eurove, përmes 45 tenderave të kryera nga shtabi i tij elektoral i 14 Majit 2023.

Gjej rastin sërish të ftoj qytetarët e Tiranës, ditën e martë, më datë 30 Prill, ora 16:30, përpara monumentit të korrupsionit më të madh në Evropë, për ta çliruar Tiranën një hërë e mirë nga ky model vjedhjeje tashmë të kthyer në sistem.

O sot, o kurrë!



5 Comments

  1. Dritan Shano për deklaratën e Melonit: E mrekullueshme! Mutërit molotovë veç vijnë erë, s’ka rëndësi as ngjyra as gjuha e flamurit që valëvisin,kerrici jevgu me i suksesshem i salihut ne keto 34 vjet

  2. Gazetar a e ke lexuar me kujdes lajmin?! Përmbajtaja e asaj që ka thënë Këlliçi është krejt e kundërta me titullin që i keni vendosur ju!

    Ndër të tjera Këlliçi thotë:

    “Brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.”

  3. Ke te drejte po kush te degjon .
    Ky popull eshte dele .
    Ky nga shites fiqsh u be krye -.ar bashkie.
    Supermilardier dhe eshte monster.

    1. Ne kohen e ministrit me te suksesem te Shqiperise,Saimir Tairit,kur Berisha akuzonte se avionet e droges kishin lejen qeveritare per tregetine e droges quheshin mushkonja ,koha e vertetoi se kishte te drejte.Jo vetem per kete,por pothuajse per cdo denoncim tjeter.Edhe ne vleresimin qe i ben Spakut koha Po i jep te drejte.Berisha nuk eshte engjell,por nese krahasohet me politikanet e tjere ,Po vertet mund ta quash te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *