• |
ide | kryesore

“Bellingham, mos shëno më në La Liga”: Real rrezikon t’i paguajë 30 milionë euro shtesë te Dortmund

Sport
bellingham



Të gjithë e dinin vlerën e Jude Bellingham, por pakkush prisnte që futbollisti anglez të kishte një ndikim kaq shkatërrues në sezonin e tij të parë me fanellën e Real Madrid. Në këtë moment, kur kanë mbetur edhe 5 javë deri në përfundimin e La Liga, si dhe gjysmëfinales e finales eventuale të Champions League, ish-lojtari i Borussia Dortmund ka shënuar tashmë 21 gola dhe 9 asiste në 35 paraqitje në të gjitha garat. Shifra të rëndësishme që justifikojnë absolutisht shpenzimin prej 103 milionë eurosh të merengues për ta sjellë në Spanjë.

Me sa duket, megjithatë, klubi madrilen është gati të shkruajë një tjetër çek të madh në favor të Dortmund dhe pikërisht për shkak të performancës së lojtarit anglez.

REAL, 30 MILIONË TË TJERA PËR BELLINGHAM?

Sipas njoftimit për shtyp të lëshuar nga Real në momentin e blerjes së Bellingham, përveç pjesës fikse prej 103 milionësh, në marrëveshjen me Borussia Dortmund kishte një bonus të konsiderueshëm të barabartë me 30% të transaksionit, pra për të qenë të saktë 30.9 milionë euro. E sipas asaj që raportohet nga As, ky bonus do të lidhej me 3 faktorë: praninë e anglezit në Top 11 finale të Champions ose në formacionin ideal të FIFA The Best, dhe me fitoren e tij në krye të golashënuesve të La Liga.

Lexo më tejVideo/ Gjesti i bukur: djaloshi me karrige me rrota po ngrinte, Bellingham e mbulon me tutën e tij

Sa i përket dy parametrave të parë ka pak dyshime, pasi Bellingham ishte një nga lojtarët më vendimtarë të sezonit në nivel evropian. Sa i përket titullit të golashënuesit më të mirë, 21 vjeçari aktualisht është në vendin e dytë dhe vetëm një gol pas liderit Dovbyk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *