• |
ide | kryesore

Dokumentat/ Si trukohet një tender në bashkinë e Veliajt

Arkiva, Kryesore, Lajme
Tusha Qato Molla 5d



Kur del në publik për të bërë propagandë, Edi Rama flet për organizimin e tenderave dhe prokurimeve publike përmes Inteligjencës Artificiale (IA). Por në fakt realiteti është krej tjetër: shteti është me brekë nëpër këmbë dhe rolin e tij e luan vetë privati. Pra ato kompani që janë caktuar për të fituar luajnë edhe rolin e arbitrit shtetëror duke bërë punën dhe disponuar paswordet e komisionerëve që duhet të shpërndajnë paranë publike. Lapsi.al ka gërmuar së paku tre raste kur kjo ka ndodhur në mënyrë flagrante.

LEXO ME TEJ:

Armand Shkullaku: Arrestimet në Bashki/ SPAK si magazinë fruta- perimesh 

Sekuestrimi nga hetuesit i celularëve dhe kompjuterave të vartësve të  firmës private të drejtorëve bashkiakë, Maringlen Qatos dhe Redi Mollës dëshmon për një realitet rrënqethës. Djegja e ofertave të kompanive konkurente rezulton se nuk bëhej nga zyrtarët e shtetit, që ishin pjesë e Komisionit të Tenderave, por nga vetë kompania 5D që ishte edhe lojtar edhe arbitër njëkohësisht. Në mënyrë flagrante kjo shihet tek atribuimi i 150 mijë eurove për “rikonstruksionin e sheshit të parkimit tek Selman Stermasi”. Për ti fituar këto para konkuronin disa kompani, të cilat u përjashtuan prej garës nga një punonjëse e kompanisë 5D, e quajtur Manjola Bunguri. Ajo e bëri vetë “vlerësimin” e ofertave dhe shpalli fituese kompaninë e Mollës dhe Qatos. 

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”? 

Natyrisht e gjitha kjo ka ndodhur edhe me bashkëpunimin e drejtoreshës bashkiake të Tirana Parking,Eglantina Zëre, në dosjen e prokurorisë thuhet:

“Janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k”, e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Andi Bushati:Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Shtetasja Eglantina Zere ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhametllari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”, njoftoi dje SPAK për Zeren”. Lapsi.al ka arritur të sigurojë bisedat që figurojnë në dosjen e gjykatës ku ajo i drejtohet administratorit të kompanisë fituese 5D me termin “LAL” (shiko poshte në fund të shkrimit).

Kush është drejtoresha e bashkisë që i shpëtoi burgut

Në dosje figurojnë dhe bisedat e kryera mes administratorit të 5D Nestor Muhametllari, punonjës së kësaj kompanie Manjola Bunguri si dhe drejtoreshës së Tirana Parking, Eglantina Zëre.

Biseda e kryer mes shtetasve Nestor Muhametllari dhe Manjola Bunguri datë 23.09.2019:

Nestori: O Manjola, nga ajo lista që më dërgove ti nga Tirana Parking vetëm Ndregjoni dhe Turja kanë ngelur se të tjerët kishin ngatërruar ofertën. Këto duhen parë kur të kesh mundësi.
Manjola: Pa merak se i shikoj unë.

Biseda e datës 24.09.2019
Manjola: Nestor, Ndregjonit i gjeta plot mangësi. Se këtë kisha merak.
Nestori: Aaaaa shumë mirë. Shyqyr se atë kisha merak.

Biseda e datës 26.09.2019
Manjola: Nestor janë gati skualifikimet nesër në orën 9. Më vonoi pak Kevin Konstruksion se i kishte shumë të mira letrat, kurse Turja kishte plot mangësi.

Biseda e datës 28 shtator 2019
Nestori: O Manjola, taksirat e ke të shohësh pak edhe Shpresa.al se nuk po i japin dot drejtim.

Manjola: Ok pa merak.

Më pas, përjashtimet e kompanive që i caktonte punonjësja e 5D, Manjola Bunguri, i përcilleshin drejtorëshës së Tirana Parking Eglantina Zëre dhe miratoheshin formalisht nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Kjo sipas SPAK është faktuar nga bisedat mes Nestor Muhametllarit dhe drejtoreshës së Tirana Parking Eglantina Zëre.

Biseda e kryer në 24 shtator 2019:
Eglantina:C’bën mo… Do e mbyllim apo doni dru
Nestori: Ja kam dhënë Mannjolës, deri nesër mbyllet.

Bisedë e datës 28 tetor 2019:
Eglantina: është hedhur njoftimi i fituesit lal. Besoj sot e shpall APP dhe ecim përpara.

Me publikimin e fituesit edhe në Agjencinë e Prokurimeve Publike, drejtoresha e Tirana Parking uron Nestor Muhametllarin për tenderin.

Eglantina: Ecim tani, ta gëzosh.
Nestori: Thank You, jeni të paparë.

 

 

Por si episodi i “rikonstruksionit të sheshit të parkimit tek Selman Stermasi” ka edhe të tjera. Në një tender të zhvilluar nga Klubi Sportiv Tirana për rikonstruksionin e palestrës së mungjes, drejtoresha e këtij institucioni Deborah Keçi, i ka dhënë Nestor Muhametllarit usernamet dhe fjalëkalimet e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Biseda e kryer në 1 dhjetor 2020:
Nestori: Deborah duhet të më dërgosh urgjent kodet e 3 anëtarëve të KVO
Deborah: teuta.guri123456789, jetjon.mera123456789, reinaldo.glerazi123456789
Nestori: Më duhet dhe useri i atij që ka hedhur procedurën
Deborah: joana mullara sporti2020
Deborah: Do e bëni ju vlerësimin tani?
Nestori: Po po patjetër, nesër.

Pra edhe këtu tenderi është fiktiv. Atë e di edhe vetë Deborah Keçi që është përgjuar në një vend të thotë me të drejtë: “Aman kujdes se mos përfundojmë në burg”.  Edhe ajo e kupton paligjshmërinë e dhënies së fjalëkalimeve të anëtarëve të Komisionit të Ofertave, duke i mundësuar kompanisë 5D të bëjë vlerësimet dhe skualifikimet e ofertave të kompanive të tjera.

Siç kemi parë nga dokumenta të tjera të sekuestruara nga prokurorët, kjo nuk është vetëm një praktikë e ndjekur nga firma e Qatos dhe Mollës, por një epidemi korruptive që ka infektuar me gjasë gjithë bashkinë e Tiranës. Një tjetër drejtor i lartë i saj, Taulant Tusha, tashmë nën arrest edhe për aferën e inceneratorëve edhe për atë të kompanisë së drejtorëve, vepronte po njësoj për landfillin e Tiranës.

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

Përpara se shteti shqiptar të merrte një vendim për inceneratorin, ai i dëgonte fillimisht shkresat për miratim tek përfaqësuesi i tij, Klodian Zoto.

Pasi në gusht 2017, u nënshkrua kontrata me “Integrated Energy bv”, për impiantin e përpunimit të mbetjeve të Sharrës, qeveria dhe bashkia ishin në diskutime shkresore për mënyrën se si do të bëhej financimi i këtij koncesioni. Por dokumentat konfidenciale, njeriu më i afërt i Veliajt, Taulant Tushe, që më parë kishte qenë edhe anëtar i komisionit për dhënien e koncesionit, ia kalonte Klodian Zotos. Në emailet e këtij të fundit janë gjetur informacionet në “kohë reale”, për diskutimet qeveritare dhe për planin e financimit të bashkive të Qarkut Tiranë, përpara se vendimi të merrej në Këshillin e Ministrave. Dhjetë ditë para 31 majit 2018, ditës kur në mbledhjen e qeverisë u bë miratimi, Zoto mori nga Tusha e-mailin për planin e financimit.

Pra një gjë është e qartë. Sa herë dalin dokumenta shihet se ushtarët e Veliajt që paguhen si punonjës së shtetit kanë bërë në zyrat e bashkisë punën e privatit. Ata kana luajtur për llogari të tij, ose duke dhenë informacione ose më keq akoma duke shitur fjalkalimet e komisionerëve që duhej të bënin vlerësimin, ose duke i skualifikuar personalisht konkurentët.

©Lapsi.al  

 



8 Comments

  1. hajdute ordinere, po ky popull e ka hak kelliren se e ka votu dhe tani po e pasuron me gjithe drejtoret e vet

  2. Kur lideri perceptohet i paafte ai detyrohet te perdori GDP kombtare per censure, kooptim dhe propagande.

    Kur diktatori e ndjen se po huhmbet ne publik pike, hap lojen si me poshte:

    1. dorezon ushtaret, Veliaj , Mazniku
    2. inskenon aftesi, sikur po lufton korrupsionin
    3. dyfishon investimin ne propagande
    4. dyfishon censuren
    5. eshte i detyruar te kooptoje opoziten me nje marreveshje.

    te gjitha kane ndodhur prandaj ne rregull jemi.
    Diktatori prandaj fiton gjithmone

  3. Ne një nga dokumentat e prokurorisë flitet për nje Person treçerek te identifikuar , i cili eshte rreth 47 vjec dhe me floke te shkurter . ( Ndërkohë nga verifikimet e bëra , ne Shqipëri dhe ne shtetet për rreth , ne atë vit jetonin dyqind e tridhjete e katër mije qytetare te moshe 47 vjecare dhe dy miljon e katerqint mije të tjere me floke te shkurter.

  4. Flamur Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK,shpellkare e cecene te salihut kane nje jave qe masturbohen ketu me shkrimet qe vetem i nderrohen vendet pragrafeve qe perdorin dhe keta cecene shpellkar vajzhdojne masturbimin te rrugica pa diell e salihut serb

    1. Burgu eshte pak per keta hajdute. Duhet t’i lene pa breke, as me tanga jo.
      Sa here lexoj keto shkrime aq me i dhunuar ndihem dhe me vjen keq qe leme leshte mengjes-darke ne pune dhe shohim keta njerez cinik qe tallin trapin me postet dhe leket tona.

      Nese nuk ka shtet dhe ka Zot, ilaçe i befshin dhe mos pafshin hajer.

  5. Duhet ta ndani mendjen nëse jeni me drejtësinë e re, apo jo.

    Se kjo histori nuk mund të vazhdojë përjetësisht duke bërtitur në Parlament paradite “Poshtë penxherja, rroftë SPAK-u” dhe mbasdite “Poshtë SKAPI, rroftë penxherja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *