• |
ide | kryesore

FOTOFAKT/ Deputeti që ia rrasi gjumit gjatë fjalimit mbi 2 orë të Ramës

Arkiva, Lajme, Pikante, Të fundit
ndraxhi PS



Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin më të gjatë të 11 viteve të qeverisjes së tij që ia kushtoi korrupsionit. Por përpos ligjëratës alla Fidel Kastro, shumë deputetë që ishin paralajmëruar që mos mungonin me asnjë justifikim, u lodhën dhe nga fjalët e vështira dhe konceptet e renda për kapacitetin e tyre, që dukshëm nuk përputhet me atë të kryeministrit.

Në këto kushte pati nga ata që gjetën një zgjidhje origjinale dhe vendosën të dremisin pak. Ilir Ndraxhi, deputeti i Durrësit që njeh më mirë punët për të cilat dëgjohej në përgjimet e Dosjes 339, nuk kishte nge të përqëndrohej në një ligjërim të denjë për seminaret antikorrupsion.

LEXO ME TEJ:

Kush është Ilir Ndraxhi, deputeti i PS që del në përgjimet e BILD

Ai thjesht vendosi t’ia fusë gjumit. Fotoja më sipër është marrë nga 30 minutat e para të fjalimit të Ramës, ndaj mund të imagjinohet lehtë tortura e Ndraxhit në 1 orë e gjysmë që vijuan.

©Lapsi.al 



5 Comments

  1. Po ca do bente, do degjonte demagogjine e kryedemagogut?! Nje njeri kot, fallco, kryemshtrues. A thua se njerezit ngopen me shkrimet e ketij te marri. Ky eshte llum, kryehajduti koherave, qe ndertoi nje cete me hajdut me krye te ketij vendi te rraskapitur.

    1. HERA E PARE QE ME KA PELQY ILIRI DHE OSHT TREGU CUNI MENCEM. SA TE DEGJOJTE KARLLIQET E PEDERASTIT MA MIR FUTJA GJUMIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *