• |
ide | kryesore

Video/ Dwamena i pa nga Lart, Egnatia e nderoi në fushë: festa e titullit e rrogozhinasve

Sport, Video
dWAMENA


Egnatia fitoi titullin e parë të historisë, duke mundur 1-0 Partizanin në finalen për kampionatin. Rrogozhinasit bëhen skuadra e 10 në Shqipërisë që ka arritur të marrin të paktën një titull dhe e bënë, me një dopietë të pabesueshme bashkë me Kupën e Shqiprisë. Një konfirmim se ishin skuadra më e mirë e sezonit, në të cilin tragjikisht humbën kapitenin e tyre Raphael Dwamena.

Ganezi u nda nga jeta në fushën e lojës, pikërisht në një ndeshje me Partizanin. E askush te Egnatia nuk harroi se ishin 9 golat e Dwamena që udhëhoqen skuadrën deri në atë ditë të trishtë nëntori. Fanella e tij në podiumin e titullit, fytyra e tij e qeshur në fanellën e Fernando, miku i tij më i ngushtë te Egnatia, u shfaqën si një homazh për kampionin që ai ishte dhe kontributin që dha për Rrogozhinën e vogël.

Lexo më tej: Video/ Egnatia kampione e Shqipërisë: Ibrahimoglu mposhti Partizanin dhe e zhveshi nga titulli

Dwamena nga Lart duket se i dha mbështetjen Hyjnore që Egnatia kishte nevojë e ish-shokët e tij të lojës në fushë nderuan kujtimin dhe luajtën me ganezin në krah. E kur kapiteni Malota ngriti lart trofeun, në mendjen e të gjithëve ishte ai: Raphael Dwamena, kampioni që mungoi sot vetëm fizikisht.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *