• |
ide | kryesore

Video/ Syri i keq, apo përfolje: ndërhyrja e gazetarit të fushës para gafës së Neuer bëhet virale

Sport, Video
Neuer



“Do t’ju tregoj një sekret për Neuer: herë pas here ai përhap një krem në doreza për të përmirësuar kapjen. Dhe më duket se po funksionon shumë mirë sonte…”. Ekzaktësisht rasti kur thuhen ‘fjalët e fundit të famshme’,s sepse menjëherë pas kësaj fraze të raportuar nga gazetari i fushës Alessandro Alciato, korrespondenti i Prime Video në Real Madrid-Bayern Munich, portieri gjerman pësoi një gol pikërisht për shkak të një gafe të lindur nga një kapje e gabuar. Videoja e sqarimit fatkeq të gazetarit qarkulloi shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale.

NEUER, NË FILLIM MREKULLITË PASTAJ GAFA

Në minutën e 79′ të Real-Bayern, rezultati ishte 1-0 në favor të bavarezëve falë golit fantastik të Alphonso Davies. Por nëse porta e skuadrës së Tuchel ishte ende e paprekur, një pjesë e madhe e meritave duhet t’i jepej Manuel Neuer, autor i disa pritjeve të bujshme. Numri një gjerman dukej i pamposhtur deri në atë moment. E në fakt gazetari Alciato, për të nënvizuar super performancën e kapitenit të Bayern, mori fjalën dhe tregon një kuriozitet për portierin.

Lexo më tej: Video/ Shkëndija në fund të Real-Bayern: Vinicius tall dhe provokon Kimmich

FRAZA E ALCIATO MBI KREMIN E NEUER BËHET VIRAL

“Unë do t’ju zbuloj një sekret, nuk e di sa të vogël, për Neuer: në fraksione kohe ai merr një kavanoz të vogël që fshihet pranë peshqirit dhe shishes së ujit, afër portës. Brenda ka një krem dhe ai e përhap mbi dorezat e tij: është e dobishme për të përmirësuar kapjen dhe mendoj se po funksionon shumë mirë sonte…”. E pas thënies detajoze të gazetarit, Neuer u kap nga syri i keq. Vetëm 9 minuta më vonë, në minutën e 88′, Neuer u bë protagonist negativ. Gafa e tij në goditjen e Vinícius, i dha mundësinë Joselu të shënonte golin e 1-1, që nisi rikthimin e Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *