• |
ide | kryesore

Dosja në SPAK/ 10 mesazhet e Ramës për ankthin e Veliajt

Arkiva, Kryesore, Lajme



Arrestimet e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për vjedhjet me kompaninë 5D dhe marrja në pyetje e Erion Veliajt në SPAK për inceneratorin e Tiranës ekslipsuan thuajse të gjitha goditjet e mëparshme, që prokurorët e Dumanit kishin dhënë në radhët e socialistëve. Halli i Veliajt për firmën tek inceneratorët dhe zbulimi i tenderave të grabitjes së drejtorëve të tij kaluan në plan të dytë marrjen për të pandehur të Ilir Beqes për sterilizimin, arratisjen e Arben Ahmetajt për inceneratorët apo arrestimin e Jorgo Goros për tokat e Himarës.

Duhet thënë se për të gjitha dosjet e tjera, ishte kuptuar qartë se nga anonte Edi Rama. Ai e nxiti ndjekjen penale të Ahmetajt, e vështirësoi hetimin e Beqajt dhe bëri një sy qorr për Jorgo Goron sepse ashtu i leverdiste.

Por për çështjen e Lali Erit, shefi i tij është bërë fare i palexueshëm. Është e vërtetë se kur Veliaj e krahasoi me veten si drejtues politik që nuk mban përgjegjësi për korrupsionin e vartësve, Rama i dha të drejtë “me pikë e me presje”. Por ama në të njëjtin mesazh i kujtoi se për asnjë arsye nuk duhej cënuar hetimi i SPAK në emër të Partisë Socialiste.

Po kaq e vërtetë është se Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës për nderimin e Ali Ahmetit në bashkinë e Tiranës. Por me një gjest brutal ai më vonë retushoi fytyrën e Veliajt nga foto që publikoi në Instgram.

Në një shkrim të Lapsi.al, kjo lojë torturuese e Ramës me vartësin e tij është krahasur me marrëdhënien e dy prej udhëheqësve të diktaturës, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu në ditët e fundit para vdekjes së ish-kryeministrit. E përshkruar në librin “Vjeshta e ankthit”, Bashkim Shehu tregon ankthin me të cilin familja perceptonte sinjalet herë negative dhe herë pozitive që i lëshonte sekretari i parë.

Me të njëjtin ankth duhet ta ketë dëgjuar Erjon Veliaj fjalimin prej më shumë se dy orësh të shefit të tij, në mbledhjen e grupit parlamentar këtë të martë. Rama foli gjatë për SPAK, për dosjet në radhët e socialistëve dhe se çfarë do të bëjë me të korruptuarit brenda partisë. Veliaj duhet të ketë shpresuar për një shfajësim apo për një shprehje mirënjohjeje pas kaq vitesh bashkëpunimi.

Lapsi.al ka përzgjedhur më poshtë disa nga momentet kyçe të fjalimit parë nën dritën e dosjeve të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. Shumë prej sinjaleve që lëshoi Rama e rëndojnë Veliajn. Në fjalët e kryeministrit shprehet qartë distancimi nga të hetuarit për korrupsion dhe nxitja që hetimet të vazhdojnë më tej, pasi askush nuk do të ketë mbrojtje politike. Le t’i marrim me radhë:

1)

Në fillimet e fjalimit, pasi ka bërë një përshkrim të zymtë të Shqipërisë para vitit 2013. Më pas vazhdon të flasë për dosjet e korrupsionit që prekin socialistët. Që në rreshtat e parë, kuptohet se nuk pritet asgjë e mirë për Veliajn nga ky fjalim. Rama pranon se PS nuk ka fituar ende imunitet ndaj korrupsionit dhe pranon se në Partinë Socialiste ka ende për të pastruar.

“Edhe pse kemi pastruar jo pak nga kanalet dhe vatrat kancerogjene të korrupsionit në këtë vend, ka shumë akoma për të pastruar. Edhe brenda vetë partisë sonë mbetet akoma shumë punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit” thotë ai.

Mesazhi negativ për Veliajn

2) Tonet ngrihen dhe qëndrimet ashpërsohen më tej. Rama bëhet më i drejtpërdrejtë. Gati kërcënues. Të korruptuarit i quan tradhtarë të PS dhe parazitë. Nuk ngurron që në shembujt e tij të përmendë drejtuesit e bashkisë.

“Kushdo që është zgjedhur në krye të një bashkie ose punon si drejtues dhe përgjegjës në nivelet e tjera të administratës shtetërore, qendrore apo vendore, nëse fut duart në arkën e këtij shteti dhe në xhepat e këtij populli, nuk është ne, nuk ka sesi të jetë ne dhe as se si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes!” shprehet Rama.

Mesazhi negativ për Veliajn

3) Një ndër momentet më të ashpra në fjalimin e Ramës është kur krahason bashkëpuntorët e tij të korruptuar me minjtë. është i bezdisur se pse i kërkojnë atij të japë llogari në emër të tyre. Mes shembujve që merr për këta që i quan “minj”, nuk harron të përmendë edhe funksionin e kryetarit të bashkisë dhe drejtorëve të bashkisë.

“I dëgjoj edhe kur thonë hajde na jep përgjigje ti Edi Rama për këtë miun një karrige më poshtë, tre karrige më tutje apo edhe njëqind kilometra larg teje, se edhe ai i yti është, i Partisë Socialiste është… Jo, jo, s’është as i imi, as i yni, po është vetëm dhe ekskluzivisht i drejtësisë, cilido që privilegjin për t’i shërbyer këtij vendi, në daç si ministër qeverie, në daç si kryetar a drejtor bashkie e në daç si përgjegjës drejtorie, e përdor për t’i vjedhur këtij shteti e për t’i futur dorën në xhep këtij populli”

Mesazhi negativ për Veliajn

4) Mes këtij mllefi të shprehur në transmetim live në të gjitha televizionet kundër të korruptuarve, nga fjalimi i Ramës vjen edhe një sinjal që mund të konsiderohet pozitiv për veshët e Veliajt. është pozicioni i tij si drejtues politik i institucionit, që sipas Ramës nuk mban përgjegjësi për korrupsionin e vartësve.

“Në sistemin ku jetojmë individi është sovran,- thotë Rama,- ndërsa përgjegjësia e familjes, farefisit, kolektivit, partisë, është vetëm një bisht i mendësisë ende të gjallë të sistemit komunist, ku koka e prerë e një individi rrokullisej me të tjera, sipas oreksit të partisë-shtet që ushqehej me dogmën morale të fajit kolektiv. Në këtë sistem mbajmë secili mbi shpatulla kokën e vet dhe nuk ekziston fajësimi me asocim”.

Mesazhi pozitiv për Veliajn

5) Ndoshta përgjigjia më e drejtpërdrejtë për bashkëpuntorët që presin mbështetje politike nga ai, është ajo kur Rama sqaron se Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie. E ka përsëritur disa herë këtë para arrestimit të Lefter Kokës dhe para përpjekjeve të SPAK për të arrestuar Arben Ahmetajn. E përsëriti edhe sot, me të njëjtin zell si dikur.

“Jo po PS-ja duhet t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti duhet s’duhet t’i lëshosh njerëzit e tu!”… Ah jo jo, unë nuk lëshoj djalin e vogël në ndonjë shkëmb të lartë mbi det kur do të hidhet, po nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur i vjen ora të thirret. “Jo po s’kam bërë asgjë, po më bien në qafë se ma bën ky e ma bën ai, se SPAK-u kështu e SPAK-u ashtu”… Nëse s’ke bërë asgjë s’ke nevojë të të mbaj unë dhe PS-ja, të mban e vërteta, prandaj lufto për të vërtetën tënde, se kjo parti e kjo qeveri nuk bëjnë dot asnjë koment për çështjet që hap SPAK-u, jo më avokatinë e një drejtori, kryebashkiaku, deputeti apo ministri të kërkuar nga SPAK-u” u shpreh Rama.

Mesazhi negativ për Veliajn

6) Në mbledhjen e sotme, Rama ka përsëritur fjalët që dikur i kishte thënë Arben Ahmetajt. Ish-zv.kryeministrit iu referua si “ndonjëri që nuk është më këtu sepse zgjodhi të bënte një rrugë e dy punë”. Sigurisht që artikulimi i mesazheve, që dikur i lëshonte për Ahmetajn, sot nuk parathotë asgjë të mirë për Veliajn.

Kush e vë këmbën në një dërrasë të kalbur, e di mirë çfarë bën. Prandaj nuk jam unë dhe PS-ja që lëshon kur i dridhet toka nën këmbë, por është ai që ka lëshuar PS-në bashkë me mua. Pastaj kur thonë, “Rama e ka kështu se i përdor dhe i hedh si limona të shtrydhur se nuk i duhen më”, e kanë shumë gabim. Kush e ushqen me korrupsion krimin e dëshirës për vetëpasurim përmes funksionit publik, nuk është një limon i shtrydhur që e hedh unë, por një mollë e kalbur që bie vetë” u shpreh kryeministri.

Mesazh negativ për Veliajn

7) Në një mënyrë disi më të stërzgjatur, Rama foli edhe për rastin e Veliajt në SPAK. Kryeministri u shpreh se nuk ka pasur mëdyshje se ia lë drejtësisë fatin e dosjeve, qoftë edhe aktualisht, kur kryebashkiakë në detyrë thirren në SPAK. I përmbledhur mesazhi i tij ishte si më poshtë:

“Nuk ka pasur asnjëherë, asnjë mëdyshje, për t’ia lënë drejtësisë tërësisht në dorë fatin e çdo çështje të hapur nga SPAK. ….qoftë dhe kur të tjerë akoma, aktualisht edhe ministra apo krye bashkiakë në detyrë thirren në SPAK që të japin sqarime për një çështje të caktuar” u shpreh kryeministri.

Mesazhi negativ për Veliajn

8) Kur kryeministri Rama u përgjigjet kritikëve për përgjegjësinë e tij morale në çështjet e korrupsionit, tërthorazi ai e justifikon Erjon Veliajn në raport me dosjen e drejtorëve hajdutë. Sipas Ramës “morali përcaktohet nga raporti individual me ligjin dhe nga raporti me zgjedhësit, në funksion të punës për të cilin je zgjedhur, jo nga fajësimi me asociim, “meqë u kap ky, atëherë s’ka sesi mos ta dish dhe ti”.

“Kërkesat e një minorance ulëritëse për “koka turku” përtej kokave që “pret vetë drejtësia” janë jo pa asnjë themel moral, por pa asnjë themel logjik në funksion të luftës reale me korrupsionin e cila nuk përparon por bën vetëm hapa mbrapa” u shpreh kryeministri.

Mesazh pozitiv për Veliajn

9) Kur flitet për përgjegjësitë politike dhe morale për korrupsionin, Rama nxorri gjithnjë justifikime në fjalimin e tij. Duke qenë vetë i zgjedhur politik, Veliaj gjen strehë më së miri në shfajësimin që kryeministri i bën vetes për korrupsionin e vartësve.

“E pakuptimtë fare pastaj është dhe ideja që kryeministri, ministri, kryetari i bashkisë duhet t’i mbajnë pishën tërë vartësve të tyre dhe duhet të dinë çdo gjë sepse në fakt, nëse do të provonin të bënin këtë do duhet të shpërdoronin detyrën duke futur hundët në procedura dhe procese që ligjërisht janë të pavarura prej tyre dhe për të cilat, përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar” shprehet Rama.

Mesazh pozitiv për Veliajn

11) Në fund të fjalimit, kryeministri Rama ka pasur një thirrje për t’u ulur në tryezë me opozitën. Ftesa artikulohej në kohën kur qindra qytetarë ishin përballë bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov dhe tymuese në dyert e institucionit që drejtohet nga Erjon Veliaj. A mund ta ndërpresë opozita papritur protestën e saj? A do të kërkojë ky kompromis një kurban? A është Veliaj kurbani që ofron Rama? Mbetet për t’u parë, por ftesa për opozitën, pa e dënuar asnjëherë protestën e saj, nuk premton asgjë të mirë për Veliajn.

“Konsiderojeni këtë iniciativë tonën si mundësinë tuaj, për të filluar të mendoni se çfarë duhet të bëni për shtetbërjen europiane kur dëshira juaj që të vini në pushtet të plotësohet dhe ju të jeni qeveria dhe kijeni parasysh që kjo iniciativë kërkon një punë të madhe, ende më të madhe sesa puna për reformën në drejtësi, çka do të thotë që do të marrë disa vjet” u shpreh kryeministri.

Mesazh negativ për Veliajn

është e vështirë të thuhet nëse marrëdhënia mes Ramës dhe Veliajt ka kapur fundin, aq më tepër kur zgjedhjet parlamentare janë vetëm një vit larg. Edhe pse shumë nga ato që tha Rama sot, nuk janë muzikë për veshët e Veliajt, duhet thënë se kryeministri është rezervuar dhe nuk ka zbuluar shumë. Ai ka mbajtur gjallë gjëegjëzën për pozicionin që do t’i japë Veliajt, duke pranuar se pavarësisht goditjes së SPAK, Veliaj i duhet ende./Lapsi.al



22 Comments

    1. sa e trishtueshme duhet te jete te propagandosh dhe tja mbash ne goje pushtetit gjithe kohes. besome qe do ju dale te femijet kjo qe po beni dhe do jete shume vone. ti mbase do ja hedhesh do vdesesh po pasardhesit e tu do luten qe mos ishin lindur kurre

      1. Tamam, janë kaq debila sa nuk e kuptojnë që edvini i shtyp si morra këta patronazhistë idiotë që u duket vetja të rëndësishëm.

        1. Lali dhjeri mori fund!
          Në zgjedhjet e 2027 për bashkinë e Tiranës, kryetar bashkie zgjidhet Blendi Gonxhe.
          Ju pëlqen!
          Dhe patronazhistët deri atëherë do të jetojnë gjithmonë të lumtur.

  1. Cfare legeni ky e shtrydhi mire lali erin e fiqve tani dhe foton e retushon si shoku enver qe hiqte nga fotoja tradhetarin mehmet shehu.ky nuk ka ndryshim nga shoku enver si diktator i kamufluar

  2. Paraja dhe lumturia

    “Money doesn’t make you happy. I now have $50 million but I was just as happy when I had $48 million.” (Arnold Schwarzenegger)

    Në tokë s’ke ç’e do pasurinë,
    mjafton një lutje lart te Zoti,
    pastaj prit sa t’i bien bolet dashit,
    dhe bën terë kohës një jetë koti.

    Të gjithë të barabartë në varfëri,
    mjafton një copë bukë e zemër mirë,
    se kështu është fiks lezeti i jetës,
    vdes pa plotësuar asnjë dëshirë.

    Me këtë përrallë gënjejnë botën,
    tallen e mbajnë popullin nën udut,
    rrojnë si pasha e madje si mbretër,
    dhe populli ha mender nje mut.

    Sidoqoftë justifikimi është gati,
    kur vdes në parajsë do vesh i pari,
    do kesh edhe krahë porsi ëngjëll,
    tashmë fluturon edhe gomari.

    Mjafton që partia të jetë e para,
    në vend të bukës, populli dhe bar ha,
    ç’i do paratë, ato s’i ha as qeni,
    me këtë klishe të bëjnë për budalla.

    Të bëjnë për idiot ata të fesë,
    politikanët dhe ca tradhëtarë,
    të shesin bukur sapunin për djath,
    por s’është kushdo si një gomar.

    Jeta s’është thjesht bukë e përditshme,
    njeriu është një qënie me nevoja,
    e vërteta do thënë ashtu sic është,
    jeta s’është lojë, nuk bëjmë dot gjoja.

    Politikanët vjedhin të pangopur,
    pa pikë turpi e plot babëzi,
    veç gënjeshtra dhe dardhaxhinj,
    e askush s’mban përgjegjësi.

    Më mirë mos na thoni më gënjeshtra,
    do jetojmë si duam kemi veç një jetë,
    me besim më mos na mashtroni,
    që shpresa të ketë vlerë vërtet.

    Nuk mendojmë që jemi të humbur,
    fatin tonë e kemi vetë në dorë,
    asgjë vërtet s’është e pamundur,
    lufto mos rri si dele me këmborë.

    Shënim: La libertà senza giustizia sociale é solo la libertà di morire di fame. (Sandro Pertini.). Drejtësi sociale kemi kur gjithësecilit i jepet ajo që meriton. Mungesa e drejtësisë sociale bën që njerëzit mund të humbin sistemin e vlerave, dhe e vetmja vlerë drejt së cilës orientohen ngelet paraja. Kështu, ai që ka pushtetin e parasë në vend që të të shpërblejë me meritokraci (pra me drejtësi), në fakt të shpërblen me pabarazi, duke të të bërë “mbret” apo “skllav”, pra të hap apo të mbyll ato dyert sipas dëshirës apo interesit të vet. E si rrjedhim, e vetmja liri që të ngelet nëse nuk bindesh, është të jesh i lirë që të vdesësh urie. Prandaj do luftuar pa u dorëzuar, për të marrë meritat, që pushteti mos të të çojë ku të dojë ai, dhe nëse ajo derë e merituar s’hapet (se të kanë vënë mur nga pas), atëherë ta shëmbësh pa frikë atë mur. Në këtë mënyrë, paraja nuk do jetë pronari apo Zoti, por shërbëtori yt, që edhe nëse nuk të bën plotësisht të lumtur, të paktën do të të plotësojë nevojat, të ndihesh i realizuar e të jetosh me dinjitet.

      1. Qënkan bërë qesharakë fare këta patronazhistët e rilindjes, u paska dhënë Lali Eri apo Babloku PhD e sufllaqexhiut të partisë. Dhe e vetmja gjë që dinë të thonë ik mos na çaj karin. Këta !!! Të kastruarit e partisë që tërë kohës ngelën duke ngrënë kar.

    1. “The thief who isn’t caught is an honest salesman” (Romanian Proverb)
      The man enslaved to wealth can never be honest. (Democritus)
      “In a time of deceit telling the truth is a revolutionary act.” (George Bernard Shaw)

  3. Kurban – shkruar nga kush e di kush, por mban si autor Edi Rama. Picka e Lindes dhe Ajoles jane bere shpella per shpellaret e PS qe mendojne se do vidhnin bukur e jo ne menyre flagrante! Ne 12 vjet PS ka vjedhur rreth 24 miliarde €! Burgu eshte gjeja me e vogel per ta sepse parate i duhen kthyer popullit qe ka zhvatur kjo parti gjakpirese!

  4. Rilindja ësht një nga epokat më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar.
    Ishin rilindasit e shquar që bënë gjithshka për të ndërtuar një shtet shqiptar.
    Po çfarë do të rilindë në Shqipëri PS e sotme , ish Partia famëkeqe diktatoriale komuniste e Enver Hoxhës ?
    Faktikisht ky sekt i komunistëve që po ndyjnë fjalën “rilindje”, kanë sjellë një sistem “modern” monist , tërësisht të korruptuar me vota të vjedhura apo të blera me para të pista.
    Edhe Enver Hoxha bëri të njejtën gjë që po bën Edi Rama sot.

    Akuzoi të gjithë bashkëpuntorët e tij të ngushte duke i burgosur e pushkatuar duke ju a vënë fajin atyre për të gjitha krimet e diktaturës komuniste, kur faktikisht ata u treguan të zellshëm në krimet e tyre për të zbatuar urdhërat e tij.

  5. Shkelzeni eshte nje nga malet me te larte ne trojet shqiptare!
    Kulla duhet te quhet, “ Mali Shkelzen”!
    I kam than shpesh Xenit, te beje mire me kete kulle!
    Uroj te me degjoje! Katin e fundit don ta mbaje per vete dhe Karminen!
    Katin poshte per Jamleshi, Gita dhe Desara!
    Nga nje kat per Çiljeta, motrat vokshi, tritan shehu, I Qimi i pekajve, stresi, sali lusha, rustem e çlirim gjata, fahri e klevis balliu, etj etj!

    1. hahahahahaha Çiljeta mbeshtet PS tani o rrote. dhe patronazhist dhe i painformuar – turp per zanatin tend

    1. BIE RRUFEJA NE HALE AQ DO BIER DHE MBI ZAGARET HAJDUTERITE ME TE MEDHENJ NE RRUZULLIN TOKESOR NE GLOB NUK GJEN SI FASHISTI EDI ERIJONI. BALLUKRRAT SPIROPALAT E TE GJITH NE RADHE MJER MJER DHE MJER POPULLI QE NUK. COHET NE PROTESTE PER BUKEN E FEMIJES QE QAJNE PER NJI AKULLORE QE NUK JA BLEN DOT PRINDERIIII VDEKESHIN O ZOT
      SUPER TE VARFER. POPULLI
      PRANDAJ COHUNI COHUNI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *