• |
ide | kryesore

Plagosi pronarin e një dyqani dhe vajzën e tij gjatë një grabitjeje me armë, pranga 49-vjeçarit shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit


Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano me akuzën e vrasjes mbetur në tentativë, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri dhe plagosi pronarin e një tabakoje dhe vajzën e tij, gjatë një grabitjeje.

Sulmi ndodhi më 4 maj në rrugën Costantino Baroni, kur i dyshuari tentoi të vidhte të ardhurat dhe biletat gërvishtëse. Pasi i plagosi, ai arriti të merrte bileta me vlerë rreth 15 mijë euro. Në një episod të dytë, që ndodhi më 6 maj, ai tentoi të grabiste një dyqan ushqimesh po i armatosur me armë, por dështoi.

Falë hetimeve të policisë, i dyshuari u arrestua me shpejtësi. Provat e mbledhura përfshijnë shenjat e gishtave të gjetura në derën e dyqanit të duhanit që i atribuohen 49-vjeçarit. Gjatë arrestimit, atij iu gjet një pistoletë gjysmë automatike, gëzhoja dhe një thikë, si dhe veshje të veshura gjatë grabitjeve, të fshehura brenda pakove.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *