• |
ide | kryesore

Arrestimet në Bashki/ SPAK si magazinë fruta- perimesh

2, Arkiva, Ide



Si për ironi të fatit, një nga drejtorët e arrestuar të Bashkisë Tiranë, ka mbiemrin Molla. Sikur të mos mjaftonin provat e shumta që dëshmojnë kontrollin e pushtetit mbi SPAK, ky institucion që u ngrit pikërisht për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta, po kthehet në një magazinë fruta- perimesh. Deri tani, në të gjitha rastet, prokurorët specialë nuk kanë shkuar dot më larg se sa akuzat ndaj atyre që hanë dardha e mollë pas shpinës së shefave të mëdhenj.

Rasti i kriminalizimit të administratës më të lartë të Bashkisë së Tiranës, është një tjetër provë për të parë nëse këtë herë “heronjtë e drejtësisë së re” do të guxojnë ta nxjerrin këmbën nga rrethi. Në të kundërtën do të shndërrohen në anekdotë, që nga misionarë përfunduan në kopshtarë të oborrit të pushtetit.

Në aferat më skandaloze të qeverisë Rama, SPAK nuk tentoi kurrë të hetojë procedurat që çuan në abuzime të frikshme si ato të inceneratorëve, konçensioneve në shëndetësi apo tjetërsimeve të pronës publike. Prokurorët u mjaftuan me bishtat fundorë për të evituar kupolën e organizatës kriminale të Rilindjes. Shprehja e Edi Ramës për ata që mbledhin dardha e mollë pas shpinës së tij, ishte si një formulë magjike që SPAK t’ia vinte vetes me ndërgjegje kufirin te thana.

Mirëpo, drejtësia e re nuk do duhej ta kishte raportin me pushtetin, por me publikun, interesin dhe paratë e të cilit ka marrë përsipër të mbrojë. Nëse pas shpinës së kryeministrit ka ministra që mbledhin fruta pa leje, nëse pa shpinës së ministrave ka drejtorë që mbllaçisin po ashtu fruta pa leje, kur kjo filozofi aplikohet edhe në bashkinë më të madhe të vendit, atëherë ky nuk është më problem i pushtetit, por i drejtësisë që ose i merr shqiptarët për budallenj ose përfundimisht i ka dorëzuar armët tek ata që kontrollojnë qindra milionë euro, me të cilat janë të aftë të blejnë gjithçka e këdo. Sepse fabulën e ujit që buron i kulluar por turbullohet rrugës, sot nuk ka njeri që mund ta përtypë më.

A mund ta besojë dikush që disa ministra u mblodhën në fshehtësi dhe ia hodhën kryeministrit me një projekt që shkonte deri në 430 milion euro? Që ata bënë të gjitha procedurat në kohë rekord, zgjodhën një kompani pa pikë përvoje, dhanë leje e miratuan vendime dhe ky i shkreti, i vuajtur nga dëshira për ta parë Shqipërinë e pastër, hodhi firmën fap e fap, vktimë e naivitetit dhe mirëbesimit tek njerëzit që varen prej tij?

Deri më tani, SPAK, duke i vënë kapak aferës së inceneratorëve, po dëshmon se e beson rrëfimin e ujit të kulluar. Problemi është se ky rrëfim po kthehet në pandemi që ka pllakosur gjithë Rilindjen. Ministrat në detyrë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për drejtorët e tyre më të rëndësishëm që kapen me presh në duar. Kryetari i Bashkisë ndihet i qetë, kur gjithë struktura e lartë nën drejtimin e tij del e kriminalizuar. Me logjikën ç’punë kam unë me ata që vjedhin poshtë meje, mund të shtyjnë ditët përgjegjësit e vërtetë, por jo SPAK.

Prokurorët nuk janë alienë që jetojnë në një planet tjetër. Ata e dinë, kanë dokumente, informacione, komunikime, që një batërdi e tillë 10 vjeçare nuk është vepër e mbledhëse të mollëve e dardhave. Nuk janë ata që ndajnë plaçkën e pushtetit, që përzgjedhin kompanitë zhvatëse të parasë publike, që ngrenë shtabet elektorale për të blerë vota, që paguajnë mediat dhe gazetarët e propagandës, që derdhin miliona te lobistët, që vënë kompasin mbi hartat e pronave dhe që së fundi bëjnë edhe regjinë e drejtësisë së re. Një kriminalizim të tillë, asnjë budalla nuk ua faturon dot disa drejtorëve bedelë, ingranazhe të mjera të një makinerie mjeshtrash pushteti.

Nëse SPAK u ngrit për të luftuar krimin e organizuar, sot nuk ka organizatë më kriminale se sa Rilindja që përvetësimin e parave të qytetarëve e bën hapur dhe me arrogancën e një pushteti të pacënuar. Emrat e ushtarëve të organizatës që sfilojnë para drejtësisë së re, janë statistika që shërbejnë për të kamufluar kupolën, që SPAK nuk merr kurajon t’i afrohet. Cila kompani mund të fitonte miliona euro në Bashkinë e Tiranës, vetëm me ndërhyrjen e dy- tre drejtorëve? Si mund të depërtonte një person privat në sistemin që përcakton kriteret e tenderimeve dhe të shpallte veten fitues? Ku përfundonin milionat që u grabiteshin sistematikisht qytetarëve?

SPAK sigurisht që i di përgjigjet e këtyre pyetjeve. Duke mos jetuar në një planet tjetër, por këtu ku jetojnë të gjithë, prokurorët janë të qartë se si funksion organizata kriminale. Se si përdoren këto miliona në fushata elektorale, në investime me emra të fshehur, në shoqëri fiktive që sot kontrollojnë çdo qelizë të tregut gjoja të lirë. Çështja nuk është tek padija, sepse kupola as merr mundimin të fshijë gjurmët, por tek vullneti i prokurorëve të SPAK. Do të tentojnë të justifikojnë besimin që një pjesë naive ende ka, apo do të përfundojnë në një magazinë fruta- perimesh, duke pritur që ca mollë e dardha do të teprojnë edhe për ta. ©Lapsi.al



33 Comments

  1. Bravo shkullaku

    Skapi u bo pikërisht që të justifikohet supergranitja e shtetit vendit nga ramuti dhe ridhjersit e tij

    1. Per mendim timin poplli eshte fajtor sepse voton hajdutin…shet voten per ni sufllaqe,dhe me e keqja eshte se ni pjese e votusve krysisht te ps jone vete hajdut te lindur, dhe si len pershtypje fare qe ripjerdhja plaqkite popllin ,eshte unik per te keqe shqiperia …pas rusise dhe bjellorusise,po shresoj zoti do e merr kete ramoviq-antikombetar.!

      1. Ne 2011 kater vete u vrane ne boulevard nga publikimi i pergjimit te Metes ku flitej per nje kafe 7% ne favor te Priftit per tu dhene koncesionin e nje hidrocentrali nje privati (pra jo vjedhje e organizuar e taksave tona ). Po sot c’duhet te bejne shqiptaret qe po vidhen sikur mos ekzistojne nga banda ne pushtet . Pranimi I kesaj gjendjeje eshte fyerje per nje popull te civilizuar . Duhet te ngrihemi dhe te kerkojme largimin e qeverise me te korruptuar qe ka pare ky vend.

        1. 7% edhe sikur te ishte i vertete eshte nje grimce pluhuri sot ne ne korrupsioni dhe narkoshtetin e pare ne europe

    2. Bravo Shkullaku. I preke ne seder SPAKISTET. Po ikni ore qihuni ,popull koti. Pa pike gjaku. Nuk shkulkeni dot nje tufe hajdutesh legena. Mire ua bejne.

    3. Më shumë se “magazina e fruta perimeve” që përmend Shkullaku e që kanë mbushur qeverisjen e sektit të rilindjes, mua më tërheq vëmëndjen një tjetër “frut” që më kujton kohën e qoftëlargut, emri Marks-Engels-Lenin, që i shkurtuar në Marenglen, është tepër i përhapur në Shqipëri.
      Një nga hajdutët e Erionit , Qatoja , na e ka ndryshuar emrin duke e zëvëndësuar Engelsin me inglizin, pra nga Marenglen, në Maringlen.
      Thjeshtë ky fallsifikim i emrit, a nuk mund të merej si “indizie” dyshuese për te se vjen nga “kërpërata” e marksistë-leninistëve ?
      Sigurisht që ky ndryshim i emrit në këtë rast, është bërë nga sikleti, ama është një tregues se i takon ish Partisë së Punës.

      1. Le të bëjmë tani lidhje me Erion Veliajn.
        Edhe ky e ka ndruar emrin duke u vetëquajtur Lali Eri.
        Me aq sa thuhet, ky kry.etar i bashkisë së Tiranës e ka origjinën nga Ura Vajgurore, pranë ish Qytetit Stalin.
        Duhet parë në gjendjen civile se mos ka qenë i regjistruar me emrin Stalen (Stalin-Enver)

  2. ARMAND SHKULLAKU DHE ANDI BUSHATI I TALLIN KEQ KADRI YMER KELLIREN DHE KOL BALLEN thotë:

    KADRI YMER KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH
    FRRYK CYPIT
    KOL BALLES SALLAKS
    BATON STANISHIQIT
    KAR BOLES BOLINO
    DENIS MINGES
    SKENDER GERON MINXHOZIT
    LENC VANGJELIT
    KRESHNIK SPAHIUT
    DRITAN HALE-s
    IDAJET BYTHQIRIT
    ROMEO KAR-s
    VELLAIT TE IRIS LUARASIT
    YLLI PULES PATA
    PRESH ZAGOJT
    TIK DOBICIT

  3. Analiza perfekte.

    Spaku deri tani ka bere vetem show sa kohe meret me bishtat dhe jo kokat.

    Ne kete faze pergjegjesi te rende kane dhe amerikanet qe sygjerojne thuhet ku duhet te godase spaku pa prekur Veliajn dhe Ramen.

    Kjo trego ate qe kane bere gjithmone amerikanet seleksionim te hajdutllikut e diktatoreve sipas interesave te tyre.

    Dy raste Pinocchet dhe Noriega.

    Uroj qe marikanet ta kuptojne qe nje popull proamerikan po e kthejne nje antiamerikan.

  4. Nuk eshte keshtu si thua ti z.Shkullaku , asnje nuk ka per te guxuar te nxjerre kemben nga rrethi sepse vete e gjitha skema eshte nje rreth i mbyllur , eshte nje sajese e bashkepunimit drejtor ose kryetar bashkish(bedela)-i gjati ine-SPAK . E gjitha eshte nje loje , eshte nje fiction qe edhe skenaristet dhe regjizoret me te mire te hollivudit do ta kishin zili . Gojet e liga thone se meqenese sekti mavi me ne krye kryehajdutin e gjate e ka bere lluc fare athere duhen medoemos “koka turku” . Por jo “koka turku” sepse duhet denuar ndokush por “koka turku” per te shpetuar menderet e tyre . Ne baze te ketij bashkepunimi , keta plehra drejtora i vetofrohen SPAK-ut dhe jane dakort te bejne burg sipas nje skenari te paracaktuar . Arrestohen , akuzohen per shperdorim detyre , kerkojne gjykim te shkurtuar , ne rastin me te keq bejne nje vit e gjysem burg dhe ne fund gezojne dhjetra miliona euro . Me pak fjale , siç thote edhe populli me nje gure vret nje tuf me zogj . Pra “hajdutet qe ngelen miliardera” denohen , SPAK-u del se po bene nje pune shembullore dhe te paepur kundra atyre qe shkelin ligjin , ndersa i gjati ine na del xhanan burre duke sulmua,denuar dhe pastruar administraten nga keta kriminelet dhe hajdutet qe hengen molle gjoja pas shpines se ketij kryehajduti . Duke pastruar administraten nga ” hajdutet” qe hengen molle pas kurrizit te tij rifillon cikli i ri i hanise , hajdut qe gjoja u denuan zevendesohen nga hajduter te rinj qe menjehere rifillojne e vjedhin si te babezitur .
    Si perfundojne perrallat ne fund ? Te gjithe jetuan te lumtur e te gezuar . Keto jane perralla , perralla me SPAK , hajdut e kryehajdut qe marrin pushtetin vetem per te vjedhur dhe me pas me po keto leke blejne vota per te rimarr perseri pushtet e qe te rivjedhin perseri popullfukarane dhe here pas here fusin SPAK-un per te pastruar rrugen per pushtetin e se nesermes .
    Vetem REVOLUCIONI eshte zgjidhja . Kush mendon ndryshe nuk eshte veçse nje idiot i lindur .
    Shqiperia e Shqiptareve
    Vdekje tradhetareve !

  5. ARMAND SHKULLAKU E KA NJE PYETJE PER KADRI YMER KELLIREN KU PO E MBANE CERTIFIKATEN E LINDJES SE GREG KRISTAQ RAMES ,POR KOL KYCIN SI KE SURRAT ME DAL NE PAZAR KUR TE TALLIN TE GJITHE KUR DOLE DUKE MASTURBUAR thotë:

    ZOTI SHKULLAKU E TE KUJTOHET KUR E SHQELMUAN KADRI YMER KELLIREN CUNAT E PAGUAR NGA EDI RAME PER PUBLIKIMIN E DOSJES SE KRISTAQ RAMES KUR YMERI E BERI PUBLIKE SE ISHTE KRISTAQ RAMA BABA I GREGUT ,PO ASHTU KADRI YMERI JA BERI PUBLIKE EDHE KARTEN MJEKESORE EDI RAMES

    2-ZOTI SHKULLAKU A JU KUJTOHET KUR BALLA SALLAKS POSTOJKE VIDEO LIVE DUKE MASTURBUAR NE SKYPE ? Hahahh hhah

    1. eshte teme per klyshat e sorros , agjentit me te mire rus, mos shaj sufllaqedhenesit e perditshem. nuk beshtyhet dora qe te jep ushqim o buce

  6. Bardhi është korrekt. Nuk ka deklaruar se do të bëjë apo se ka bërë kallëzim.

    Por, pikërisht këtu qëndron degradimi dhe depersonalizimi i opozitës, bjerrja e besimit dhe zvetënimi i seriozitetit.

    Nëse Gazment Bardhi ishte i bindur se po denonconte një implikim me prova dhe jo një Babale 2, pse nuk bëri kallëzim në SPAK?

    Bardhi është jurist dhe si tillë duhet t’a njohë nenin 300 të Kodit Penal

  7. Bardhi është korrekt. Nuk ka deklaruar se do të bëjë apo se ka bërë kallëzim.

    Por, pikërisht këtu qëndron degradimi dhe depersonalizimi i opozitës, bjerrja e besimit dhe zvetënimi i seriozitetit.

    Nëse Gazment Bardhi ishte i bindur se po denonconte një implikim me prova dhe jo një Babale 2, pse nuk bëri kallëzim në SPAK?

    Bardhi është jurist dhe si tillë duhet t’a njohë nenin 300 të Kodit Penal,i i iket lajmit per olsin si nje bllof i gazit perfunduat te erioni por prisni se pronari i vertet eshte shkelzeni i salihut o shkulLlak

  8. ARMAND SHKULLAKU DHE ANDI BUSHATI E TALLIN KEQ KADRI YMER KELLIREN TE CILIT I MBAME GOJA ERE MUTI DHE TE GJITHE LARGOHEN PREJ TIJ thotë:

    KADRI YMER IK FUTJA KARIN ME BYTH KAR BOLES BOLINO TIK DOBICIT DHE FRRYK CYPIT

  9. Lista ok. Keto ndyresira jane avokatet mediatike te kesaj bande hajdutesh te pangopur.

    Kjo liste meriton te afishohet ne cdo rrugise, shesh, pallat, bile edhe ne shpatet e kodrat

    si dikur parullat e komunizmit.

    Edhe nje keshille per ty . Pasi te shkruash listen te lutem laj duart dy te her me sapun e

    uje te ngrohte sepse eshte rrezik se keta edhe tastieren e kompiuterit e bejne pis.

  10. Opozitë e mirë për një vend është ajo që konsiderohet si alternativë qeverisëse. Sa për të qenë konsideruar si “opozitë e vërtetë” apo “të bashkuar” mos i shpenzoni kot bizneset dhe mos lodhni kot Edi Ramën se ju ka zgjedhur e caktuar prej kohësh si të tillë. Jo se jeni, ju vlerëson, apo jeni në gustot e tij. Thjesht i duheni si të tillë!

  11. SPAK perfundoi me keq se prokuroria e Adriatik Llalles dhe Petrit Fushes.
    Deshtimi i fundit dhe me i madhi i paskomunizmit ne Shqiperi.
    Te mos guxosh te hetosh Ramen e Velinen, te mbyllesh qindra milione eurot e sterilizimit me shperdorim detyre per Beqen pa hetuar fare ku perfunduan parate eshte si ti japesh certifikaten e legalizimit me vule amerikane korrupsionit dhe pasurimit te sulltaneve permes zhvatjes se shqiptareve.

  12. Bardhi është jurist dhe si tillë e di që SPAK vihet në lëvizje me kallëzim penal. Paraqiten faktet. Nëse janë reale, merret nën hetim i kallëzuari. Nëse janë të rreme, ndëshkohet kallëzuesi. Nëse faktet qëndrojnë, por nuk përbëjnë elemete penale, pushohet çështja.

    Gazment Bardhi hedh një Babale dhe i kërkon SPAK-ut të hetojë.

    Kush është SPAK-u, kamarieri te lokali para SHQUP-it apo pastruesja te Kodra e Diellit që merr komandë nga Bardhi?

  13. SKAPI tashme eshte nje institucion qe duhet tallur, moralisht cdo taksapagues e ka kete te drejte! Madje dhe duhet denoncuar tashme qe mbeshtet korrupsionin si institucion me veprimet dhe mosveprimet e tij! Ligjerisht duhet krijuar si ceshtje penale dhe cdo ambasade e huaj duhet informuar qe SKAP nuk lufton korrupsionin sepse tashme eshte nje institucion i dhjere ne korrupsion edhe vete!

  14. Ne një nga dokumentat e prokurorisë flitet për nje Person treçerek te identifikuar , i cili eshte rreth 47 vjec dhe me floke te shkurter . ( Ndërkohë nga verifikimet e bëra , ne Shqipëri dhe ne shtetet për rreth , ne atë vit jetonin dyqind e tridhjete e katër mije qytetare te moshe 47 vjecare dhe dy miljon e katerqint mije të tjere me floke te shkurter.Per ty dielli eshte salihu serb,o shpellkar funksional

  15. Flamur Nokës vilën 786 mijë euro: Jep llogari për akuzat e Gazit, pastaj fol për ata që janë në SPAK,shpellkare e cecene te salihut kane nje jave qe masturbohen ketu me shkrimet qe vetem i nderrohen vendet pragrafeve qe perdorin dhe keta cecene shpellkar vajzhdojne masturbimin te rrugica pa diell e salihut serb

  16. “Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”, shprehej para pak javësh Bardhi.kujtese per shpellkare e maloke te cecenit skifterit salih serbi

  17. Emrin e tij e shqiptonin “Xhin Xhoni”, në takime zyrtare që nga Sekretari I Shtetit në SHBA, deri tek Kancelaria Merkel, dhe ishte ilustrim I faktit se Perëndimi nuk mund të investonte më në Shqipëri, nëse nuk kishte siguri për investimet e huaja, përballë një drejtësie të korruptuar.

    Dhe këtu shfaqej sërish rasti I një investitori gjerman në Rinas, që kishte humbur 1 milion dollarë nga një gjyq I trukuar, përballë familjes së “Xhin Xhonit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *