Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas deklaratës së presidentes së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila nuk e përmendi emrin e plotë të shtetit që pritet ta drejtojë për pesë vjetët e ardhshme, duke iu referuar si “Maqedoni”.
Presidentja, Von der Leyen ka pohuar se Maqedonia e Veriut duhet t’i respektojë të gjitha marrëveshjet e saja për rrugën e integrimeve evropiane.
“Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj të suksesshme për anëtarësimin në BE, është thelbësore që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave dhe respektimin e plotë të marrëveshjeve të saj detyruese, përfshirë Marrëveshjen e Prespës”, ka thënë Von der Leyen.
Kjo Laja eshte shume e ndjeshme.
Ama nuk ja heq sanksionet Kosoves dhe nuk I ve sanksione Serbise megjithese I sfidon hapur.
Pune kurvash evrope.