• |
ide | kryesore

Arrestohet për një gabim të Inteligjencës artificiale: rrëfimi i pabesueshëm i një tifozi

Sport
Artificiale



Ajo që ndodhi në Brazil gjatë ndeshjes ndërmjet Confianca dhe Sergipe (fitore për vendasit me penallti), ndeshja e dytë e kampionatit Sergipano, ishte e pabesueshme. Gjatë intervalit, një tifoz u arrit nga disa oficerë policie dhe u shoqërua prej tyre para syve mosbesues të të pranishmëve. E gjitha për shkak të një gabimi sensacional të inteligjencës artificiale.

TIFOZI I ARRESTUAR GABIMISHT, RRËFIMI

“Dukem si një kriminel, një i arratisur – thuhet në postimin e publikuar në Instagram nga Joao Antonio Trindade Bastos, një tifoz 32-vjeçar i Confianca – por ai që kapi policia jam unë. Të shtunën, gjatë finales së kampionatit Sergipano, kam përjetuar një situatë që nuk do ta kisha menduar kurrë se ishte e mundur. E ndaj me turp dhe indinjatë që diçka të bëhet në këtë drejtim dhe episode të tilla të mos ndodhin më”.

<MUNDËSIA E FUNDIT PËR TU RRËFYER>

Më pas edhe rrëfimi i marrjes në pyetje, që u zhvillua në një dhomë brenda stadiumit. Aty, me metoda të ashpra, tifozi u vu nën presion për të pranuar fajësinë. “Më thanë <Ky është shansi i fundit që ti të rrëfehesh. Je identifikuar nga një sistem i njohjes së fytyrës nga Inteligjenca artificiale që nuk ka gjasa të jetë i gabuar”. Unë u thashë emrin tim, u dhashë dokumentet e mia dhe adresën time të shtëpisë. Kështu, pasi kontrolluan monitorin dhe kuptuan se ishte një gabim, ata më thanë se ishte procedurë standarde dhe në atë moment më liruan”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *