• |
ide | kryesore

Dortmund, Terzic e ka një plan si të ndalojë PSG: “Jemi gati për Mbappé”

Sport
Terzic



“Në futboll çdo gjë është e mundur, na presin dy ndeshje dhe 180 minuta ku duhet të punojmë shumë për të arritur ëndrrën tonë. Mund të jemi skuadra me më pak përvojë, por edhe ajo me më shumë uri”. Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, prezanton kështu ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër PSG, që sapo është kurorëzuar kampion i ri i Francës. “Do të jetë një natë speciale për ne – tha ai në prag të ndeshjes së parë në shtëpi -. Objektivi i qartë është të fitojmë një avantazh të vogël nesër. Nuk më intereson kush është favorit, ne jemi gati”.

Dortmund dhe PSG tashmë janë përballur me njëri-tjetrin në fazën e grupeve (2-0 Psg në ndeshjen e parë në Francë dhe 1-1 në kthim): “Ajo disfatë në shtëpinë e tyre na la një shije të keqe në gojë. Kishim krijuar shumë pak mundësi për të shënuar. Megjithatë, ndeshja e kthimit ishte një ndeshje krejtësisht tjetër. Tani jemi gati të përballemi sërish me këtë pengesë. Ata kanë një trajner me cilësi të jashtëzakonshme si Luis Enrique. E projekti i tyre i imponon që të fitojnë Champions League prej gati dhjetë vjetësh”.

Lexo më tej“Bellingham, mos shëno më në La Liga”: Real rrezikon t’i paguajë 30 milionë euro shtesë te Dortmund

Mendimi nuk mund të mos jetë te njeriu më i rrezikshëm i francezëve: “Mbappe? Nëse fokusohesh vetëm tek ai, të tjerët mund të të bëjnë keq në të njëjtën mënyrë. Kanë cilësi të pabesueshme. Synimi është të krijojmë një avantazh të vogël përpara ndeshjes së kthimit. Ideja nuk është të përqendrohemi te 1 ose 2 lojtarë, duhet të fokusohemi te topi: çelësi është të kemi topin. Bensebaini dhe Duranville janë jashtë. Sabitzer dhe Malen kanë rifilluar stërvitjen dhe do të jenë të disponueshëm”, tha tekniku Edin Terzic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *