• |
ide | kryesore

Përgjimet/ A ishte Erjon Veliaj pronari i vërtetë i kompanisë “5D”?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Skema me të cilën kanë vjedhur drejtorët e bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla nuk ka të krahasuar me metodat e vjetra të korrupsionit në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri. Deri dje, kush kishte në mend të përfitonte nga tenderat, detyrohej të binte në ujdi me biznesmenët për t’i marrë ryshfetin, që flitej se shkonte tek 20%.

Kurse drejtorët e Erjon Veliajt nuk kënaqeshin me pak. Në vend se të jepnin tenderin dhe të prisnin ryshfetin, ata i ranë shkurt, i merrnin për vete të gjitha paratë. Shmangën biznesmenët nga skema, krijuan një kompani vetë dhe tenderat i fitonin me kompanitë e veta.

Në thelb, këtë provon edhe dosja e SPAK, që çoi në burg bashkëpuntorët më të ngushtë të Erjon Veliajt, ish drejtorin e IMT-së Mariglen Qaton, ish drejtorin e Ujësjellësit Redi Mollën dhe ish-drejtorin e planifikimit Taulant Tushe.

Kuptohet se nga numri i madh i tenderave që i kishin marrë bashkisë, veprimtaria e kompanisë “5D Konstruktion” ishte e njohur për fuqinë që kishte brenda institucionit. Madje spekulimet, se Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe kishin edhe bekimin e kryetarit të bashkisë Erjon Veliajt përmenden edhe në bisedat e vartësve të tyre.

SPAK ka zbardhur bisedat e Jonida Bejkos, punonjëse e kompanisë “5D Konstruktion”. Në bisedë e sipër me një të njohurin e saj i tregon atij hotelin që drejtorët e Veliajt po ndërtonin në Durrës duke shtuar se “është aks. pronari jon… Lali eri… e kta”. Më poshtë faksimile nga dosja e SPAK me përgjimet.

Bisedat e Bejkos janë zbardhur nga celulari i saj i sekuestruar gjatë bastisjes së zyrave të kompanisë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Bejko tregon se si i kishin kërkuar që të përfshihej në fushatën e Partisë Socialiste, pasi dihej se pronarët realë të kompanisë “5D Konstruksion” ishin drejtorë në bashkinë e Erjon Veliajt.

Vetë punonjësja, pranon në bisedat me miqtë e saj se Mariglen Qato është një nga njerëzit më të rëndësishëm në bashki, praktikisht nr.2 i institucionit, pas Erjon Veliajt. Siç lexohet më poshtë:

Nga biseda të tilla, të nxjerra nga celularët e punonjësve të kompanisë, prokurorët kanë krijuar bindjen se pronarët realë janë Mariglen Qato dhe Redi Molla. Më pas, kanë verifikuar nëse bisedat korrespondojnë me lëvizjet e parave në bankë, apo me procedurat e tenderave në bashki. Gjithçka ka rezultuar e qartë: kompania “5d Konstruksion” u krijua nga drejtorët e bashkisë për të fituar tenderat e institucionit.

Nga viti 2016 deri në 2020 me kompaninë e tyre, drejtorët kanë bërë kërdinë. Rezulton se kanë fituar 13 tendera në bashki dhe 10 tendera tek ujësjellësi që e drejtonin vetë. Fitimet janë disa qindra miliona lekë.

Me pak fjalë, taksat që u merren qytetarëve kalonin në buxhetin e bashkisë së Tiranës. Nga aty drejtorët i tenderonin tek kompania e tyre private dhe më pas në xhepat e tyre. Shiko dokumentin më poshtë, që sipas dosjes së SPAK tregon qindra miliona lekë të fituara përmes kësaj skeme:

Një e dhënë e rëndësishme për prokurorët kanë qenë disa blloqe me shënime personale të administratorit të kompanisë “5D Konstruktion” Nestor Muhametllari. Ky person rezulton të jetë edhe truri i kompanisë.

Nestor Muhametllari merrej si për të “kopsitur” procedurat fiktive të tenderave të trukuar, ashtu edhe për ndarjen e parave mes drejtorëve të bashkisë, duke ruajtur një lloj ekuilibri në marrëdhëniet mes tyre.

Në bllokun me shënime që iu gjet Nestor Muhametllarit, emrat e dy drejtorëve janë të shenjuar me (M) për Mariglen Qaton dhe me (R) për Redi Mollën. Kuptohet se herë njëri dhe herë tjetrin vijnë dhe marrin para nga arka e kompanisë dhe për të qenë në rregull me të dy, Nestori mbante shënimet si më poshtë:

Pjesë nga shënimet e bllokut të Nestor Muhametllarit që mbante llogaritë e parave të drejtorëve të Bashkisë
Pjesë nga shënimet e bllokut të Nestor Muhametllarit që mbante llogaritë e parave të drejtorëve të Bashkisë

Nga leximi i dosjes, rezulton se Nestor Muhametllari kishte të njëjtin rol si Klodian Zoto në aferën e inceneratorëve. Pasi mbaronte punë me letrat e kompanisë private, Nestori merrej me dokumentat shtetërore, ku i duhej të përgatiste tenderat me porosi, në mënyrë që të skualifikonte kompanitë e tjera në garë dhe ta fitonte tenderin për kompaninë “5D”.

Një ndër këta shembuj është tenderi për rikonstruksionin e palestrës së mundjes për sportklub “Tirana”, institucion në varësi të bashkisë.

Nga mesazhet në celularët e sekuestruar del se drejtuesja e institucionit, Deborah Keçi është gjithë kohës në komunikim me Nestor Muhametllarin gjatë kohës kur përgatiteshin procedurat për tenderin.

Ajo i ka urdhrat të qarta: paratë duhet të kalojnë tek kompania “5D” dhe për këtë duhet t’i bindet Nestor Muhametllarit.

Deborah Keçi i jep Nestor Muhametllarit të gjithë dokumentacionin paraprak për organizimin e tenderit, madje i mundëson hyrjen në sistem në mënyrë që ai të hedhë vetë të dhënat, duke u pajisur me “user” dhe “password” të një prej antarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Deborah Keçi skualifikon kompanitë e tjera private që kishin marrë pjesë në “garë” dhe shpall fituese kompaninë “5D”. Në fund, bashkë me Nestor Muhametllarin i përgjigjet edhe kompanive që kanë ankimuar tenderin.

Por gjatë kohës që komunikon me mesazhet ne whatsapp, Keçi nuk e fsheh frikën për manipulimin që po bën. Me mesazhe, lutet që dokumentat të shihen me kujdes, duke thënë: “Vetëm aman shikojini tamam se mos ham ndonjë burg”.

Nga një shikimi i shpejtë i dosjes së drejtorëve të arrestuar të bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe bien në sy dy detaje domethënëse për vjedhjen.

Së pari është shtrirja në kohë e punëve që ka kryer kompania “5D”. Nga viti 2016 deri në vitin 2023 kur u denoncua nga Belind Këlliçi janë 7 vjet vjedhje e buxhetit të bashkisë së Tiranës.

Së dyti, është fakti se drejtorë të disa dikastereve në bashkinë e Tiranës kanë pranuar të firmosin procedurat e manipuluara të tenderave edhe pse ishin në dijeni se paratë po shkonin në xhepat e kolegëve të tyre.

Nuk është vetëm rasti i Deborah Keçit, por edhe i drejtorit të transportit Enton Punavisë apo i drejtoreshës së “Tirana Parking”, Eglantina Zëre, të cilët sot janë në ndjekje penale nga SPAK.

Kuptohet se këta nuk kanë firmosur në kundërshtim me ligjin për t’i bërë një nder kolegëve të tyre, që sot janë në burg. Gjasat janë që ata të kenë marrë urdhër nga lart, nga i vetmi njeri që kishte fuqinë t’i bëjë bashkë në një vjedhje sistematike dhe e strukturar.

Por SPAK këtu e ka ndalur hetimin, duke lënë në pikëpyetje, nëse Erjon Veliaj ishte pronari i vërtetë i kompanisë “5D” apo drejtorët hëngrën mollë dhe dardha pas shpinës së tij?/Lapsi.al



39 Comments

  1. Kjo eshte procedura e vjedhjes nepermjet tenderave, qe ja kalon edhe parave te fituara neperm jet droges. Titullari eshte mbret, secili ne institucion do zbatoje deshirat e tij, ndryshe ler punen. Parate meren nen dore nga titullari dhe vartesit qe kryejne procedurat hane burgun. Por sot kete nuk mbajne mbi supe as pergjegjesi politike(penale jo e jo). Sot gjithashtu keta krijojne firma fantazme me dhoke e te aferm(prestanome) duke mare parate e shqptareve, vete vulosin e vete firmosin.

    1. Nuk pjerdhin Edi dhe Lali Eri per idiotsirat e ushtareve politike dhe mediatike te lexhendes ballkonit.Edi dhe PS,100 deputete ne 2025,likja 20,Saliu edhe luli nga 10.

        1. A ai Jorgoja i parë je, se më duket se paske ndryshuar për mirë, sidoqoftë ai jorgoja i parë shpesh herë ishte provokues, por jo sufllaqexhi idiot!

      1. O derdimen “i paemër”, duhet të pjerdhësh ti që vidhesh, duhet të pjerdhësh për prindët e tu, për të ardhmèn tënda që po ta vjedh Edi me Lali dhjErin!

    2. Faleminderit edi rames, ridhjerjes dhe kimetes për narkohajdutshtetin e diteve te sotme.

      Një hap përpara ku siç ka thene vete kimetje, eskobar (etj te paguar e lobuar) asnjë nuk është mbi ligjin përveç ramës veliajt ballukut olsit …

  2. Spaku deri tani eshte gjysmak dhe seleksionues, keshtu nuk mund te vazhdohet gjate.

    Kjo nuk eshte drejtesia e re.

    Rasti Beqja apo Veliaj jane shembujt me bindes. Apo dhe rasti ne vazhdim Olsi Rama.

    1. skapi u be për tu kap, per të fut kundershtarin mren, per te mos bo asgje kur vjedh qeveria dhe dhe per nji show mediatik tmerresosht efikas të rames ku gjithe karat shqiptare kujtonin se skapi do u qante hallin apo qe do hanin me lugë floriri.

      Skapi dhe drejtesia e re hahahah jane vetem dhe ekskluzivisht ne funksion të ramës, dhe me një dëm kolosal publik e financiar për shtetin shqiptaret dhe pluralizmin .

  3. Rrace e kuqe e kan ne peogram vjedhjen dhe degjenerimin mos ua zini per te keq.Rrace qelbesirash, ata te jaapen grat e motrat veq karrigen mos ua mirrni

  4. Nuk e di a ka fytyre bashkia te vjeli taksa!

    Jepni doreheqje bastarde, hajdut pa limit!

    Turp t’ju vije, jane para njerezish te ndershem qe keni vjedhur!

    Dikush ja ka hequr femijes, dikush prindit ato para taksash.

    SPAK ta burgosi Erion Veliaj sa më parë, siç u burgos dhe Sajmir Tahiri qe ne fund te fundit nuk vodhi nga taksat e shqiptareve por beri shume njerez te pasur!

  5. te jemi deri ne fund te sinqerte me publikun, se mungojne 2D.

    5D fillon me 2D Veliajn dhe Maznikun plus 3 D qe jane ne arrest.

    Rama vendosi te shpetoje Maznikun, per fytyren e dashur dhe te qeshur, dhe i la dore te lire SPAK , per 4D.

    Spaku e uli dhe nje vete e beri 3D.

    pra afera e madhe per sa kohe qe 2 D jane ne televizor kryetar dhe minister, duhet te quhet 3D me perspektive per 5D

  6. Diviza e tyre para se te vinin ne pushtet ishte , premtoju parajsen dhe jepu ferrin .
    Qellimi primar edhe i vetem i sektit mavi ka qene dhe eshte pasurimi me çdo menyre e mjet te mundeshm .
    Trajtoje Shqiperine si plaçk , beje aleance me mafian , jepi ” pushtet ” injorances , puneso pa limit , bli ç’mund te blihet dhe largo te “pabindurit” dhe keshtu e mban pushtetin per te rivjedhur e riplaçkitur perseri e pafundesisht .
    Vetem REVOLUCIONI eshte zgjidhja . Kush mendon ndryshe nuk eshte veçse nje idiot i lindur .

    1. Të shtypurit kurrë nuk kanë bërë revolucion, ata janë përdorur nga revolucioni, si ne shqiptarët e pjerdhur në 1943-1944, dhe 1990!

  7. Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por indiferenca.

    Arritja më e spikatur e vendit nuk është vajtja e kombëtares në Europian, por vendi i parë në listën e vendeve më të korruptuar në kontinent.

    Zyrtarë të vegjël, drejtorë të medhenj, ministra të famshëm kanë arritur në përfundimin se njerëzit në këtë vend janë më shumë se idiotë/tutkun.

    Për të arritur në këtë përfundim nuk kanë harxhuar shumë kohë.

    Shpejt kanë kuptuar se përballë vjedhjeve monstruoze njerëzit ose votuesit reagojnë me një durim me të madh se edhe vetë shenjtorët.

    Ndërsa grabitjet që nuk gjenden as në manualin me të detajuar te korrupsionit i konsiderojnë lojë dhe si çdo lojë edhe kjo ka rregullat e veta.

    Rregulli nr.1

    Kur akuzohen, viktimizohen dhe u mjafton togëfjalëshi: Sulm politik.

    Kur kapen me dorën në thes, (ose siç thonë në Kosovë me pelë në dorë) rregulli numër 2 është mohimi:

    Unë?! Mashtrim? Jo, jo, ishte një iluzion optik.

    Kur ndaj tyre nis hetimi, rregulli numër tre është sllogani: ”ta lemë drejtësinë të bëj punën e vet”

    Kur provohet grabitja rregulli numër katër është relativizimi: “këto ndodhin kudo, bëhen filma”, “mirë këto vjedhin, por këta të tjerët vrasin”.

    Rregulli numër 5: “uji lart rrjedh i kulluar” por poshtë ka ndonjë edepsez që merr kumbulla e dardha (po të bësh pak aritmetikë del që kanë kullufitur gjithë pemetoren).

    Grabitin me të njëjtin pasion dhe intensitet që ka një adoleshent që luan fortnight sepse përballë mendojnë që kanë idiotë/tutkunë.

    Ata jo vetëm e mendojnë, por edhe e besojnë!

      1. Popull IDIOT.
        Nuk mjaftuan 45 vjet per te kuptuar çfare është e majta..vazhdojne perseri votojne te majten.
        Mire e kemi dhe mjaft me qarje se na çate gozhden… Kete here votoni Arlind Qorrin Marksist leninist..plehra!!

        1. Se harrova; Arlind – qorri është varianti i ri i mashtrimit te se majtes per te vazhduar pallimi i katundareve anadollak..

  8. As që diskutohet që është pronar në firmën 5D .
    Duhet thënë se është bashkëpronar me kuotë të lartë ndërsa të tjerët kanë kuota të vogla.
    Sepse është titullar sepse ai ka firmosur për tenderat,pra paratë që vjedhin !!!

    1. E dinë të gjithë o gimi, we këëlira eshte pronari, përveç heronjve të ktij timit të skapit qe nuk shohin dot lart por vetem horizontalisht

  9. E mor ju te lapsit, si beni si te zgjuar. Duke nenkuptuar se Lali Eri eshte pronari i vertete i

    5D, ju nenkuptoni se as Lali eri nuk eshte pronari i vertete por ai ma nalt, vete Babloku.

    Kujtoni ju se nuk e dime ne se ku doni te dilni ju, edhe ne i dime ca gjera edhe pse jemi

    te pashkolle.

  10. Ku di gjë lali eri, i ziu ai

    Ai është duke punu non stop, plus ciak 1 ciak 2, ciak 3 ciak 1009 për në kamera .

    Fajin e ka saliu. Kaq

    hajduteri me të shkërdhyer qe nga 1945 ska pa ky vend

  11. Emri “Marenglen” që është goxha i përhapur në Shqipëri që nga koha e qoftëlargut, vjen nga bashkimi i rrokjeve të para të Mar-ksit, Eng-ëlsit e Len-init.
    Pas përmbysjes së diktaturës komuniste, një pjesë e madhe e shqiptarëve me këtë emër, ngaqë e ndjenin si bezdi prejardhjen, i bënë një “korigjim” emërit të Engëlsit , duke e bërë Ingëls, pra e korigjuan emërin e tyre nga Marenglen, në Maringlen.
    Deri këtu nuk shoh ndonjë gjë shumë të keqe pasi kemi pasur edhe emra si Adolf e Benito.
    E keqja është se sot po na dalin “dishepujt” e Marksit, Engëlsit e Leninit, hajdutë të tëndomtë xhepash, trafikantë droge por edhe bosë të grupeve kriminale të sektit të ri komunist, “sektit të rilindjes”

  12. Se harrova; Arlind – qorri është varianti i ri i mashtrimit te se majtes per te vazhduar pallimi i katundareve anadollak…

    1. Me çfarë do ti mbushin emisionet e tyre televizionet shqiptare, nëse do të mungojë llafazani Veliaj ?

  13. Ore, Lapsi,
    Po ky SKAPI, eshte apo nuk eshte i kap prej PS’se se na bete lemsh!!!

    Se nqs eshte, atehere nuk do i fuste mren keta drejtoret, e nuk do i plaste keto skandalet. Megjithese sipas jush nuk e con ceshtjen deri ne fund, prape, nqs do ishte i kap nuk do e ngrinte ket pluhur duke i hap pune Lali Erit e Rames – pa marre parasysh ketu dhe riskun qe ndonjeri qe perfundon brenda mund dhe t’u nxjerre te palarat qe di.

    Nqs nuk eshte i kap, atehere i bie qe nuk e ka gabim per Berishen e Dhendrin, e atehere po i bikeni ne qafe kot!

    Apo eshte i kap vetem pegjys ?!

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Duhet të jesh shumë idiot të mos kesh kuptuar se Berisha është i burgosur POLITIK, PA ASNJË AKUZË mbahet në arrest!

      Debil!

  14. Bardhi është korrekt. Nuk ka deklaruar se do të bëjë apo se ka bërë kallëzim.

    Por, pikërisht këtu qëndron degradimi dhe depersonalizimi i opozitës, bjerrja e besimit dhe zvetënimi i seriozitetit.

    Nëse Gazment Bardhi ishte i bindur se po denonconte një implikim me prova dhe jo një Babale 2, pse nuk bëri kallëzim në SPAK?

    Bardhi është jurist dhe si tillë duhet t’a njohë nenin 300 të Kodit Penal,shkelzeni eshte pronari i vertet i kesaj firme qe akuzohet nga spak,duroni dhe do shikoni qe do dal e verteta e shkelzenit

  15. Opozitë e mirë për një vend është ajo që konsiderohet si alternativë qeverisëse. Sa për të qenë konsideruar si “opozitë e vërtetë” apo “të bashkuar” mos i shpenzoni kot bizneset dhe mos lodhni kot Edi Ramën se ju ka zgjedhur e caktuar prej kohësh si të tillë. Jo se jeni, ju vlerëson, apo jeni në gustot e tij. Thjesht i duheni si të tillë!

  16. Bardhi është jurist dhe si tillë e di që SPAK vihet në lëvizje me kallëzim penal. Paraqiten faktet. Nëse janë reale, merret nën hetim i kallëzuari. Nëse janë të rreme, ndëshkohet kallëzuesi. Nëse faktet qëndrojnë, por nuk përbëjnë elemete penale, pushohet çështja.

    Gazment Bardhi hedh një Babale dhe i kërkon SPAK-ut të hetojë.

    Kush është SPAK-u, kamarieri te lokali para SHQUP-it apo pastruesja te Kodra e Diellit që merr komandë nga Bardhi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *