• |
ide | kryesore

Në Itali tani duan që Atalanta të mos fitojë më: Gjimshiti me shokë mund t’i heqin italianëve ekipin e gjashtë

Sport
Atalanta


Në Itali i kishin bërë hesapet pa hanxhiun. Ose më mirë, nuk kishin marrë parasysh faktorin Atalanta. Vendi i gjashtë i Serie A në Champions League varet nga një fije krejt zikaltër. E kjo, jo vetëm sepse ishte, dhe është e nevojshme që Atalanta të fitojë finalen e Europa League kundër Bayer Leverkusen, gjë që është plotësisht e mundur, por edhe sepse një seri e mundshme pozitive në kampionat e të besuarve të Gasperinit do t’i hiqte Italisë mundësinë e futjes së gjashtë skuadrave në Europën e të mëdhenjve.

JA PËRSE…

Për tu sqaruar: barazimi i Juventus ndaj Salernitana, i kombinuar me përplasjen direkte të hënën e 20 majit mes Bolonjës dhe bardhezinjve, në fakt ka hapur një mundësi të pa marrë në konsideratë deri më tani, përkatësisht që Atalanta të mund të hyjë në katërshe. Llogaritjet bëhen shpejt: bergamaskët, që duhet të rikuperojë ndeshjen ndaj Fiorentinës, mund të arrijë me tri fitore, 72 pikë. Një kuotë e paarritshme për Juventus dhe Bologna, të cilët, pra, do të rrëshqasin në vendin e pestë. E duke qenë se për të arritur gjashtë skuadra në Champions, Atalanta duhej të fitonte Europa League, por të përfundonte jo më lart se vendi i pestë, “dëmi” do të bëhej.

KRYEQYTETI ME SYTË NGA BERGAMASKËT

Logjike, në këtë kuptim, që Roma dhe Lazio, përkatësisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë dhe të ndarë me vetëm një pikë në kampionat, t’i shikojnë zikaltrit e teknikut Gasperini me vëmendje të veçantë dhe me frikë. Që Champions të mbetet ende e mundshme, duhet të paktën një gjysmë hapi fals nga Atalanta në kampionat. Të paktën një barazim mes ndeshjes jashtë fushe në Lecce (salentinët tashmë të siguruar), ndeshjes në shtëpi kundër Torinos (në garë për një vend në Europë) ose, në fund, kundër Fiorentinës në rikuperimin e 2 qershorit, me gjithcka të përfunduar.

Lexo më tejVideo/ De Ketelaere vendos përplasjen direkte me Romën: Atalanta kualifikon Bologna e Juventus në Champions

Sepse në fakt, pavarësisht meritave të mëdha të Atalantës, fitimi i Europa League dhe më pas largimi i italianes së gjashtë në Champions League me 9 pikë në tre ndeshjet e ardhshme të kampionatit, objektivisht do të ishte një shaka e hidhur. Është e qartë se këtu nuk nënkuptohet se Hyjnesha duhet të bëjë llogaritë e të tjerëve, por e sigurt është se fati i Italisë është tërësisht në duart e saj…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *