• |
ide | kryesore

Pamjet/ Gjenden trupat e pajetë të presidentit Raisi dhe të pasagjerëve

Lajme, Të fundit


Trupat e presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe pasagjerëve të tjerë të helikopterit që u rrëzua në Iranin veriperëndimor janë gjetur dhe po dërgohen në Tabriz, tha kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane (IRCS), cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Siç raportoi Pir-Hossein Koulivant, ekipet e shpëtimit u vendosën në vendin e rrëzimit pasi një dron iranian zbuloi vendndodhjen e saktë të rrënojave të helikopterit.

Të gjithë trupat e pasagjerëve të helikopterit janë transferuar në autoambulanca dhe po dërgohen në varrezat e Tabrizit, theksoi ai.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *