• |
ide | kryesore

Përmbytje të frikshme në Brazil: Federata pranon kërkesën e 15 kluveve, ndalon futbollin deri në 27 maj

Sport
Brazil


Në Brazil, reshjet e dendura të shiut dhe si pasojë përmbytjet që goditën vendin amerikano jugor kanë vënë në vështirësi të mëdha edhe botën e futbollit. Federata Braziliane e Futbollit (Cbf) ka vendosur të pezullojë “të gjitha ndeshjet e futbollit të të gjitha klubeve të Serisë A deri më 27 maj”, duke pranuar kështu kërkesën e pesëmbëdhjetë klubeve të Carioca-s të udhëhequra nga Gremio, Botafogo, Fluminense, Atletico Mineiro dhe Vasco da Gama.

“Brazili është prekur tragjikisht nga një katastrofë mjedisore e paprecedentë në histori, e cila ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë te miliona njerëz në shtetin e Rio Grande do Sul dhe, rrjedhimisht, në futbollin e luajtur në Brazil”, shpjegoi presidenti federal Ednaldo Rodrigues, i cili në fakt e shtyu raundin e tetë të kampionatit me një javë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *