• |
ide | kryesore

U dënua me 25 vjet burg për vrasjen e Triumf Rizës, arratiset Enver Sekiraqa

Arkiva, Lajme, Të fundit
sekiraqa


Triumf Riza u vra në 30 gusht të vitit 2007. Për këtë ngjarje është dënuar me 35 vjet burg Arben Berisha, ndërsa Enver Sekiraqa ka kaluar një sagë të gjatë me drejtësinë. Të dyja grupet ishin përplasur në “Swiss Casino” që në dhjetorin e vitit 2006. Të përfshirë ishin Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë dhe Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër.

Në këtë incident mbeti i plagosur rëndë Arben Selmani. Prokuroria dyshon se ky ishte shkaku që çoi më pas në vrasjen e Triumf Rizës, i dashuri i asaj kohe i këngëtares Adelina Ismalili.

Babai i Triumf Rizës thotë se s'kishte pasur qejf që djali i tij të lidhet me Adelina Ismailin - Bota Sot
Triumf Riza dhe Adelina Ismaili

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Në 17 maj 2016, Sekiraqa u dënua me 37 vite burg. Gjykata e Apelit më 6 mars 2020 vendosi të aprovojë kërkesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim. Më 3 maj 2024 Sekiraqa u dënua përfundimisht me 25 vite burgim. Megjithatë ai tashmë nuk gjendjet dhe këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Ndonëse ishte në survejimin nga policia, ai duket se ia ka dalë që të humbë gjurmët. Lidhur me rastin ka reaguar edhe avokatja e tij, Kosovare Kelmendi e cila tha se kjo nuk ishte “arratisje” pasi klienti i saj ka qenë “i lirë” deri tani dhe nuk ka qenë i detyruar të presë vendimin në shtëpi. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *