• |
ide | kryesore

I merr tutën djalit invalid, video e bujshme false hedh baltë mbi Bellingham: “Ky është djali i artë?”

Sport, Video
Bellingham



Mbrëmjen e së martës, në Wembley u zhvillua ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Belgjikës, e cila përfundoi me rezultatin 2-2 falë një dygolëshi të Tielemans dhe golave të Toney e Bellingham. Mesfushori i Real Madrid, para fillimit të ndeshjes, bëri një gjest të bukur, i cili, megjithatë, u keqinterpretua nga shumë për shkak të një video false që shtrembëroi realitetin e episodit.

GJESTI I BUKUR I BELLINGHAM

Gjatë luajtjes së himneve kombëtare, në mbrëmjen e ftohtë të Londrës, Bellingham hoqi xhaketën e tutave dhe e përdori për të mbuluar djalin në karrige me rrota, që kishte hyrë në fushë me të. Një gjest i bukur nga ish-lojtari i Borussia Dortmund, i cili më pas e pa veten viktimë të një video false në të cilën skena ishte e montuar mbrapsht.

Lexo më tej: Video/ Gjesti i bukur: djaloshi me karrige me rrota po ngrinte, Bellingham e mbulon me tutën e tij

“KY QENKA DJALI I ARTË?”

Në videon në fjalë, në fakt, shihet asi i Real Madrid që përkulet drejt djalit dhe i heq xhaketën dhe më pas e vesh. Një episod që u bë viral në rrjetet sociale dhe, në këtë drejtim, shumë komente negative iu drejtuan lojtarit: “Dhe ky është djali i artë? Si mund të jetë dikush kaq mizor?” lexohet në një nga komentet në postim. Për fat të mirë, videoja origjinale u ripostua më vonë nga disa përdorues dhe çështja u sqarua.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *