• |
ide | kryesore

Fjalimi absurd/ Rama e gjen origjinën e hajdutëve të tij në perandorinë otomane

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama hyn ne mbledhje



U bënë shumë kohë që Edi Rama jeton me një ankth: si të vazhdojë të mbajë predikime publike ndërkohë që në çetën e vet zbulohen hajdutët njëri pas tjetrit. Si mund të justifikohet kur përditë flitet për 130 milionë eurot e një inceneratori që nuk i gjenden as gjurmët, për koncesionet në shëndetësi, protagonistët e të cilëve kanë përfunduar në burg, apo për një skandal si ai i 5D, ku fondet e buxhetit të bashkisë, derdheshin në arkën e kompanisë private të drejtuesve të saj.

Në fjalimin më të gjatë të karierës së tij, në mbi 2 orë, ai është rekur të ngrejë një alibi. Teza e tij është se sot po vidhet ngaqë ky është një vend historikisht i korruptuar, që hajdutësinë e ka të tarashëguar. Në monologun alla Fidel Kastro (ndonëse ky i fundit mund të tronditet në varr për këtë krahasim), ku një herë sillej si kampion i luftës kundër korrupsionit dhe herën tejetër si lektor seminaresh për historikun e tij, kryeministri i kërkoi shekuj më parë, rrënjët e sëmundjes që po vret pushtetin e tij.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Pranvera e ankthit të Veliajt 

Lapsi.al i’u rikthye disa herë videos së fjalimit për të qëmtuar mes rreshtave të gjitha alibitë historike. 

Fillimisht për këtë ai fajësoi kulturën që ngulitën pesë shekuj të sundimit turk. Dy- tre herë ai përdori shprehjen “mendësia otomane më jep të jap”, që paskësh përhapur zakonin e zgjidhjes së punëve me allishverishe ndërmjet shqiptarëve. Por, faji nuk mbeti vetëm tek armiqtë e Skënderbeut. Si pjesë e tij u përshkrua edhe regjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili zakonisht pranohet si i pakorrupsion. “Në kohën e komunizmit s’kishte sektor privat, as tendera as ndonjë lek të madh vërdallë, por kishte ndonjë lek, shumë pula dhe shumë raki, për të mbaruar ndonjë punë që ndryshe mund të mos e mbaroje kurrë” tha ai, duke nënvizuar se edhe regjimi i shkuar bën pjesë trashëgiminë korruptive.

Rama propozim opozitës për të prekur reformën në drejtësi 

Natyrisht, sipas Ramës kjo u përforcua gjatë tranzicionit drejt kapitalizmit, ku etja për fitim e atyre që të dalë nga varfëria kërkonin pasurimin e shpejtë, u gërshetua me paudhësitë e një klase politike me mendësi tribale. “Tranzicioni ynë i gjatë e bëri të gjithanshme maninë e korrupsionit” theksoi ai. 

Pra, sipas Ramës, vjedhjet e ministrave dhe kryebashkiakëve të vet janë pasojë e 5 shekujve sundim turk, 50 vitesh komunizëm dhe tre dekadash tranzicion. Ato nuk kanë të bëjnë aspak me firmat që ai hedh tak, tak, tak, fap, fap, fap, as me mbledhjet e partisë që organizon tek barku i inceneratorit, as me bonuset që nënshkruan për firmat që s’egzistojnë, as për paratë që duhen për lobingje alla McGonigal.

(VIDEO) Shikoni rreshtoren e ministrave dhe deputetëve para Ramës 

Deri më tani, kur fliste për dështimet e këtyre dhjetë viteve, Rama shkonte deri tek “fajin e ka Saliu”. Por me sa duket gropa është bërë aq e madhe sa këtej e tutje duhet shkuar deri tek otomanët.

Kjo tezë e re, se për skandalet Tahiri, Beqja, Koka, Gjiknuri, Balluku, Veliaj faji duhet kërkuar që prej mesjetës, ishte zbulimi i ri i këtij fjalimi të gjatë që do të mbahet mend si një kthesë e beftë në trajtimin e korrupsionit rilindas. Pikërisht për të ngulitur alibinë se ai nuk është kreu i kësaj bande hajdutësh, Rama e paraqiti veten si liderin e një partie që ka nisur luftën kundër korrupsionit “Pas 113 vitesh pavarësi të Shqipërisë, pas 33 vjetësh pluralizëm politik dhe pas krijimit të 333 partive në këtë vend”.

Ai shkoi më tej duke e paraqitur veten si udhëheqësin e një force që si askush tjetër “qysh prej perandorisë otomane i ka hyre detit ne këmbë për ta pavarësuar drejtesine nga pushteti politik”.

FOTOFAKT/Deputeti që ia rrasi gjumit gjatë fjalimit mbi 2 orë të Ramës 

Në këtë delir, sepse përmasat e vjedhjeve janë aq të mëdha sa mund të përballohen vetëm me arratisje nga realiteti, shefi i qeverisë e paraqiti veten si nismëtarin e një Reforme në Drejtësi për thellësinë dhe ashpërisnë e të cilës atij iu desh të kacafytej edhe me Berlinin, Brukselin dhe Uashingtonin për të qenë kjo që është sot. Pra, mesazhi i alibisë është i qartë: Unë nuk jam arkitekti i kësaj kusarie të pa justifikueshme, por luftëtari heroik kundër një vesi të trashëguar shekullor.

©Lapsi.al

 

 

 



37 Comments

    1. Partia Socialiste, shkruan propoganda, ka propozuar rezolute…po ku?? Ne Kuvend! Pra i bie te jete grupi i Kuvendit te PS. Jo Partia. Sidoqofte perceptimi eshte haptazi qe partia dhe kuvendi ne fakt jane nje.
      E lexoj dhe gjej plot cudira! Psh. “Ne, anetaret, e Kuvendit”… Kuvendi, sipas Kushtetutes perbehet nga Deputete, jo anetare. Partia perbehet nga anetare. Epo sic thame, dallimet jane te paperfillshme. Ndaj edhebdo ece “rrenforma” e radhes.

      “Duke e konsideruar moment kyç të historisë sonë të përbashkët,” – te kujt mo, te anetareve/deputeteve te kesaj legislature????!!! Jo te popullit apo vendit por “sone” thone shoket e partise. Mire te keqen.

      “respektimin e të drejtave të njeriut;” ceshte e verteta vec te drejtave edhe per lirite themelore na kane peshtetur!

      “Duke e vlerësuar Reformën në Drejtësi, si një prej lëvizjeve më të mëdha shtetndërtuese në historinë e shtetit shqiptar – më e madhja në procesin historik të kalimit nga diktatura në një demokraci funksionale “???
      Kjo eshte “noma” e “Mamices”!!!
      Komplet hipokrizi! Me e madhja nga diktatura? Mos more. Varja Kushtetutes se 1998! Tashme ka nevoje per legjitimim te rrenformes e jo dosodo por si me te madhen pas 1991shit!

      “Duke vlerësuar rezultatet e derisotme pozitive të reformës në drejtës”, pas kaq vitesh sapo mesuam qe prova si vendim gjykate i nje vendi te BE na deshmon se krietarja e GJKK me dyzine mbiemrash, bashkeshortesh, etj, i ka bere cirk shengenit me letra false ku edhe eshte ndaluar hyrje ose “non grate”!
      Lind pyetja: mire kjo, po imagjino sikur “vettingun” tua ribeje FBI ose Interpol “organeve tona te reja” ??? Loz qeni kallanxhiut! Sidomos me regjistrat noteriale e civile ku kane bere namim me falsifikime per te kryer pune me vettingun. Nota 10 me yll vlersimi!

      “procesit të vettingut për pastrimin e burimeve njerëzore në sistemin e drejtësisë, “??? Uaaa! Gjyqtare e prokurore nuk jane te vetmet “burime” njerzore ne sistemin e “ulsinise”!

      Epo i duhet Kuvemdit nje komision i posacem per korrupsionin. Qe te mbikqyre Qeverine, ose perberesit e saj Kryeministri dhe Keshilli i Ministrave. Rama nuk ka kohe te kryeje funksionet dhe detyrat qi i ngarkohen. Mire e ka menduar.

      “7. Të garantojë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, “- papapapa reforma ne drejtesi mos e ceke njeri! Ka nevoje tjetri dhe po hedh grepin qe mire Sala por Meta, Mediu, Basha e skuthet e tjere edhe mund ta kapin krimin. Ata per krrimba jetojne ne fakt te gjithe. Pra e do me firme shoku Rama kete pune.

      Dmth si puna e kanabisit dhe kapter Lleshit: Tahiri me shoke bente kerdine, Rama tallte menderen me plane veprimi!
      Epo sa letra, strategji e plane ka Shqiperia, edhe nje nuk ben keq. Por kesaj radhe le tua japin profesionisteve: si Charles McGonigal; Sajmir Tahiri; Narit te Kokeve ose “Akullores” meqe Laze Hasani  nuk del oer media; Doshit e Frrokut. Ore ne fund te fundit Rama keta perdor per keto pune dhe dine si leftohet!  Pastaj meqe gjasat jane dhe Veliaj tu bashkohet.me Berishen e Meten garantohet harmonia dhe gjitheperfshirja sipas rekomandimeve te halehateve ne SHBA e BE.

      “Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i konsiderojmë detyruese përmbajtjen dhe angazhimet e kësaj rezolute,”- heheeeeee, ja dhe dora e don Agacios, ose Shametkes ose Gumkes! Fundja nje mbeshtjellje kollaroje te bardhe e ka nevoje organizata mafioze qe ka kapur partite tona politike dhe shtetin.

    2. Kur ta kuptoni ju o komentues, atehere pse kishte hajdute plot Saliu, Nano para tij, Meta, Majko, Berisha ne vitet 90?
      Hajduteria eshte ves i fut thelle nder Shqiptare pertej kraheve politike e kushdo qe te vije do te vjedhe ne mos me shume ose me pak. Ndaj ben sens qe hajduterine Shqiptaret e kan te rrenjezuar qe nga koha Osmane

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Opatronazhist, hajdutërinë e kemi peshqesh nga komunizmi, kur pjesa më e madhe e popullsisë sidomos në fshat, ku edhe jetonte pjesa më e madhe e popullsisë, për shkak të pagave shumë shumë të ulta(Psh në një koperativë malore një fshatar merrte për një ditë pune aq para sa mund të blente vetëm një bukë misri, e mjaftueshme vetëm për 2 persona), dhe kur këto paga ishin të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat ishte krejt normale që do të vidhnin në kooperativa.

        Kjo është origjina e hajdutërisë dhe korrupsionit në Shqipëri!

        Biles Eqerem Bej Vlora në kujtimet e tij tregon se çfarë i ka thënë një ministër i jashtëm turk, me pak fjalë: Ju shqiptarët nuk jeni as qytetarë të mirë e as puntorë të mirë, kur të keni shtetin tuaj të pavarur ju do të shqyheni duke ngrënë njëri tjetrin!

        1. Ti Patronazhist e di qe Eqerembej Vlora ska jetuar kurre ne diktaturen komuniste? Ministri jashte Turk pse ia ka thene kete profeci, qe Shqiptaret do shqyhen me njeri-tjetrin???? Sepse e dinte mire se cmenxyre kishte rrenjosur Perandoria Osmane ne Shqiperi

          1. Po pse shqiptarët në Kosovë e maqedoni, serbët, grekët bullgarët e tj që kanë qenë në sundimin osman nuk e kanë këtë vesin tonë të hajdutërisë në këtë nivel, gruevski psh u akuzua për një makinë të blerë më pak se çfarë kishte fituar alda KLOSI dhe pastruesja e saj!

            Pastaj dihet që rilindja është sekt qelbësirash !

      1. O provincial muti, çfarë të komplekson që përdor fjalën konviktor, po ti mut ke qenë më keq o hajvan!

  1. Ne 1 Prill kur shpallte aleancen me pronarin e bllokut te zi te 21 Janarit, thoshte ndryshe, eshte faji i sistemit, jo i njerezve. Pra nuk eshte ceshtje trashegimie, por sistemi korruptiv me ne krye Edvin Ramen. Se po te jete ceshtje trashegimie lind pyetja, po ky nga erdhi? A nuk eshte edhe ky shqiptar (pra i korruptuar ne gjak)?

    1. Thoni pastaj qe nuk eshte lider global. Prisni ndonje dite kur te dale e te thote qe ky vend eshte shume I vogel per ta qeverisur une. Une duhet te qe jeme ne krye te Europes, duhet te qeverise gjithe kontinentin per aftesite qe kam!?

  2. He he pelivan zografi , po shqipot nuk jane me rrota kari o babam. Thjesht kane pranuar kete lloj halli . Po po u cuan vertet do jete shume vone zograf . Do ta paguash vrimen e miut 1meleon.

  3. Nuk është se është çmend biri i kurvës, por thjesht nuk e rru manallin. Përballë ka këta të mbarumit e opozitë-leshit. Deliri i pushtetit vazhdon ta dehë dhe i duhet te krijoje tymnaja si ky leksioni per otomanet. Do i merzitet pak sponsori Erdoqen por e kane si loje: une do tallem me otomanet pak kurse ti aspi karalloji.

    1. Po kur korruptohet Macgonigali kush e ka fajin ?
      Edhe Ameriqia ka qene e pushtuar nga Otomanet ?
      O Edi filozofi I pa shkolle, Po kurveria e Anetes, Lindes etj. nga e ka origjinen ?
      Na bej ndonje studim se ti je njish. Edhe pa shkolle I le gojehapur gjithe historianet, sociologet,madje edhe mjeket e inxhinieret.
      Pyet edhe njehere hale-atet strategjike.

  4. Meqe Rama gjeti gjethen e fikut kur akuzon perandorine osmane se na kane futur vesin e hajdutit, po ju tregoj nje proverb turk te mençur per shqiptaret: kur një shqiptari i thuhet se do shkoj në ferr, ai reagon duke pyetur: “A ka flori atje?

  5. Me siguri, ate bunkering e Surrelit ia kane ndertuar otomanet. Ky per 700 mije eurot e Metes ishte gati te digjte Tiranen, tashti ta justifikoje edhe Meten me otomanet dhe veten me vellain rus

    1. Po kur korruptohet Macgonigali kush e ka fajin ?
      Edhe Ameriqia ka qene e pushtuar nga Otomanet ?
      O Edi filozofi I pa shkolle, Po kurveria e Anetes, Lindes etj. nga e ka origjinen ?
      Na bej ndonje studim se ti je njish. Edhe pa shkolle I le gojehapur gjithe historianet, sociologet,madje edhe mjeket e inxhinieret.
      Pyet edhe njehere hale-atet strategjike.

  6. Interesant ky Skenderbeu, Kryehajduti i thote Hajduteve te vegjel qe po ju kapa duke vjedhur do ta keni punen keq. Pyetja eshte po Kryehajdutin kush do ta kapi?

  7. Nejse , hajvani foli bukur . Na nxorri mallin e plenumeve ku denoheshin me force armiqte dhe tradhtaret e partise . 2024 dhe prape aty ku ishin ngelen. Dhe si gjithmone fajine ka Saliu mos harroni. Me te vertete ka faj qe nuk e coi ne te semes kte idiot patollogjik.

  8. Shpëtimi i Shqipërisë është vetëm Automati i mbushur e të zbrazet në këta dera rilindas e të shpëtojë pipulli shqiptar

    1. Po kur korruptohet Macgonigali kush e ka fajin ?
      Edhe Ameriqia ka qene e pushtuar nga Otomanet ?
      O Edi filozofi I pa shkolle, Po kurveria e Anetes, Lindes etj. nga e ka origjinen ?
      Na bej ndonje studim se ti je njish. Edhe pa shkolle I le gojehapur gjithe historianet, sociologet,madje edhe mjeket e inxhinieret.
      Pyet edhe njehere hale-atet strategjike.

  9. per nga malet e korrupsionit qe ndertoi Edi Rama qe ne krye te Bashkise, Partise dhe Shqiperise, do ishte me e thelluar ta conte te korrupsioni i pellazgeve , qe infektuan iliret dhe ja ku jemi sot te Rama dhe Veliaj

  10. Ne perandorine osmene ti fusnin koqet ne big o pallosh . Ty do te tridhnin si kafsh dhe do te linin te mbyteshe ne gjakun tend o kryekurve hajdute .

  11. O bossi hajde nje here nga oshee te shikosh sa vjedhin, nga mengjesi deri mengjesin tjeter, e di dhe bufi. 15 mije ankesa te pa trajtuara, 10 mije aplikime per lidhje te reja qe rrijne pa pergjigje. Kontrrolli i brendshem nuk funksionon fare, auditi brendshem nuk kap kurre asnje shkelje, drejtoria ligjore vetem humb gjyqet, fshu do 50% lek ne dore per kthim faturash…etj
    Keshtu qe bossi ne çdo institucion keshtu funksionon.

  12. Albin Kurti Burreria
    Lis vigan i shqiptarise
    Ne gryke te pushkes te ka tradhetia
    Trim tribun i vegjelise

    Mos u tut jemi me ty
    Eshte kollaj me u be Rame
    Trimat vdesin vec nje here
    Kurre ne gjunj por vec ne kambe

  13. Fajin e korrupsionit ulerites, pranise se krimit, dhe interesave lobiiste kunder atyre kombetare e keni vetem Ju z. KM.
    Nuk e kuptojme sesi pas gjithe kesaj historie, juve e perdhunuat shansin e historise qe iu dha per te qeverisur jo per te na neveritur.
    Keni dal z.KM ajka e gjithe osmaneve, komunistave dhe tranzicionistave.
    Na shpifet!

  14. Shkelzeni eshte nje nga malet me te larte ne trojet shqiptare!
    Kulla duhet te quhet, “ Mali Shkelzen”!
    I kam than shpesh Xenit, te beje mire me kete kulle!
    Uroj te me degjoje! Katin e fundit don ta mbaje per vete dhe Karminen!
    Katin poshte per Jamleshi, Gita dhe Desara!
    Nga nje kat per Çiljeta, motrat vokshi, tritan shehu, I Qimi i pekajve, stresi, sali lusha, rustem e çlirim gjata, fahri e klevis balliu, etj etj!

    1. Thjesht don të justifikojë vjedhjen. Por justifikimi është absurd sepse në kohën e osmanllinjve vjedhja ishte mjet mbijetese por që goditej fort dhe me dënime.
      Pse kjo nuk ndodhte në kohën e Zogut??
      Sepse shqiptarët kishin mundësi të jetonin me ekonomi të zhvilluar.
      Por dhe gjatë komunizmit me fillimin e saj nuk ishte keq sepse ishin ndihmat ruse e kineze. E pastaj kur ngelëm pa ndihma vidhej ashiqare dhe në krye ishin ata që kishin mundësi më tepër pra klika e komunistëve.
      Dhe kjo është mishëruar po te trashëgimtarët e asaj partie.
      E kanë në gjak vjedhjen dhe justikimi i tij nuk qëndron me osmanët por ishte thirrje për të vjedhur akoma!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *