• |
ide | kryesore

“Kush nuk kërcen është bardhezi”: Cuadrado tërbon ish-tifozët, duke u hakmarrë me ish-klubin

Sport, Video
Cuadrado



Pasi fitoi pesë tituj kampion, katër Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë me fanellën e Juventus, Juan Cuadrado festoi tringjyrën e tij të parë me Inter. Kolumbiani ndryshoi qytet, pasi u “shkarkua” nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit të kaluar. E tani, Cuadrado ka menduar se është momenti i hakmarrjes.

Nuk është rastësi që ish-lojtari bardhezi është bërë pjesëmarrës pikërisht i korit të njohur tashmë të tifozëve ‘kush nuk kërcen është bardhezi’. Kori i mijëra tifozëve që duartrokitën zikaltrit përgjatë paradës që e çoi ekipin nga San Siro në Duomo ka parë të hidhej pikërisht ai që me fanellën e Juventus ka qenë i lidhur fort. Një hakmarrje e vogël që nuk i ka pëlqyer aspak ish-tifozëve të anësorit kolumbian, i cili u mbulua nga ofendimet përmes rrjeteve sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juan Cuadrado (@cuadrado)

Lexo më tejInter, një festë e paparë asnjëherë me një numër të ri në mendje: Marotta mendon që tani për… 21

Një kor të cilit në fakt i është përgjigjur edhe tekniku zikaltër Simone Inzaghi. Tekniku i Inter, gjatë ndeshjes me Torinon të fituar 2-0, ka reaguar ndaj thirrjeve të San Siros duke u kthyer nga tifozët duke nisur të kërcejë. Në fund të fundit, Inzaghi nuk është se kishte ndonjë lidhje me Juventus, si Cuadrado.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *