• |
ide | kryesore

Video/ Gjesti i bukur: djaloshi me karrige me rrota po ngrinte, Bellingham e mbulon me tutën e tij

Sport, Video
Bellingham



Jude Bellingham është një kampion i madh si brenda dhe jashtë fushës dhe para ndeshjes kundër Belgjikës ai ishte protagonist i një momenti shumë prekës. Mesfushori i Real Madrid ka hyrë në fushë i shoqëruar nga një djalosh në karrocë me rrota dhe gjatë himnit të zakonshëm ka vënë re se djali po ngrinte nga të ftohtët. Atëherë anglezi hoqi tutën e tij dhe e mbuloi me xhaketë. Më pas në fushë, veprimet e tij të zakonshme me klas të lartë dhe goli që barazoi rezultatin 2-2 në kohën e plotë të shtesës.

Lexo më tej: Video/ Djali që kapte topat po ngrinte nga i ftohti, gjesti i Bellingham bën xhiron e botës

Bellingham nuk është i panjohur për gjeste të ngjashme. Në fakt, në fillim të janarit, gjatë ndeshjes Arandina-Real Madrid në Kupën e Mbretit, një ndeshje e fituar 3-1 nga skuadra e teknikut Ancelotti, ish-lojtari i Borussia Dortmund vuri re një djalosh që kapte topat dukshëm duke patur ftohtë dhe pa e menduar dy herë, e mbuloi me batanijen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *