• |
ide | kryesore

Hetimi parlamentar/ Ç’tregon dredhia e Ballës për ndërhyrjet në TIMS

Arkiva, Kryesore, Lajme



Deputetët e Partisë Socialiste kanë braktisur komisionin hetimor për ndërhyrjen në TIMS në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës, pas një gjysëm-dëshmie që ka dhënë Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbi këtë çështje. Largimi i tyre erdhi pas disa orëve debat, që u shkaktua nga një kërkesë e Taulant Ballës, i cili kërkonte që mbledhja e Komisionit Hetimor të zhvillohej me dyer të mbyllura, ndërsa deputetët e pranishëm duhej të ishin të pajisur me certifikatë sigurie.

Kërkesa e Ballës u bë publike pak minuta para orarit të caktuar për të dëshmuar në komisionin hetimor. Në kërkesën e tij, njoftoi grupi parlamentar i PS, Balla pretendonte se çështja “TIMS” “është objekt hetimi penal e për pasojë të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave hetimore që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër”.

Kërkesa e ministrit të brendshëm vuri në lëvizje një dinamikë që mund ta çojë dëshminë e tij drejt afateve kohore të pacaktuara. Me këmbënguljen e deputetëve socialistë në komision u bë e mundur që mbledhja të vazhdonte më dyer të mbyllura.

Por në përgjigjet që dha, Balla është treguar i rezervuar me pretendimin se 5 deputetë nga Partia Socialiste dhe 3 nga opozita nuk kishin certifikata sigurie dhe ai nuk mund të ndante me ta sekretet që kishin dalë nga komisioni hetimor.

Pas kësaj gjysëm-dëshmie, mbledhja është ndërprerë.

“Taulant Balla ende nuk e ka nisur dëshminë e tij” tha kreu i komisionit, Ervin Salianji për gazetarët. Por ndërkohë që ai fliste, në përfundim të dëshmisë së Ballës, socialistët përgatiteshin të largoheshin nga komisioni.

“Dëshmitarët e tjerë po presin në radhë. Ka një vendim të prokurorisë që ka sjellë Ervin Muçën” tha Salianji.

Deputetët e opozitës qëndruan për të marrë në pyetje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-Drejtorin e arrestuar të Teknologjisë, Ervin Muça, ndërkohë socialistët kishin braktisur komisionin. Fjalë e Taulant Ballës që deputetët duhet të ishin pajisur me certifikatë sigurie, ata e përkthyen në ndërprerje të menjëhershme të punës së komisionit.

“Ajo që duhet të kuptoni është se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën e komisionit për të hetuar, kur ligji për sekretin hetimor na kërkon ne duhet të pajisemi me certifikatën e sigurisë”, tha Toni Gogu bashkëkryetar i komisionit, para se të largohej nga mbledhja.

Dëshmia e Taulant Ballës që përmban sekrete shtetërore janë një ndryshim 180 gradë i pohimeve që ministri bënte kur nisën denoncimet e para për ndërhyrjet në sistemin TIMS. Në verën e vitit të kaluar, Ministri i Brendshëm ka daë me versionin se TIMS nuk kishte asnjë rrezik dhe se në sistem nuk kishte pasur asnjë ndërhyrje.

Gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Çështjeve Europiane, në Gusht 2023 Balla shprehej: “Dua të garantoj se të dhënat e çdo qytetari në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem. I fortifikuar dhe falë mbështetjes së partnerëve”

“Rezulton se nuk ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje. Kur kthehet balta në piedestal, flitet për përdorim të të dhënave. Kjo është e pamundur!” shtonte ai.

Edhe disa muaj më vonë, kur hetimet vazhdonin në prokurori, Taulant Balla mohonte çdo mundësi që të kishte pasur ndërhyrje në TIMS. “Nuk ekziston asnjë shqetësim që ka pasur rrjedhe të të dhënave nga sistemi TIMS. E vërteta është që një ekip i ri i brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë nga qershori, ka marre përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit teknik dhe sigurisë natyrshëm që ata që janë larguar mund të kenë kritika, ankesa, mund të ngrenë dhe dyshime për punën që bëjnë ata që kanë marrë këtë detyre, garantoj çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë se asnjë e dhënë nga TIMS nuk ka rrjedhur dhe s’ka pasur asnjë problematike” shprehej ai në tetor të vitit të kaluar.

Tani që drejtori i Teknologjisë është në arrest shtëpie dhe kur opozita i kërkon llogari, Ministri i Brendshëm fshihet dhe refuzon të flasë. Ai thotë se nëse flet, rrezikon të nxjerrë sekrete shtetërore. Por atëherë përse doli garant se nuk kishte ndodhur asgjë? Pse e mbrojti ish-drejtorin e arrestuar Ervin Muçën?

Heshtja për pyetjet e mësipërme shton dyshimet se ndëryrja në sistemin TIMS nuk ishte një punë e Ervin Muçës, por se urdhri erdhi nga lart dhe Muça ishte thjesht një i keqpërdorur që me gjasë do të mbajë burgun dhe nuk do t’i tregojë “shokët”./Lapsi.al



15 Comments

  1. Sa qesharak minister. Dhe sa injorante anetaret e komisionit nga opozita. Nese deshmia permbante te dhena te klasifikuara (kupto “sekret shteteror”) subjekti i thirrur duhet te lajmeronte komisionin me heret. Injoranca mbi ligjin dhe keqperdorimi nga te dy palet jane uleritese. Te thuash sekret hetimor, do te thote qe materialet burojne nga organi i akuzes, prokuroria. Ajo perpunon dokumente nen sekret hetimor. Dhe qe ska asnje lidhje me ate shteteror qe ka regjim tjeter juridik. Per rrjedhoje, hetimori nuk kerkon certifikate sigurie, shteterori e ka detyrim. Dhe nese eshte shteteror, atehere i bie qe ministri ose dallkauku i policise paskerkan materiale qe i perkasin te themi SHISH ose AISM, ose te dhena nga pergjime te kominikimeve elektronike. Qe jane pa vlere per komisionin. Nejse, utopia juridike nen kete qeverisje te shashtis nga idiotesia dbe injoranca se bashku. Dhe me keq kur komisioni ka anetare njesoi pyka ne diell.

    1. Pyetjet qe ben gazetari do te duhej tja bente komisjoni.
      1. Pse jeni shprehur se nuk ka nderhyrje
      2. Pse dolet garant per drejtorin e IT
      3. A keni te dhena qe realitet ndryshon me ate cfare keni pohur ne fillim
      4. Cfare masash keni marre per te verifikuar pohimet e gazetareve

      Pa hyre fare ne sekrete hetimore keto do perbenin pyetje te veshtira per tu pergjigjur.
      Mos marrj e masave do perbente minimalisht shperdorim detyre me pasoja te renda per cenimin e sigurise kombetare.
      Komisjoni nuk duhet te shkoje si ne dasem por duhet te pregatitet mire.

  2. Ju të ofendoni llogjikën. Që Taulant Balla paska thënë nuk ka asnjë problem me sistemin TIMs (që duhet verifikuar se ju të Lapsit gënjeni sikur merrni frymë) dhe që informacionet që ka janë të klasifikuara për sigurinë kombëtare nuk ka asnjë kontradiktë.

  3. Siguria kombetare?
    O malok tepelwne o mongol lekurtrash, te qivja trurin e vogel. Ezofagun perdore per te dhjere taulantin.

    1. Çfarë shkruaj unë dhe çfarë shkruan ti nuk kanë asnjë lidhje me njera tjetrën. Mëso shqip se është turp.

  4. Giovanni Falcone gjygjtari Italian ka thene ” Segui i soldi trovi la mafia” ndjek paret gjen mafien. Dhe politika non mendo sot per neser. Per veten e tyre ata kane menduar qysh ne vitin 1941 kur themelua PKSh. Te thuash qe nuk kane vrare, vjedhur, mashtruar, share, tallur, perdhunuar, persekutuar,shfrytezuar, internuar, urryer,dhe shqiptaret kthyer ne skllever, “se bare do ham dhe parimet nuk I shkelim” ka thene Enver Hoxha. Po cilat ishin keto parime qe nuk duheshin shkelur?
    Une po e ilustroi me poesine e Ismail Kadare : MOTIVE PER ELEKTRIFIKIMIN E PERGJITHSHEM TE SHQIPERISE , 1968
    Sharja dhe urrejtja( shenim imi)
    1. “Pak drite, pak drite…”/ C’eshte ky ze i thelle,/ Kush e ka humbur rrugen buze humnerave ?/ Eshte Migjeni,/ Kerkon nje pishe, vertitet,/ Hapat e tij gjemojne thelle gropave te poemave./
    Pak drite,/ Por drite s’ka / Nata rendon/ Mbi udhet, tjegullat e pullazit, mbi fatet,/Mbi merzine e vajzerise, plazhet, klithmen, e gjaksit,/ Mbi kengen e bulkthit, vetmine e shkrimtarit./

    Planet (tabela)per klasifimin e popullit dele , dhe te varfer, pra vjedhje dhe vrasje,atehere ne komunizem e sot ne “kapitalizem”. Dhe te pasurit, pra cifligaret dhe hyzmeqaret, sic ka thene Ramiz Alia ( shenim imi).

    2 .Gjeografia ekonomike./ Shqiperia, tabele. / Kaq grure,kaq dele, kaq krom, hekur-nikel / Sa ishte energjia eletrike per fryme?/ Ah, mbylle librin dhe hap me mire dhembjen./
    ( ketu shkrimtari i madhe ka parashikuar ” demokracin” shenim imi)
    Ashtu sic hanim nje here mish ne vit/ Ne dasme api ne zi./ Ashtu e merrnim/Gjithe dozen e elektricitetit te vitit befas/ Ne formen e nje rrufeje vdekje./ Ky gjemim i shkurter,/ Kjo drite e bardhe / I vetmi elektricitet mbi kaptinen shqiptare./

    Sklleverit qe ndertojne hidrocentrale qe athere ne komunizem e ne ” demokraci ” shqiptaret pa drita kane qendruar , dhe miliarda dollar kane prodhuar , por ku kane shkuar?(shenim imi)
    3. Ujrat hidhen ne male si dhit e era,/ Ne do ti ndjekim pas,/ Do ti zeme permes shkrepave,/ Ujrat bien rob ne qafat e maleve,/ Dhe sajohen mjekrat e hidrocentraleve./
    Ne pjerresite e digave shkume e bardhe,/Sterkala, ylbere, levizin, rreshqasin./ Permes dritave komuniste, mbi betonin e diges/ Derdhet mjekra vigane e perjetshme e Marksit./
    Kadare parashikon popullin shqiptare ne ” demokraci” dhe te ardhmen e tije politike me nje Zog, ndofta kemi nevoj per nje mret ? Turrna, edhe kjo na mungon. (shenim imi )
    4. Dhe do te shfaqen kudo maje shtyllave- te larta, / Grumbuj – grumbuj si zogj,/ Izolatoret e bardhe,/ Zogj, qe nga stina e komunizmit na kane ardhur./
    5. Dhe do te behet drite./ S’eshte bibla qe flet./ Eshte Partia. Zeri i saj si gjemimi/ Kalon permes zemrave te popullit si permes reproduktorve,/ Rritet e rritet gjithnje./ (C’jehone madheshtore !)
    E ardhmja e shqiparit me tradhtin Enverite ne bashkepunim me fashistet Italian dhe Ameriken planifikuar nga 1944 (shenim imi)
    6. ( Dhe kur te shkoje malesori i vogel ne teater / kur te shohe pjeset e zymta te Shekspirit,/ Do te thot me vete:/ Natyrisht kaq intriga / Te frikshme e te erreta ka pasur ne mesjete,/ Gjersa s’kishte hidrocentrale / Dhe elektricitet!)

    Peseri pytja vjen nayrshem sa miliarda euro apo dollar ka prodhuar shqiperia me nafte, hekur-nikel, krom, gaz, uje, mermere , pune te pa pagur dhe taksa ne ” demokraci” ? Sikur, e them minimumin, 10 miliard euro ne vite, per 33 vjet ” demokraci ” jane 330 miliard!
    Duhet ndjekur paret per te gjetur mafien.
    A munden politikanet e familjet e antarve te Byros Politike nen betim te deklarojne pasurin e tyre? Po ashtu per klase politike ne ” demokraci” . Se kjo toke e deti shqiptare kane shume pasuri qe vjedhet qe nga 7 prilli 1939.

  5. Gënjeshtra me bisht. Le që ska sekrete shtetërore sepse ato i dinë të gjitha trafikantët e drogës ,ata punonjës policie të korruptuarrit Balla.
    Dhe opozita nuk kërkonte ato !! Pyetjet ishin më të thjeshta e me karakter të përgjithshëm e për këtë nuk ishin pajisur me çertifikatë sigurie.
    Do sillen kështu për ta stër zgjatur këtë komision.
    Janë fytyrat më të poshtra këta bastardë rusosllavë!!

  6. Nuk po merret vesh se për çfarë “sekreti hetimor” bëhet fjalë këtu.
    Ngjarja me ndërhyrjen në serverat e TIMS nga persona të pa autorizuar , është cekur nga të gjitha mediat duke i përmendur me emra të gjithë grupin abuzues.
    Problemi është se kush i ka dërguar ata për të ndërhyrë atje e me çfarë qëllimi.
    Qëllimi është i kjartë.
    Qeveria ka qenë e interesuar që të mos të dalin të dhënat e TIMS për hyrje-daljet në dogana të “kuadrove” të larta të partisë, në shoqërimin e bosëve të mafies.
    Kush tjetër ka qenë më i interesuar të mbahet “sekret” kjo, veç ish kryetarit të grupit socialist të Parlamentit, tani ministër i mbrendshëm ?
    PS ka përzgjedhur si kryetarë të grupeve të komisioneve hetuese, dy kaposhë deputetë relativisht të rij , që nuk e njohin debatin po dijnë të bëjnë vetëm zhurmuesin, Ndrecën e Gogun.
    I ka “ecur” Ndrecës që të bëjë prokurorin Rrapi Mino me znj. Vokshi , po predikuesit Gogu, nuk i ecën që të bëjë vetëm monologje me Salianjin pasi ai është shpuzë nga goja.

  7. Per te ilustruar disa disa shprehje , ose intriga ndaj vendit tone, dhe klasen politike Enveriste te shitur, dje dhe sot, po citoi nga Poema Ankete
    Ismail Kadare, 1956-1966
    Pjesa 2 , strofa e dyte
    Isha si nje liman/ Hapur ndaj ernave dhe valve / Te te gjitha kontinenteve dhe oqesneve,/ Te gjitha enderrate e deshirat lundronin drejt meje,/ Si ne nje gji te sigurt,/ Mrojtur nga shqotat e rrepta; / Tek une , femija, Une- ” città aperta ”

    Enver Hoxha dhe fashistat Italian.

    Poema Ankete, pjesa 3 , strofa 12 e 13.
    Dhe hyn./ Sic eshte plot vetetim fortuna,/ Plot plage pushkesh eshte ky udhetar./ Nis e kendon kenge hajdutesh,/ Per nje bli, per dik qe lekundet ne litar./

    Nje dite i them une ” Udha e mbare” / Erdhi nje tjeter, / I ngrysur shkel ne prag./ Ky ishte m’i tmerrshmi i ujqerve detare,/ Me emerin Bill, Xhon Silvers, ose Flinti plage,/

    Pra sic i kendon Kadare, Enver Hoxha dhe klasa politike e quajtur komuniste dhe ajo ne ” demokraci ” kan shitur interresat e vendi per te ardhur e qendruar ne pushtet. Jemi nje koloni Italo Amerikane e pa deklaruar.
    Dhe ajo llogari qe bera me siper duke u nusur nga minimumi i pasuris kombtare ne keto vite te “demokracis”, 330 miliard euro i konsideroj te kursyra, pa llogaritur shitje energjis elektrike.
    Pra kjo shume do te kishte bere shqiperin shtet modern, dhe populli i pasur.
    E rendesishme eshte qe te kemi politikanet super te pasur dhe nje grup njerizish qe i bajne fresk kesaj politike.

  8. Ja dhe shoku Tao Balla. ky kokrra Katunarit,

    me gojen shtremberuar nga “Vegla” e Kryetarit.

    Simboli i peshtire i servilit ndonese me kostum veshur,

    ngjan krejt si Dordoleci klloun qe ben per te qeshur.

  9. Akuza/ Berisha shkeli sërish arrestin, avokati: Ish-eurodeputeti Brook mori 300 mijë euro që të mbante fjalim te ballkoni i ish-kryeministrit,pasuria kriminale e serbit salih po behet rrush e kumbulla qe salihu te zbrese nga ballkoni i arrestit.aty si nje Qen serb do te ngordhesh o salih.

  10. Zagar serb osht Edver qelbesira qe Jo me larg sot u kap per qafe me sivllaun e vet Vuqimin dhe Albinit I dha vetem doren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *