• |
ide | kryesore

Operacioni i SPAK për goditjen e grupeve kriminale, zbardhet lista me 50 urdhërarrestet e lëshuara

Lajme, Të fundit
SPAK


Janë zbardhur emrat e 50 kontigjentëve të krimit, për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste, nga SPAK në kuadër të operacionit ku u goditën 7 grupe kriminale.

Në listën e siguruar nga News24, figurojnë emrat e personave të njohur të botës së krimit, përfshirë këtu Emiljano Shullazin,Durim Bamin, Endrit Doklen e Ervis Martinajn, ky i fundit i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.

Lista e plotë:

1. Arben Ndoka

2. Arian Tuku

3. Ilia Ndoka

4. Samuel Ndoka

5. Vinçens Tuku

6. Ervis Martinaj

7. Jozi Kraja

8. Astrit Avdyli

9. Aldo Avdyli

10. Miri Bruli

11. Naim Stafuka

12. Emiljano Shullazi

13. Blerim Abazi

14. Elvis Ndreca

15. Oltion Zefi

16. Edson Jozëik

17. Armando Ndreca

18. Kasandër Noga

19. Elson Reçi

20. Besian Xhixha

21. Enver Diva

22. Robert Laçi

23. Fatmir Troplini

24. Klodian Shahini

25. Henerigert Mitri

26. Gjergji Cukali

27. Kristos Teta

28. Denis Meta

29. Gentian Binjaku

30. Viktor Imeraj

31. Satilno Basho

32. Marklen Haka

33. Tori Xhecuka

34. Edison Muceku

35. Albert Zaja

36. Florenc Kelmendi

37. Ardit Gjokrosa

38. Deivis Bajramaj

39. Adrian Pikli

40. Durim Bami

41. Endrit Dokle

42. Xhelal Rraja

43. Altin Morina

44. Leonard Duka

45. Erlis Duka

46. Fatmir Hyseni

47. Altin Gega

48. Drianto Bardhi

49. Fabio Ballabani

50. Elton Zalla.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. GJKKO ka caktuar arrest “arrest në burg”, për 50 shtetas, ku 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.


3 Comments

  1. Po mirë lista po çar duhen emrat e të burgosurve me kohë dhe Martinajt që konsiderohet i vdekur.
    Dhe pastaj janë ata që ikën e çanë ferrën të lajmëruar!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *