• |
ide | kryesore

Video/ Tallja e shëmtuar e interistëve, Theo një qen: Dumfries e parrulla injoruese për anësorin e Milan

Sport, Video
Dumfries



Talljet e futbollistëve të Inter ndaj kushërinjve të Milan vazhdojnë, madje duke e tepruar. Këtë herë është lojtari holandez Denzel Dumfries që ka nxitur turmën. Viktimë e talljes së shëmtuar ka qenë anësori francez i kuqezinjve Theo Hernandez.

Mes të dyve nuk ka një raport të mira e as ka patur ndonjëherë, siç e dëshmoi edhe përplasja e ndodhur në derbin e fundit që rezultoi me përjashtimin e të dyve nga fusha. E kështu, Dumfries, gjatë festës së kampionatit, të organizuar në rrugët e Milanos, ngriti një banderolë që mbante një vizatim të një qeni me kokën e Hernandez, që e mban me zinxhir. E qartë se gjesti do të shkaktojë polemika të forta.

Nuk është se ka bërë më pak në këtë kënvështrim edhe Lautaro Martinez, i cili i nxitur nga turma, së bashku me mbështetësit e shumtë, këndoi një refren me përmbajtje shumë të qartë: “Kush nuk kërcen bashkë me ne çfarë është, është një milanist, copë m*ti”.

Lexo më tej“Kush nuk kërcen është bardhezi”: Cuadrado tërbon ish-tifozët, duke u hakmarrë me ish-klubin

Ofensiv ndaj kushërinjve të qytetit edhe Davide Frattesi, që pas trofeut të parë në sezonin e parë me zikaltrit: “Milanist llafazan” është banderola e shfaqur nga lojtari zikaltër.

frattesi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *