• |
ide | kryesore

Juventus zgjedh trajnerin e ri: akord dy vjeçar prej 3,5 milionë euro me Thiago Motta

Sport
Thiago Motta



Fjalët e Max Allegrit në prag të finales së Kupës së Italisë kundër Atalantës kanë shijen e lamtumirës: “E rëndësishme është që ndoshta të largohem nga klubi me një thesar të vogël…”, tha trajneri i Juventus në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me të ardhmen. Objektivi është ai për të mbyllur aventurën e tij të dytë me bardhezinjtë me të paktën një trofe, pasi është kualifikuar në Champions League, që për të do të nënkuptonte edhe arritjen e rekordit të tij personal të fitoreve në aktin e fundit të kompeticionit (aktualisht është në katër me Sven Goran Eriksson dhe Roberto Mancini). E te Juventus janë të përgatitur, aq sa akordi me Thiago Motta është total.

Nga ana e saj, Juventus tashmë po shikon përpara, gati për të filluar sërish nën drejtimin e ri teknik. Emri për të zëvendësuar Max Allegri, me synimin për të qenë sërish konkurrues dhe të suksesshëm, është ai I njeriut që bëri mrekullinë te Bologna: Thiago Motta. Tashmë është arritur një marrëveshje me trajnerin italo-brazilian për një kontratë dyvjeçare me opsion për vitin e tretë me vlerë 3.5 milionë euro në sezon. Vetëm se – siç raportohet nga corriere.it – firma ende nuk është vendosur.

Nuk është ende koha për firmën, sepse duhet mbyllur një sezon sa më mirë të jetë e mundur. E duke e zgjeruar diskutimin, duhet shpëtuar një periudhë trevjeçare shumë të vështirë brenda dhe jashtë fushës. Në anën tjetër është një Bologna që do të donte të mbante trajnerin e arritjes së pabesueshme: “Por ne do të respektojmë dëshirat e tij”, tha ditët e fundit drejtori sportiv i kuqebluve Marco Di Vaio. Do të ketë një takim këtë javë për të rinovuar kontratën e tij. Ndërkohë të hënën e ardhshme, me rastin e takimit mes Bologna e Juventus, Allegri dhe Thiago Motta do të gjenden ballë për ballë: e shkuara dhe e ardhmja bardhezi?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *