• |
ide | kryesore

Gjykatësi sportiv e skualifikon dy ndeshje, Sky Sport jep lajmin ‘bombë’: “Allegri, shkarkim i menjëhershëm”

Sport
Allegri


Nata e çmendur dhe e zemëruar e Max Allegri pas fitores së Kupës së Italisë kundër Atalantës mund t’i kushtojë shumë më shtrenjtë se dy javët pezullim të dhëna nga Gjykatësi Sportiv trajnerit të Juventus. Në shtëpinë e bardhezinjve po reflektojnë dhe është thirrur trajneri i U-19, Paolo Montero, i cili mund të veprojë si provizor deri sa të vijë Thiago Motta. Protestat dhe përjashtimi fillimisht, shpërthimi ndaj drejtorit Giuntoli më pas, deri te fjalët plot sarkazëm ndaj drejtuesve të klubit para mikrofonave dhe madje kërcënimet verbale dhe fizike ndaj drejtorit të Tuttosport Guido Vaciago, krijuan shumë konfuzion.

Një dëm imazhi i vetë-krijuar, fjalë dhe sjellje të patolerueshme të cilat i turpëruan drejtuesit e Juventus. Sigurisht një qëndrim jo në përputhje me historinë e klubit. Nëse lamtumira në fund të sezonit me Allegri është e sigurt, tashmë është më e qartë se nuk do të jetë një ndarje pa tensione, qoftë edhe nga pikëpamja ekonomike. Një ndarje që mund të paraprihet, duke e zgjidhur para kohe marrëdhënien.

Lexo më tej“E di ku jeton, vij e ti shkul ato veshë”: Allegri kërcënon drejtorin e Tuttosport Vaciago

Me një vit të mbetur nga kontrata – shtatë milionë neto ende për t’u paguar – nuk mund të përjashtohen pasojat drastike, duke përfshirë mundësinë e shkarkimit për arsye të drejtë. Sigurisht, do të ishte më e leverdishme për të gjithë që të arrinin në një pikë takimi – gjithashtu për të shmangur pasojat në aspektin e imazhit, si dhe procedurat e gjata ligjore – por përshkallëzimi i tensionit në orët e fundit e lë të hapur derën për çdo mundësi. Madje, e përsërisim, deri tek ajo e bujshme e shkarkimit të menjëhershëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *