• |
ide | kryesore

Përplaset Final 4: në derbi Tirana rrezikon të mbetet pa Europë, Vllaznia kërkon hakmarrje ndaj Egnatias

F1, Sport, Video
Tirana


I gjithë kreu përballë. Katër skuadrat e zonës Final 4 do të sfidohen me njëra-tjetrën dhe ajo që rrezikon më shumë është Tirana e vendit të katërt. Java e 33-të e kampionatit të Superiores do të luhet në fundjavë. Sot do të zhvillohen dy takimet e para, në orën 18:00. Në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Laçin. Një ndeshje interesante ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren. Ndërsa Skënderbeu pret në Korçë Erzenin.

TË DIELËN PËRLASEN 4 KRYESUESIT

Të dielën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës së 33-të. Në orën 15:00, në stadiumin “Egnatia Arena” do të përballen vendi i parë dhe i dytë në renditje. Egnatia si kryesuese pret Vllazninë, në një takim ky të dyja skuadrat kanë si objektiv vetëm fitoren. Për shkodranët është një mundësi hakmarrje për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë vetëm tre ditë më parë. Në pankinën kuqeblu debuton Thomas Brdaric, trajneri që e drejtoi në vitin 2021 drejt trofeut të Kupës së Shqipërisë Vllaznisë dhe shpalljes nënkampion i vendit.

Në po të njëjtën orë do të luhet edhe një ndeshje tjetër, Kukësi – Teuta, në stadiumin “Kukës Arena”. Skuadra e Devollit, që ka arritur në finalen e Kupës duke eliminuar Tiranën, do të mundohet të lërë pushim titullarët, për të patur një skuadër të freskët për finalen, duke qenë se tashmë është vulosur rënia e tyre nga kategoria.

Lexo më tejVideo/ E bujshme, Kukësi i rënë nga kategoria në finale të Kupës: eliminohet Tirana

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet me derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani, në orën 19:00. Në “Air Albania” bardheblutë dhe të kuqtë do të luajnë derbin e katërt sezonal. Një ndeshje ku spektakli është i garantuar, por gjithashtu shumë i rëndësishëm për objektivat e të dyja skuadrave. Partizani shpreson që Vllaznia të humbasë në Rrogozhinë dhe me një fitore në derbi të kryeje parakalimin në renditje, duke i marrë vendin e dytë. Nëse Tirana humbet (e nuk fiton prej 6 derbi) atëherë rrezikon të mbetet jashtë Europës me Dinamon e Skënderbeun të gatshme ta parakalojnë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *