• |
ide | kryesore

“Nuk mund të pres gabimet e të tjerëve”. Mehmeti i pakënaqur nga lojtarët, Cungu: “Nuk na vlen pika”

Sport
Mehmeti


“Duke pasur parasysh rastet për gol, dominimin në pjesën e dytë, mendoj se i humbëm dy pikë. Mund të ishim më të qetë me disa lojtarë ishim shumë afër fitores. Mendoj se aspekti psikologjik na ndikoi dhe u kthye në problem”. Dritan Mehmeti nuk e fsheh zhgënjimin për barazimin e Dinamos 0-0 me Laçin. Tekniku priste tjetër gjë, pas disfatës në derbi, por tani vendi i katërt është në varësi të Tirana-Partizani.

“Derbi? Mendoj se duhet të shoh ndeshjet e mia, nuk mund të pres nga gabimet e të tjerëve – tha Mehmeti -. Duhet të kishim më shumë besim te vetja për të shkuar të fitoret. Të vjen keq se kur nuk është më në dorën tënde. Duhet të përqendrohemi për javën tjetër se e kemi edhe atë shumë të vështirë, se është kampionat i tillë. Duhet të mbledhim forcat për t’u ringritur dhe shkuar te rezultatet pozitive”.

Lexo më tejVideo/ Pas derbit, tjetër rrëshqitje e Mehmetit: Dinamo bllokohet nga Laçi

Pastaj Mehmeti justifikon ndalesën e skuadrës së tij përballë Laçit, pavarësisht se kjo mund të ndikojë shumë në javët e mbetura dhe arritjen e objektivit: “Edhe ne kishim mungesa dhe mendoj që Laçi është një skuadër mjaft simpatike, para dy javësh mundi Vllazninë. Ndaj nuk e gjykoj në këtë aspekt se ne jemi skuadër e re, nuk është se kemi pasur rezultat në vazhdimësi. Kemi pasur lojëra të mira dhe kjo është shumë e vërtetë se mbushim zonën e kundërshtarit me shumë forca. Nuk kishim qetësinë para portës e humbim shumë raste. Ndoshta është presioni i brendshëm që ndjejnë lojtarët”.

CUNGU: “PIKA NUK NA BËN PUNË”

“Përtej dëshirës për të marrë 3 pikë prapë 1 pikë vlen për moralin dhe sakrificën e djemve në fushë. Se çfarë kërkojmë ne si ekip nuk është se vlen shumë kjo pikë, pothuajse çerek ore të fundit lojtarët sakrifikuan”. Armando Cungu, trajneri i Laçit, nuk arrin ti gëzohet barazimit me Dinamon, në kohën kur renditja nuk është se është përmirësuar. “Kam ndeshje për ndeshje që iu them djemeve që të bëjnë kujdes dhe ta kenë topin në qarkulli, por ka momente të mira por ka dhe oshilacione, duhet të marrim më shumë përgjegjësi dhe kurajo për ta pasur topin në këmbët tona”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *