• |
ide | kryesore

“Partizani del kampion”: euforia post-derbi, Olsi Rama zbulon edhe strategjinë para Final 4

Sport
Rama



“Kush del kampion? Unë mendoj se Partizani, mos më pyesni më tepër. Do bëjmë çdo gjë për të, do punojmë që ta meritojmë, ndonëse Egnatia është e para dhe Vllaznia e dyta. Nuk do të ishte sport e futboll nëse nuk do të kishin të gjithë pretendime. Topi është i rrumbullakët, metrat e fushës janë aty për ta merituar. Shpresoj që ta fitojë ai që e meriton dhe të jemi ne”. Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, nuk heziton të shohë rikonfimrimin e skuadrës së tij si kampion i vendit. Ky sezon nuk ka qenë i lehtë, por tani Final 4 është një hap larg dhe aty gjithcka mund të ndodhë.

Rama tregoi edhe mënyrën si Partizani shkon drejt playoff-it ku do të vendoset titulli kampion: “E kam thënë që në një kampionat ndryshe nga të tjerët. Duhet të jemi shumë të përgatitur për dy ndeshjet e fundit se nuk kam patur dyshim që do jemi pjesë e katërshes. Tre ndeshjet e radhës do të jenë në funksion të atyre dy ndeshjeve”.

Lexo më tej“Derbi për presidentin që po kalon moment kritik”: Shehi e lojtarët mblidhen rreth Demit, Fagu e ka me arbitrin

Një fazë playoff ku rrezikon të mos jetë Tirana. Humbja në derbi e ka lënë formacionin bardheblu një pikë pas Dinamos e Skënderbeut, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fund: “Tirana? Shpresoj të jetë, e di që jam mbase në një mënyrë kundër një pjese të madhe të tifozerisë – tha Rama -. Por e mendoj që në “Final Four” duhet të jenë më të mirët e Shqipërisë. Shpresoj të gjejnë rrugën dhe të jenë. Nuk është në dorën time, por bëhet me interesante kampionati”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *