• |
ide | kryesore

Luis Enrique fyen gazetarët: “PSG favorit? Shtypi nuk kupton asgjë nga futbolli”

Sport
Luis Enrique



Luis Enrique nuk shfaqet i qetë në konferencën për shtyp të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Dortmund. Trajneri spanjoll u nervozua shumë kur gazetarët e konsideruan PSG skuadër favorite: “Kjo është arsyeja pse unë kam disa kohë që them se shtypi nuk kupton asgjë nga futbolli. Gjëja e bukur është të shijosh një ndeshje të veçantë në një atmosferë unike në Europë. Mendoj se çdo rezultat tjetër përveç kualifikimit në finale do të ishte një zhgënjim për të katër skuadrat”. Spanjolli u ndal edhe tek lloji i ndeshjes që pret në Dortmund: “Do të jetë një ndeshje si çerekfinalet. Spekulimet nuk janë pjesë e mënyrës sonë të lojës. Ne do të përpiqemi të fitojmë me futbollin tonë. Do të jetë një shfaqje e mrekullueshme, do të ketë gola”.

PSG është ende në garë për një Tripletë të bujshme. “Që nga ardhja ime kam ndjerë mbështetjen e klubit dhe lojtarëve. Jemi në një proces përmirësimi, ky është vetëm fillimi – tha Luis Enrique -. Duhet edhe një muaj dhe ende mund t’i fitojmë të gjitha garat. Ne duhet të përpiqemi të menaxhojmë emocionet tona mirë, të administrojmë mirë presionin. Nuk duhet ta shohim presionin si një kërcënim”.

Lexo më tejDortmund, Terzic e ka një plan si të ndalojë PSG: “Jemi gati për Mbappé”

Pasi nuk kishte fituar kurrë jashtë fushe në fazën e grupeve, PSG ka fituar kundër Real Sociedad dhe Barcelonës dhe synon trisin në Dortmund. “Shpresoj që po. Përvoja ime më thotë se nesër është koha për të qenë konkurrues. Në fazën e grupeve nuk arritëm të fitonim jashtë fushe por e bëmë kundër Real Sociedad dhe Barças. Mund të përsërisim veten ose jo, qëllimi është të fitojmë këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *