• |
ide | kryesore

Masakra në Gaza/ Si i vret palestinezët Inteligjenca Artificiale

Arkiva, Kryesore, Planet
Inteligjenca Artificiale


Muajt e fundit gazetarët izraelitë kanë zbuluar se pjesa më e madhe e shkatërrimit në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit është mundësuar dhe shpesh drejtuar nga një sistem inteligjence artificiale.

“Premtimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në përgjithësi është një premtim në dy aspekte. Njëri është shpejtësia dhe e dyta është saktësia” – tha Tal Mimran, pedagog i universitetit hebraik në Jeruzalem.

“E gjithë ëndrra e AI është që ajo të ofrojë goditje precize” – tha Joseph Gedeon, reporter i Policito-s.

Por pas 34,000 palestinezëve të vrarë, krahasuar me pak më shumë se 1,400 në luftën e Izraelit në Gaza të vitit 2014, është e qartë se diçka ndryshe po ndodh.

Pra, çfarë lidhje Inteligjenca Artificiale?

Përdorimi i AI nga forcat e mbrojtjes izraelite nuk është gjë e re.

“Unë mendoj se përdorimi më i famshëm i AI nga Ushtria Izraelite (IDF) është sigurisht Iron Dome (kupola e hekurt), i cili është një sistem mbrojtës që synon të ndalojë sulmet me raketa” tha Tal Mimran, pedagog i universitetit hebraik në Jeruzalem.

(Sistemi anti-raketor Iron Dome)

Ky sistem është pjesërisht ai që mbrojti Izraelin kundër sulmeve me dronë dhe raketa të Iranit në prill 2024.

“Tjetra është një tjetër armë e prodhimit vendas që ata e kanë quajtur “Smash”, e cila është një dylbi me preçizion me AI që ju e shtoni në armët e dorës, dhe çfarë bën është se përdor algoritme të avancuara të përpunimit të imazhit për të përmirësuar shënjestrën. Është si të thuash, matje automatike si në lojrat në PlayStation” – tha Joseph Gedeon, reporter i Policito-s.

(Dylbiu Smash, që përcakton vetë objektivat për tu qëlluar)

Një mënyrë tjetër se si Izraeli përdor AI është përmes survejimit të palestinezëve në territoret e pushtuara.

“Sa herë që kalojnë nëpër një nga qindra pikat e kontrollit, lëvizjet e tyre regjistrohen. Imazhet e tyre të fytyrës dhe biometrike të tjera kërkohen me një bazë të dhënash” – tha Lucy Suchman, pedagoge e antropoligjisë dhe teknologjikë në Universitetin Lancaster.

(Survejimi me Inteligjencë Artificiale)

Por ne tani po mësojmë më shumë rreth sistemeve të AI që zgjedhin bombardimin e objektivave në Gaza nga dy raportime në Izrael nga gazetat “972” dhe “Local Call”.

Gospel është një sistem që prodhon objektiva bombardimi për ndërtesa dhe struktura specifike në Gaza. Ai e bën këtë duke punuar në lidhje me mjete të tjera të AI dhe si çdo sistem i AI, hapi i parë është mbledhja në shkallë të gjerë të të dhënave. Në këtë rast survejimi dhe të dhënat historike mbi palestinezët dhe vendndodhjet e militantëve në Gaza.

(Sistemi Gospel, platforma që analizon dhe përcakton objektivat shumë më shpejt se njerëzit)

“Aplikacioni më i famshëm do të jetë The Alchemis, i cili është një platformë që mbledh të dhëna dhe lejon transferimin e të dhënave ndërmjet departamenteve të ndryshme, duke u transferuar më vonë në një platformë tjetër që quhet Fabrika e Zjarrit. Fabrika e zjarrit vëzhgon të dhënat dhe i kategorizon ato” – tha Tal Mimran, pedagog i universitetit hebraik në Jeruzalem.

Objektivat e krijuara përgjithësisht vendosen në një nga katër kategoritë.

Objektivat e para taktike, të cilat zakonisht përfshijnë celulat e armatosura të militantëve, depot e armëve lëshuese dhe shtabet e militantëve.

Pastaj ka objektiva nëntokësore, kryesisht tunele nën shtëpitë e civilëve.

Kategoria e tretë përfshin shtëpitë familjare të operativëve të Hamasit ose Xhihadit Islamik.

Dhe kategoria e fundit përfshin objektiva që nuk janë dukshëm të natyrës ushtarake, veçanërisht ndërtesat e banimit dhe ato të larta me dhjetëra civilë. IDF i quan këto ‘objektiva fuqie’.

Pasi të dhënat organizohen, ato kalojnë nëpër një shtresë të tretë, të quajtur Gospel.

“Gospel krijon një rezultat që sugjeron objektiva specifike të mundshme, municione të mundshme, paralajmërime për dëme të mundshme kolaterale etj.” tha Tal Mimran, pedagog i universitetit hebraik në Jeruzalem.

Ky sistem prodhon objektiva në Gaza më shpejt se sa një njeri. Brenda 5 ditëve të para të luftës gjysma e të gjithë objektivave të identifikuar ishin nga kategoria e ‘objektivave të fuqisë’.

(Pamje nga objektivat që Izraelitët bombarduan pas sinjalizimeve nga sistemi Gospel)

Burime të shumta që folën raportuan se ideja prapa ‘objektivave të fuqisë’ është të ushtrohet presion civil mbi Hamasin.

Muaj pas hetimit të Gospel-it, gazeta “972” shfaqi gjithashtu një sistem më të errët dhe më të fshehtë të Inteligjencës Artificiale (AI), i ndërtuar për të synuar njerëz të veçantë të njohur si Lavender.

Me fillimin e Luftës së Hamasit në Izrael, Lavender përdori të dhëna historike dhe mbikëqyrje për të gjeneruar deri në 37,000 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

Burimet i thanë “972” se rreth 10% e atyre objektivave shpesh janë të gabuara. Por edhe kur përcaktoi 90% të objektivave të supozuara të sakta, Izraeli gjithashtu zgjeroi për herë të parë përkufizimin e një operativi të Hamasit.

“Çështja është se Hamasi drejton Rripin e Gazës, kështu që ju keni shumë shoqëri civile që ndërvepron me Hamasin. Policët, doktorët, civilët në përgjithësi. Dhe kështu këto janë objektivat që ne e dimë se ata po i vëzhgojnë” – tha Heidy Khlaaf, eksperte e sigurisë për Inteligjencën Artificiale.

Lexo më tej: Prezantohet Chat GPT-4o: Ç’mund të bëjë modeli i ri i inteligjencës artificiale 

Pasi Lavender përdori të dhënat e tij për të gjeneruar këto objektiva, AI më pas do ta lidhte objektivin me një shtëpi specifike familjare dhe më pas do të rekomandonte një armë për IDF-në që ta përdorte në atë objektiv, kryesisht në varësi të rëndësisë së operativit të Hamasit.

“Ajo që na u tha është se për militantët e rangut të ulët ushtria preferoi të përdorte “bomba budallaqe”, që do të thotë bomba që nuk udhëzohen, sepse janë më të lira. Pra, në një mënyrë të çuditshme, sa më pak të jetë rreziku që ju paraqisni, atëherë ata përdorin bomba më pak të sofistikuara dhe për këtë arsye mund të krijojnë më shumë dëme kolaterale” – tha Meron Rapoport, redaktor i gazetës “Local Call”, që mori pjesë në investigim.

Burimet u thanë gazetarëve se për çdo operativ të vogël të Hamasit që shënonte Lavender, lejohej të vriteshin deri në 15 ose 20 civilë. Por gjithashtu se për disa objektiva numri i viktimave të lejuara civile ishte deri në 300.

(Sistemi AI Lavender, që pasi përcakton objektivat, zgjedh edhe armën me të cilën do goditen. Ky sistem ka shkaktuar viktima kolaterale të shumta)

“Sistemet e AI nuk prodhojnë fakte. Ato prodhojnë vetëm parashikime ashtu si parashikimi i motit ose tregu i aksioneve” – tha Heidy Khlaaf, eksperte e sigurisë për Inteligjencën Artificiale. 

“Inteligjenca që është atje varet plotësisht nga cilësia, vlefshmëria dhe kuptimi i njerëzve që krijuan sistemin” – tha Lucy Suchman, pedagoge e antropoligjisë dhe teknologjikë në Universitetin Lancaster. 

Në një deklaratë për The Guardian, IDF hodhi poshtë plotësisht se ata kishin ndonjë politikë për të vrarë dhjetëra mijëra njerëz në shtëpitë e tyre dhe theksuan se analistët njerëzorë duhet të kryejnë ekzaminime të pavarura përpara se të zgjidhet një objektiv. Kjo na sjell në hapin e fundit të të dyjave këtyre proceseve, miratimin njerëzor.

Burimet i thanë “972” se i vetmi protokoll i mbikëqyrjes njerëzore që ekzistonte përpara se të bombardoheshin shtëpitë e militantëve të vegjël të dyshuar të shënuar nga Lavender ishte kryerja e një kontrolli të vetëm: Të sigurohet që objektivi i përzgjedhur nga AI është mashkull dhe jo femër. 

(I vetmi protokoll i mbikëqyrjes njerëzore në sistemin Lavender: Të sigurohet që objektivi i përzgjedhur nga AI është mashkull dhe jo femër)

“Ekspertët na kanë thënë se në thelb ajo që po ndodh në Gaza është një vend testimi i pavullnetshëm për teknologjitë e ardhshme të AI” – tha Joseph Gedeon, reporter i Policito-s.

Në nëntor 2023, SHBA lëshoi një kornizë ndërkombëtare për përdorimin e përgjegjshëm të AI në luftë. 

“Më shumë se 50 nënshkrime nga 50 vende të ndryshme. Izraeli nuk e ka nënshkruar këtë traktat” – tha Joseph Gedeon, reporter i Policito-s.

(Korniza ndërkombëtare nga SHBA për përdorimin e përgjegjshëm të AI në luftë. Edhe Shqipëria e ka miratuar. Izraeli jo)

“Pra, ne jemi në një lloj hapësire ku na mungon mbikëqyrja dhe përgjegjësia e mjaftueshme për luftën me drone, e lëre më të futen sisteme të reja si Gospel dhe Lavender. Dhe ne po shikojmë një të ardhme ku në të vërtetë do të ketë automatizim më të pasaktë dhe të njëanshëm të objektivave që i bëjnë këto viktima civile shumë më keq” – tha Heidy Khlaaf, eksperte e sigurisë për Inteligjencën Artificiale. 

“Gabimi se, premisa se luftimet më të shpejta do të çojnë në njëfarë mënyre në sigurinë dhe paqen global. Kjo nuk është rruga që do të na çojë atje. Dhe përkundrazi, mendoj se shumë nga ky vrull i këtyre iniciativave teknologjike duhet të ndërpritet në çfarëdo mënyre që mundemi” – tha Lucy Suchman, pedagoge e antropoligjisë dhe teknologjikë në Universitetin Lancaster. 

Vox, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 


9 Comments

  1. PSIKOPATET PERDORIN INTELEIGJENCEN ARTIFICIALE
    SE INTELIGJENCE EMOCIIONALE NUK KANE

    INTELIGJENCE KURVE QE NUK NDJEN PER TE PAFAJSHMIT

    1. A nuk ishin terroristët arabë që në pak orë vranë 1200 të pafajshëm, foshnja, fëmijë, të rinj gra e pleq?

      E pse dashka t’ju vijë keq izraelitëve, kur intensiteti i krimeve të kryera me 7 tetor 2023 ua kalon për nga numri edhe krimeve të kryera nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore?

      Izraeli u provokua shumë rëndë nga disa bythgrisur që jetojnë me ndihmat e Botës, ndihma që i konvertuar në armë për të kryer masakra kundër Izraelelit.

      Hamas e të tjerë terroristë arbë kërkojnë të zhdukin shtetin e Izraelit!

      E pse duhet të bëjë si i mirë Izraeli kur ka fuqinë ushtarake më të madhe në rajon?

      1. @17:16 Monster cifute
        Zionistat perzen tjetrin nga shpite e tokat dhe kur mbrohen i quajn terrorist.
        Fati palestinezeve pret ato popuj qe guxojn ngren krye kunder fashizmave larushi te dhjerokracis.

  2. Ismail Kadare , libri motive ne diell, 1965
    Topat e vjeter te Durresit
    Me tytat e gjata,te nderuar siper detit,/Ndryshken ne diell e ne shi topat mbreterore.
    Ata heshten diten qe duhej te gjemonin./ Turpi dhe harrimi mbi ta pushon./ Kalimtarit te ralle,qe andej i bie rruga Derdh ujet mbi ta, ne oren e muzgut.

    Kadare i kendon besnikrise, qe rregjimi i Enver Hoxhes tregon ndaj pushtuesve fashist qe e sollen ne pushtet, Shqiperia tashma koloni Italo Amerikane. Dhe Kadare shurron mbi rrezistenzen e popullit shqiptar qe u vodh dhe u tradhtua nga Ahmet Zogu. Por Italia na detyrohet damet e luftes, 4 vjet pushtim , me shfrytzimin e pasuri kombtare, vrasje e djegie.

    Motive ne diell , Ismail Kadare 1965
    Mbi liqenjete e Lures po bie mbremja./Muzgu rrjedh nga majat e pishave neper trungjet e kalbur./Grumbullohet ne pellgje te vegjel ./ Kullon pastaj neper furcen tende te dridhshme ./ Shpejto. / U be vone./ Kap c’te kapesh nga ngjyrat qe dridhen e fergellojne, /Duke ikur plot alarm nga mbremja qe i ndjek./ Kap Motive ne diell…/ Neper furcen tende kurre nata mos kulloft .
    Ne keto vargje gjej historine tronditese te familjes tem, qe e cova ne furre, ne SHBA, ku u torturuam , u eksperimentuam me Intelixhensen Arificiale u isolova nga njezezit e mi, humba ne korrik 2019 dhe nuk di gja se a jane te gjalle a te vdekur. U torturova, u isolova ne psikiatri ku drogata me ilace shume te forte, u hemova disa here por nuk vdiqa, dhe sigurishte do te helmohem edhe ketu deri ne vdekje , Por idet e mia nuk ndryshojne.
    Per sa ka ndodhur ne Amerik , ne 2019 i kam shkruajtur nje leter Kryetarit te Komisionit per Sherbimet Sekrete ne Senatin Amerikan.

    Kengetari jem me i preferuar eshte Michael Jackson, me kenget Billie Jean dhe Thiller te vitit 1982 , vertet shume bukur, ndofta edhe koncidenca, thuhet se bota eshe e vogel kur lozin miliona o miliarda dollar.
    Kur isha ne Roseville, Michigan, USA, neper krizen tone familiare, Televisioni trasmetonte po thuajse cdo dite fimat Cast Away te Tom Hanks dhe il fugitivo U.S Marshals Gjuetia pa kufi, Harrison Ford.
    Historia e shkuarjes dhe e shkatrrimit ne Amerik. Personalitete. Dhe personat qe kam njohur . Edi Rama, Sahra Rama avokatja amarikane qe me ka nxjerr visen E2, Nicola Condello avokat Italian qe punon ne SHBA ne studion e Sahra Rama, Giorgio Napolitano Presidenti i Repubikes Italiane, Matteo Renzi, Enrico Letta ish Kryeministra te Italis, Ambasadori Amerikan ne Tirane Donald Lu, Eduardo Agnelli, Silvio Berlusconi , Matteo Salvini, Raul Bovo dhe Antena Brenda Familjes gazeta tema 20 prill 2014.
    Ne SHBA shkova per vizit dy here dhe me peqej te trsferohesha atje, u informova dhe te gjithe ma miratuan .
    Nder kohe ne Itali Flavio Fosat dhe gruaja e tije Rrampino nuk me paguan pune qe kisha ba, nje shume prej169 mije euro sipas dokumentave. Dhe avokatja Valeria Rabone cila me bindi ti hapja gjygj ndaj Fosat , me morì 5 mije euro per gjygjin e humbur dhe me ka kerkua pas pese vjetesh 15 mije euro te tjera me vendim te gjykates te Torinos, sa me diftua si ashte drejtesia ne Itali , ku gjgji pare mundet te kushtonte 3o 4 mije euro

    Edhe njerez si njhesha si Prof. Dr Carlo Casuzzo kan infenzuar te trasferohesha ne Amerik .
    10 Mars 2014 kam dhane kaparin per te bler ristorantin ne 29047 Utica Rd Roseville Michigan.
    Ndoshta per koncidenc gazeta Tema me 20 prill 2014 ne Rubriken Antena ne Familje
    Shkruan me titull : Nderkohe ne Divjake Bujari ju uron: Me ne fund e gjeti, paskemi Pashke!
    Dhe me te vertet ne paskemi pas antenen ne familje per 25 vjet ne Itali dhe 5 vjet SHBA, persa i perket dyshimeve se po pergjoheshim, ne Roseville pata thirre policin e cila erdhi dhe une e pyeta nese ishim nen pergjim, polici mu pergjigj se nuk kishte hetim dhe as pergjim per ju.
    Jeta jone ne Michigan ka qene nen syri e telekamerave dhe eshte dhene direkt ne gjithe vendin tone dhe Itali.
    Nder kohe ne kishim marre visen E2 per 1 vite kur ne portali te ambasades USA Rome, shkruhej se viza jepej per 2 vjet. Nje detal ristorantin e mora ne dorzim pas dy muajve ne Amerik , e hapa pasi e rikostruktova, shume probleme filluan qe ne dite e para , tri here na aksidentuan me makin, ajo e funit ishte e rane , ishim ne autostrad, une dhe Romano
    Na skaduan pashaportat e Romano e Nikol, i kemi ba te rejat ne New York pastaj po skadoshin vizat , se ata mundeshin te zgjateshin nese ne dilnim nga territori SHBA , mirpo pyes Nicola Condello per vizat qe kishin mbetru ne pashaporta te vjetra , ai me thot preje faqen e pashaportes, dhe ngjite ne pashaporta te reja te femijve, keshtu bera dhe kjo qe kurtha ku rash, dolem ne Kanada me makin, ne kthim jo qe s’ na rinovuan vizat Por vizat e Romano e Nikol anullohen. Tashma familja jeme ishte kapu ne fyt nga nje dore e hekurt. Enkelejde,Romano e Niko lan Michigan per Torino, dhe nese vizen e pare e morem per nje muaj , per te rinovuar vizat u deshten 4 muaj , Sahra Rama me morì dollaret sa deshti vet dhe s’mu pergjigj ma ne telefon ajo as Nicola Condello. Nderkohe ristoranti funksiononte per te tjeret.
    Nga Michigan kam shkruar dy letta Ambasadorit Amerikan Donald Lu , periudhe ne te cilen kam komentuar politiken shqiptare, dhe rreforma e drejtesise, kapja e peshkut te madhe apo te vogel. Tashme edhe une jam ne nje proces ndarje me bashkshorten dhe me 5 tetor 2023 Gjygjtarja Arta Llazari ka vendos ndarje martesore , Por vendimi edhe pse kan kaluar shume muaj nuk ka dal akoma, ndofta duhet qe Gjygjtarja duhet ti kerkoj leje politekes?
    Jeta ne Rosevill u ba nje tortur e vertet, me mua nuk guxonte njeri te komunikonte se vec ofeza. Deshira per te mos humbur pasunin ishte, dhe nuk disha se familiare e mi ishin dhunuar e eksperimentua me intelixhenz artificiale, keshtu nga tortura dhe stresi perfundova per nje vizit ne spitalin St John Warren Michigan , ku nuk kam firmosur as nje dokument ,per ky i kam shkruar gjykates te Torines se me kane injektuar liquido , intelixhenza artificiale qe vepron ne tru.
    Eksperiment i pa pam ne historin e njerzimit, eshte bere tek une dhe familja jeme, fale urrejtjes te Edi Rames dhe familjes se Enver Hoxhes, per te mbuluar skandale me orjentim seksual ndaj familiare te ushtruar ne Torino. Persa i perket firmave ne Amerike gjate rinovimit te vizave te Romano dhe Enkelejde sipas kerkes te avokatit italian ne New Porto kam firmos per rinovimin e vizes per bashkshorten pasi ishte ne ngarkim timin. Shkrimet kan ken ne anglisht dhe as edhe nje here nuk miratoje qe te kem firmos pa dije eksperimentimin me intelixhens artificiale.
    Romano Begeja ka shkuar ne Itali ne moshen 4 vjec dhe ne Amerik ne moshen 20 vjec
    Via Giuseppe Saccarelli 21 Torino ka qen vend qe murgeshat mbanin nena me fimije te vegjel ( te huaj) . Une kam punuar aty, eshte rikostruktua catia dhe eshte bere e banushme, kushtuar Eduardo Agnellit. Une kam vene disa kondicionier , dhe pagesen e kam marre nga segretaria personale e Giovani Agnellit ne prezencen e Ing. Enrico Mombellit.
    Personalitet qe kam par nga afer , Giorgio Napolitano , ne qender te Torinos , une ne pritje per nje meshe ndersa ai kaloi dhe pershendet nga makina , nuk ishte nje korte makinash.
    Ilir Hoxha, ne Shkoder te trumpa e dugajve te reja, vite 1979, 80 , me ka fiksua. Shkodra priste nje aktivitet kombtar mbi punimet artistike. Thuhet se persekutori deshiron ta njohi viktimen e tije, duhet te jet knaqesi per Ata persekutuesit si ajo kur betoni bahet me gjak dhe eshterat e Shqiptareve
    Matteo Renzi ish kryeministri Italis , sportiv qe shkonte ne biciklet. njihet ne Itali per shume battuta, si Dalema kush? Enrico rri i qet, dhe asfaltim .
    Vellai im Gjovalin Martini ka pas rastin ti japin doren Silvio Berlusconi dhe te bajne fotografi me Matteo Salvini , dhe ministra te Lega Nord ( i kam pare fotografit)
    Ne perfundim intelixhenza Arificiale eshte pjeserisht si vargjet e Kadares, ajo krijon pamje, ato perzihen, dridhen , mendimet ikun, nuk i kontrollon, eshte ajo qe Amerikante kan denunciare pas luftes se dyte botrore , persekutimin e ebrejve, zingerve , homoseksualve, komunistave , eksperimente mbi njerez. Por ja qe eshte bere mbi mua dhe familjen tem , dhe po vazhdon.
    Histori e pa pame, merit e regjimit te Edi Rames dhe Familjes se Enver Hoxhes. Italis dhe SHBA

    1. Italia te ka pushtuar dhe shkaterruar 4 here qe me Romen, Venedikun, Luften e pare boterore ku Selam Musaj me lleberit ju qine nenen ne Vlore Italianeve dhe lufta e dyte Boterore

      1. Ik o kar injorant, mutin i ke ngrënë Italisë në Luftën e dytë Botërore, leri pallavrat komuniste, edhe pensionistat komunistë nuk i besojnë këto budallalliqe!

        Debil! ….i padobishëm!

  3. E VERTETA KA FAKTE NUK VRITET ZHDUKET AS TJETERSOHET, PER TE ESHTE GARANT KRIJUESI SAJ PER FUNKSION DHE MOSZHDUKJE thotë:

    MOS VRISNI TE ARDHMEN JETEN MOS BENI PADREJTESI SE PER SEJCILIN NJERI ZOTI BOTNAVE JA KA KRIJUAR QE ANGAZHIMIN TA KET PER VETEN E VET NESE DREJT ME HAK OSE KUNDER VETES VET NESE PADREJTESI MBI KRIJUESIN E BOTNAVE NUK KA MUNDESI TE TRIUMFOJN ASNJE KRIJES E TIJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *