• |
ide | kryesore

Lapsusi i pandërgjegjshëm për SPAK që tradhëtoi Edi Ramën

2, Arkiva, Ide
rama spak



Ajo që lexohet nën reshta ndoshta e ka tradhëtuar mesazhin që kryeministri donte të përçonte publikisht. Edi Rama nuk e humbi rastin, as në fjalimin më të gjatë të karrierës së vet, të dilte në mbrojtje të SPAK, të garantonte se nuk e ka kapur atë dhe të vetëmburrej si arkitekt i tij.

Por ajo që bënte përshtypje, në shqyrtimin në filigran që Lapsi.al i bëri tekstit të tij, qe përdorimi i një fjalori ushtarak, në raport me Prokurorinë e Posaçme. Kryeministri u betua ta ketë seriozisht luftën për drejtësinë e re, madje duke mos e mbajtur “as lëkurën tonë larg zjarrit të saj”. Ai i etiketoi mbi tre herë, SPAK-un dhe GJKKO si “gryka zjarri”, të cilave PS u ka hapur rrugën për të goditur. Ai foli disa herë për luftë frontale dhe për furnizimin me municion që partia në pushtet i ka bërë prokurorëve dhe gjykatësve. “PS është e vetmja parti politike që ka dorëzuar një armë me të cilën të gjithë të tjerët janë mbrojtur, ndërsa ne jemi vetë çarmatosur”, u kujdes të theksonte ai.

LEXO ME TEJ:

Fjalimi absurd/ Rama e gjen origjinën e hajdutëve të tij në perandorinë otomane 

Në pamje të parë përdorimi i këtij fjalori luftarak duket sikur i shkon për shtat qëndrimit të përhershëm të kryeministrit për drejtësinë e re, si një aleate ndaj betejës titanike kundër korrupsionit.

FOTOFAKT/Deputeti që ia rrasi gjumit gjatë fjalimit mbi 2 orë të Ramës 

 Por, pasi ke vënë në dukje këtë të lindin natyrshëm disa pyetje. A përshkruhet një aleat si dikush që të ka vënë në grykën e zjarrit? A flitet për një bashkë udhëtar në mision, si për dikë që të ka shenjëstruar lëkurën? A mund të frikësohesh se ndihesh i çarmatosur përballë tij? A tutesh nga furnizimi me mundicion që i ke bërë atij? A e percepton dot atë si dikë të prirur për të të ekzekutuar?

Andi Bushati: Pranvera e ankthit të Veliajt 

Të gjitha këto pikpyetje të bëjnë të mendosh se Edi Ramës të tjera gjëra i lexonte goja dhe në të tjera skuta ankthi e drejtonte nënndërgjegjja. E para, përshkruante një aleat, ndërsa e dyta i frikësohej një armiku të pakontrollueshm.

Rama propozim opozitës për të prekur reformën në drejtësi 

Ky dyzim është shumë domethënës. Jo për të vërtetuar se Edi Rama nuk e menaxhon aktualisht SPAK-un, por për një gjë tjetër. Për të thënë se ndryshe nga ç’thotë, ai as nuk e ka ideuar dhe as nuk e ka dashur atë. Mjafton ky dyzim për të kuptuar se, ndryshe nga sa pretendon, nuk ka qenë ai që i ka kërkuar perendimorëve në Berlin, Bruksel dhe Uashington një reformë në drejtësi kaq radikale. Po të qe kështu, po të kish qenë vetë nismëtari, ai do ta përshkruante SPAK-un si një aleat paqësor dhe miqësor dhe jo si një grykë zjarri që e shenjestron mbi lëkurë.

©Lapsi.al

 



10 Comments

  1. Fol mo gomar i Surrelit fol, se ke cen komplet gomar e di gjithkush por sot u kuptua qart se ini derr me dy feqka, ik tutje rrac e shpifur se asnje her nuk ta ka var njeri por bravo te qoft se jeni hajduti me i madh qe ka njoft historia Shqiptare.

    1. Pi mor Malok komentuesi shko bëre ADN se mos del kopil koperative i brumosur nga komunistët e Enverit ose mos vall je ndonji patronazhist që shkërdhehesh në byth nga rilindasit

  2. gjeopolitikHajduti, therret, kapeni hajdutin, po a i besohet me ketij mashtruesi, klloun politik e bandit.Qorr, miop e mohues i arritjeve te pushtetit pas vitit2005,harroi luften e partise tyre anti europiane, e antiNATO,harroi rrevolucionet evgjito komuniste te bijeve te kurvit, qe sot i kemi ne pushtet, e qe e drejton ky mafioz krye minister qe mba pushtetin me vjedhje, presione, blerje e dhune.Ky, qe galopoi drogen, mafien, korrupsionin, vjedhjen, e, sot mashtron e filozofon si eterit e tyre.Kjo menyre drejtim pushteti te mafies me kete, e keta bandite, si pelqim ivetem, me siguri u pelqen tipave kopile te sistemit patronazhist, qe ne koment na hidhen,MALOKU. qe te cilet vuajne nga ndergjegja e botkuptimi per demokracine.Por, sa te jete ai qen ne krye, ky popull keshtu do dhjese.

  3. NE QOFTE SE SPAKU OSHT ME TE VERTETE I PAVARUR E KA RRUGEN TE HAPUR DHE NUK KA NEVOJE TJA HAPE NJI PARTI E ZHYTUR NE LLUMIN E KORRUPSIONIT

    1. Historia,thonë përseritet një herë si tragjedi dhe një herë si komedi,!
      Mjafton të krahasosh Edi Ramën me Enver Hoxhën dhe menjëherë të merr e qeshura, që në mendim pa nisur fjalët…

  4. Lodheni kot me kete psikopatin!
    Po ta lije te fliste 24 ore, njesoj do te fliste…..
    Tipike per psikopatet!

    Mund tr kete perdorur dhe shprehje tipike komuniatesh si ‘dyfeku me gjalmë’, ‘votat tona pllumb per armikun’, ‘c’thote populli bne Partija……’ etj., etj……

  5. “Fjalimi më i gjatë i Ramës” ?????????
    Pyetja e parë që mund të shtrohet për këtë “fjalim”, është se çfarë kuptuan dëgjuesit nga ky monolog psikopatik.
    Nuk e pata ndjekur live këtë monologun e tij kilometrik me lojra fjalësh që kundërshtonin njera tjetrën, por e plikova për ta dëgjuar në YOUTUBE.
    Bëra si bëra dhe e ndoqa deri nga gjysma , mandej fillova të kapërceja sekuencat .

    E kanë pasur këtë manierën e hermetizmit e demagogjisë alla pordhacëri intelektuale, edhe disa politikanë të tjerë shqiptarë, ama Rama është me të vërtetë rekordmen që mund të hyjë në listën e Gines.

    Më kujtohet që qarkullonte në publik një barcoletë për Fatos Nanon.
    Edhe ai e kishte manierën të fliste me gjuhë hermetike pseudo intelektualiste e me figura, metafora apo edhe kode.
    Gjatë një mitingu, pasi mbaroi fjalimin, ishte dëgjuar njëri nga turma të thërriste :
    O sa bukur na foli ! Mjeshtër orator !
    Një shoku i tij në krah e pyeti :
    O vëlla, po a more vesh se për çfarë e kishte fjalën Tosi se unë nui kuptova asgjë.
    Se mos kuptova edhe unë ndonjë gjë. Hiç ore hiç farë nuk kuptova, ama për të folur foli si bilbil.

    Nëse do të fusësh në sitë dy orëshin e “fjalimit” të Ramës, do të dali gjysëm kile miell e 20 kile krunde.
    Por ama edhe kjo gjysmë kile mielli i situr, nuk ka njeri ta hajë se është i tëri fallco e të zë barku po ta hash.

    Çfarë pati në gjysmën e kiles së miellit të situr që u “kuptuan ?
    Gjysma e parë e monologut :
    Shqipëria që nga periudha otomane, nuk paskërka pasur asnjëherë shtet.
    Shqipëria u bë me shtet vetëm në vitin 2013, kur si “mbret” u bë lartëgjatësia e tij Edvin Rama.
    Shqipërisë filloi ti vijë era Europë , vetëm kur ate denjoi ta qeverisë sportisti e poçari Rama.
    Gjysma e dytë e monologut :
    Pasi e nxirrosi me bojë e katran mbi një shekull të historisë së shtetit shqiptar, mbreti dymetrosh u rrek të ngrinte lartë aftësitë e moralin e tij të lartë, që mbrenda këtyre 10 viteve të fundit, ju desh të luftonte në tre fronte.
    Kundër armiqve të tërbuar demokratë opozitarë injorantë, kundër hajdutëve socialistë që ja vidhnin mollët “e kalbura” pas kurrizit e kundër Drejtësisë e SPAK që ja kanë drejtuar tytat e zjarrit qeverisjes së tij.

    Kaq ishte “mielli” i fjalimit rekord dy orësh.
    Të tjerat ishin krunde për të torturuar pupacët e tij që ishin të detyruar ta dëgjonin deri në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *