• |
ide | kryesore

Video/ Portieri Aguirre kapi topin qetësisht me duar jashtë zonës: të gjithë heshtën, edhe kundërshtarët

Sport, Video
Aguirre


Polemika të mëdha në Kolumbi për atë që ndodhi gjatë ndeshjes ndërmjet Once Caldas dhe Independiente Santa Fe. Episodi ku përfshihej portieri i vendasve, James Aguirre, që kapi me qetësi topin me duar jashtë zonës pa e ndëshkuar nga arbitri, ishte vërtet i pabesueshëm. Një rrethanë për të cilën asnjë lojtar nga asnjëra skuadër nuk bëri asnjë kundërshtim, sikur të ishte gjëja më e natyrshme në botë. Çështja ka rindezur akuzat për nivel të ulët të arbitrave në futbollin kolumbian, aq më tepër po të kemi parasysh se arbitër i ndeshjes ishte Carlos Betancur, i cili ka kualifikimin e një ndërkombëtari nga FIFA.

Ndeshja ndërmjet Once Caldas dhe Independiente Santa Fe ishte shumë e rëndësishme për Grupin B të dy katërsheve nga ku do të dalin skuadrat që do të luajnë për titullin kampion në Apertura, me miqtë që vinin të parët me 6 pikë dhe vendasit i ndiqnin me 4. Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, me pak emocione. Prandaj, vëmendjen e mori veprimi i Aguirre: një moment në të cilin rregullat e lojës së futbollit dukej se ishin ndalur për pak sekonda.

ÇMENDURI E PORTIERIT, POR ASKUSH NUK THA GJË

Kur ndeshja po i afrohej çerekorëshit të parë të lojës, pati një rivënie nga portieri tjetër, Mosquera Marmolejo, në kërkim të sulmuesve të Independiente. Rivënia ishte shumë e gjatë dhe asnjë nga ekipi i tij nuk arriti te topi. Aguirre doli nga zona e tij dhe pengoi topin të dilte nga fusha, në dukje për ta shoqëruar në zonë me këmbë për ta kapur me duar dhe për të rinisur aksionin.

Dhe në fakt shkoi pikërisht kështu, vetëm se Aguirre e pa të arsyeshme të kapte topin me duar përpara se të kthehej në zonë. Një faull shumë i qartë që duhej të sanksionohej nga arbitri me goditje dënimi dhe karton të verdhë. Por asgjë nga këto nuk ndodhi dhe loja vazhdoi me indiferencën e të gjithëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *