• |
ide | kryesore

Sekrete nga dosja e drejtorëve të arrestuar të Veliajt (faksimilet)

Arkiva, Lajme, Të fundit
veliaj qato molla



Dosja e kompanisë që burgosi drejtorët e Bashkisë, Taulant Tusha, Marenglen Qato dhe Redi Molla është e mbushur me detaje pikante  që dëshmojnë për një grabitje flagrante ditën për diell. Ajo tregon se si së paku pesë drejtues të afërt me Erion Veliajn Kishin ngritur një kompani “5D” të cilës i jepnin me garë fallco punët publike të kësaj bashkie. Dhe kjo bëhej ditën për diell, në sytë e të gjithëve, pa pikën e gajles se mos pikaseshin. Në një moment një punonjëse e Bashkisë flet me një të njohurin e saj në celular dhe i dërgon një foto duke i thënë: “Ky është hoteli i Lalit” dhe më pas i tregon atij se po i bëhej presion për tu angazhuan në fushatën elektorale në favor të PS-së.

 

E bukura është se të gjithë punonjësit e kompanisë ku pronarë ishin drejtorët e Veliajt e dinin më së miri këtë të fshehtë publike. Në një bisedë mes tyre përgjohen dy vajza duke shkruar me njëra tjetërën se si ka mundësi që Belind Këlliçi që e zbuloi këtë skandal, i paska marrë evsh të gjitha…

 

Në shumë pjesë të vendimit 122 faqësh të gjykatës del qartë se bashkia e Tiranës ka qenë një makineri e stërmadhe e grabitjes së buxhetit të taksave të qytetarëve. Mes viteve 2016 2022 kompania “5D”  e drejtorëve të Veliajt ka dalë fituese në pjesën më të madhe të tenderave ( së paku 13 procedura prokurimi nga Bashkia dhe 10 nga ujesjelles kanalizimi dyshohen si korruptive). Këto të dhëna janë zbuluar pas sekuestrimit të celularëve dhe blloqeve të llogarive të kompanisë “5D”. Lapsi.al do të vijojë të botojë pjesë nga kjo dosje e lemertishme.

©Lapsi.al



7 Comments

  1. Nese SPAK i fal keta, perfshire edhe kryetarin e Bashkise Veliaj, me mire ti vene çelesin SPAK+BKH, sesa te Paguhen nga taksat e qytetareve qe vidhen nga mengjesi ne darke nga keta bandite bashkiake. Nese ndodh kjo do te thote qe qytetaret po vidhen dy here, nje here nga bashkia dhe banditet e saj, e nje here tjeter nga vete sistemi qe duhet te vendose drejtesine.

    Nje gje me ben kurioz te dij, e sigurisht si po vazhdon situata:
    Bashkia dhe kryeplehra e kryehajduti i bashkise ka mbetur pa staf drejtues, dmth pa drejtore. SI zhvillohet aktiviteti i Bashqise Të-rënë (ish Bashkia Tirane).
    Mos te me dale ndonje “profesor” e te me thote qe Institucioni ka vazhdimesi …… se kam per tja shkerdhy fisin

    1. Gazetari Basir Çollaku tha se sipas një dokumenti diplomatik gjerman, në Shqipëri priten zhvillime radikale në pak muaj.

      “Nga burime diplomatike gjermane, zhvillimet politike në Shqipëri do të jenë radikale në pak muaj.

      Në vizitën e tij të shkurtër në Tiranë, sekretari Antony Blinken ia ka bërë të qartë Edi Ramës.

      Po sipas këtyre burimeve, sekretari amerikan ka theksuar se çështja Mcgonigal, pastrimi i parave, trafiku i drogave e kanë tejkaluar vijën e kuqe.

      Zhvillimet intensive flasin edhe për një mundësi reale të zgjedhjeve të parakohshme.

      Ky është informacion i publikuar ne qarkoren e brendshme të politikës gjermane.

      Po sipas të njëjtave, burime të politikës e diplomacisë gjermane, informojnë se Londra dhe Uashingtoni janë duke rivlerësuar çështjen Berisha, kjo bazuar në faktet e reja,” shkruan gazetari.

      1. Basiri ia fut kot, Blinken nuk kishte nevojë të vinte në Tiranë për ti thënë edvinit se kishte kaluar vijën e kuqe!

    2. Haaaaa o popull dele…Akoma besoni tek show drejtesi dhe politik…kshtu funksionon cdo ministri dhe institucion me tendera fake dhe miliona ne xhep..thjesht erdhi sahati qe po hajn kokat me njeri tjetrin

  2. Po cfare SPAK thua ti!? Thuaj SKAPI ,ose me shqip” KAPSI” I cili eshte nje organ politik qe vepron me urdhera! Po qe se duhet te vepronte KAPSI duhet ti hetonte te gjithe keta politikanet e 33 viteve qe nga Edvinin,Saliun,Like,Lulushin,Lali fikun dhte tjere me radhe jane me qindra qe kane abuzuar me taxat dhe pronat e shqiptareve! Do te thoni ju a ka prova? Po sigurisht qe ka prova ! Vetem pasuria e tyre te hetohet dhe te zbulohet burimi I pasurise dhe Mandel tu sekuestrohet pasuria dhe ata te mos lejohen te punojne me ne postet publike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *