• |
ide | kryesore

Elisa nuk zhgënjen “Skënderbeun”, e lexon dhe interpreton bukur memon e Kryeministrisë për debatin mbi emisionin në RAI 3

Arkiva, Lajme, Të fundit



Debatet për emisionin e transmetuar nga “Rai 3” nuk kanë munguar as në seancën plenare të ditës së sotme.

Shpifje dhe mashtrime i cilësoi Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali, ndërsa u ndal tek vendimi i RAI-t mbrëmjen e shkuar për të mos transmetuar emisionin e radhës për Shqipërinë.

Lapsi.al mëson nga burime në Kryeministri se për këtë çështje, deputetëve dhe përfaqësuesve të mazhorancës nëpër debate televizive, iu është përgatitur një memo e gatshme me argumenta nga Kryeministria.

Elisa Spiropali ishte e para në Parlament sot që mori fjalën për këtë çështje fill pas akuzave të Gazment Bardhit. Ja çfarë thotë Spiropali.

“Hataja ndodhi edhe një herë si përherë. E bleu dhe Rain ky diktatori i Tiranës, siç ka blerë departamentin amerikan të Shtetit, shtypin suedez. Ky diktator i Tiranës siç ka blerë 9 fitore elektorale dhe do të fitojë edhe tjetrin në prag, që shet Shqipërinë për të blerë vota, që shet edhe thesaret për të blerë ndërkombëtarët mund t’i ketë çuar Rai-n 70 meleon euro, nga ato që kanë tepruar për të blerë Melonin. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht.

Këtu zë fill marrëzia e atyre që kanë humbur fillin sipas drejtorisë së përgjithshme të kanalizimeve të zeza mediatike që edhe Rai qenka shitur. Meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska sjellë ambalazhin italian mbi fytyrën e Shqipërisë për të derdhur në shtëpinë e italianëve njësoj siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve. Drejtuesit i RAI3 nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër vetëm se programi do të vazhdojë të merret për emigrantët por pa hedhur asnjë gram baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që edhe RAI të shpallet i shitur”, tha Spiropali.

“Shpifje e mashtrime…Hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere. Edhe kësaj radhe historia kokëpërmbyset”, shtoi ajo.



4 Comments

  1. Po si kan surrat këta qelbanukër e këto pu..tana , që mbrojnë një kryedrogaxhi që katandisi vëndin në narkoshtet ! Kur akuzohet me fakte Olsi dhe don Agaçi , nuk jan Shqipëria ! Këta jan sekretari dhe vëllai i Edvin drogës ! Në kë vënd të botës ndodhin këto hatara dhe vazhdon akoma qeveris ky mafie ! Jan të mjaftueshme ato që nxori rai për ta quajtur narkoshtet në europë dhe antar i Natos !

    1. Elisa Spiro Kari 👃👃👃ne tham mos ke nderruar mendje moj Karic por vashdo rrugen e karit se esht rruge e ndershme kjo mi goce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *