• |
ide | kryesore

‘Arrest në burg’ për Azgan Mërnicën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Azgan


Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 23-vjeçarin, Azgan Mërnica, i cili ekzekutoi me një plumb në kokë, efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia pas një konflikti të çastit.

I riu u paraqit në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me anti plumb, ndërsa avokati mbrojtës i tij nuk u paraqit në seancë Po ashtu as avokati i shtetit nuk pranoi ta merrte në mbrojtje 23-vjeçarin.

Ashtu sikurse në momentin që u vetëdorëzua edhe në seancën e sotme ai ka qëndruar i qetë dhe i buzëqeshur.

Ai u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e 15 Majit, dy ditë pas krimit të rëndë ku i mori jetën efektivit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *