• |
ide | kryesore

“Ke privatizuar llixhat e Kolonjës”, akuza të reja për Olta Xhaçkën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijojnë debatet në seancën e sotme plenare. Gjatë seancës, dy deputetet Sorina Koti nga PD dhe Olta Xhaçka nga PS, të dyja përfaqësuese nga rrethi i Korçës kanë shkëmbyer replika me njëra-tjetrën. Ligjvënësja demokrate ishte e para e cila deklaroi se në qytetin e Kolonjës mbizotëron varfëria ekstreme, ndërsa drejtoi akuza ndaj Xhaçkës duke pyetur se çfarë ka bërë ajo për zonën. Koti shtoi se deputetja socialiste dhe kryebashkiaku i Kolonjës përfitojnë nga ndërtimet private, ndërsa qytetarët nuk përfitojnë gjë.

Nga ana tjetër Xhaçka ka replikuar duke thënë se “do vërtet guxim të flasësh broçkulla”, ndërsa justifikoi ndërtimet dhe investimet me argumentin se ato nuk janë në dëm të qytetarëve të zonës. Sipas saj Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër, ndërsa në përfundim e ftoi Kotin duke thënë se është e mirëpritur në bujtinat e zonës.

DEBATI

Sorina Koti: Si deputete e qarkut Korçë do flas për Kolonjën. Shkoj shpesh atje dhe është një nga bashkitë që për fat të keq është nga zonat më të varfra. Po vuan më së shumti emigracionin e lartë. Në Kolonja ka vetëm të moshuar dhe pak të rinj që mbijetojnë në varfërinë ekstreme. Pasuritë e zonës janë për qeveritarët e saj, jo për banorët. Këtë ma thonë sa herë shkoj. Çfarë ka bërë sot deputetja Xhaçka për Kolonjën, sepse është deputete e zonës? Edhe rruga Korçë Ersekë sa u ndërtua, u rrëzua. Si mund të ndërtosh në atë zonë aq të bukur dhe mos të përfitojnë qytetarët, por ata si zonja deputete dhe kryebashkiaku Isai që kanë ndërtuar bujtina private, kanë privatizuar llixhat e Leskovikut se në fund të fundit këtu pasuri nuk mundet të përfitojnë vetëm pushtetarët, por gjithë zona.

Olta Xhaçka: Unë mendoj se do vërtet guxim të vish e të flasësh broçkulla, jo si të jesh deputete e Korçës, por si të jesh turiste e zonës. Për turistët kemi shumë respekt, i trajtojmë mirë, në Kolonjë, në çdo trevë. Të dalësh këtu e të kesh paturpësinë që investimet qofshin private qenkan në dëm të qytetarëve të Kolonjës, është herezi. Që të thuash se ka investitorë, njerëz që duan të kontribuojnë në ekonominë e asaj zone, dhe ky qenka mëkat, nuk di si t’ia vë emrin kësaj. Kolonja ka parë një rivitalizim si asnjë zonë tjetër. Zonja po ta përfaqësonte atë, do e dinte. Zonjë unë të ftoj të vish ta shohësh Kolonjën për atë që është, do të mirëpresim në shumë bujtinat që po hapen në atë zonë. Do e bëjmë shumë të mirëqenë.



2 Comments

  1. Të tjerët nuk guxojnë të ndertojnë një -Hale-tek shtëpia e tyre këta hajdutët ,kjo shurra na ndërton bujtina në pronat e shtetit apo të të tjerëve për leverdi të xhepave të tyre .U ju shkerdhevsha rracën o rracë e pa ngopur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *