• |
ide | kryesore

Zbardhet kartela e takimeve të Erdgys Arrazit kur ishte arrestuar për drogë

Lajme, Të fundit


Detaje të reja janë zbardhur rreth te shkuarës së Erdgys Arrazi i cili ndodhet i arrestuar në burgun e Reçit për shkaktim të vetëvrasjes së gruas dhe tre fëmijëve të tij. Ngjarja e regjistruar oak ditë më parë tronditi mbarë vendin ku nëna 29-vjeçare, Alma Arrazi u vetëhodh në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e mitur.

Ndërsa hetimet vazhdojnë dhe pritet përgjigja nga mjekësia ligjore për analizat toksikologjike ndaj të ndjerës dhe tre fëmijëve mësohet se është studiuar kartela e mëparshme me e 31-vjeçarit pasi ai ishte arrestuar për droge. Një psikolog i burgut shkruan se Arrazi gjatë 2022 shfaqi interes në qeli për programet rehabilituese duke ndjekur trajtimin individual “aftësimi social” dhe ‘prezantimi i të menduarit”.

E njëjta kartelë tregon se Arrazi gjatë dy muajve në burg kishte kryer tre biseda me familjen në skype dhe vetëm një takim fizik me fëmijët dhe gruan. Ai deklaronte në atë kohë se kishte marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme.

“I paraburgosuri mban kontakte me familjen sipas mundësive social-ekonomike, ku për këtë periudhë 2-mujore referuar regjistrit të bisedave me familjen, rezulton se ka realizuar 3 biseda skype, konkretisht, datat 1-8 prill dhe 6 maj. Me familjarët ka zhvilluar 1 takim fizik me familjen në datën 24 maj. Pohon se me familjen ka marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme” thuhet në kartelë.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *