• |
ide | kryesore

Video/ Pas derbit, tjetër rrëshqitje e Mehmetit: Dinamo bllokohet nga Laçi

Sport, Video
VIDEO/ Duel me luftë por pa gola të shënuar, Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët Dinamo dhe Laçi kanë ndarë sot pikët në një barazim pa gola pas një dueli të luftuar në “Elbasan Arena”. Një barazim që nuk u shkon për shtat asnjë prej dy skuadrave për objektivat që kanë. bandicam 2024-04-27 19-56-30-957 Pjesa e parë ishte pa ngjyrë, pasi skuadrat kishin frikë të pësonin gol dhe më shumë menduan që të mbroheshin dhe mbyllnin çdo hapësirë. Në të dytën, edhe pse kurbinasit e nisën me raste, blutë më pas morën kontrollin dhe krijuan më shumë para portës së Dajsinanit. Megjithatë, as ata nuk ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës, duke mbyllur kështu sfidën në barazimin pa gola që lë çdo gjë të hapur për objektivat që kanë, përkatësisht “Final Four” dhe mbijetesën.



Nuk arrin Dritan Mehmeti të kthejë skuadrën e tij te fitorja dhe pas disfatës në derbi vjen një tjetër hap fals. Dinamo ndalet pa gola në Elbasan Arena përballë Laçit, që kërkon të sigurojë qendrimin dhe të evitojë zonën playout. Dinamo për momentin është në vendin e katërt, me 47 pikë sa Skënderbeu, me Tiranën që ka një pikë më pak e një ndeshje më pak.

Një barazim që nuk u shkon për shtat asnjë prej dy skuadrave për objektivat që kanë. Dinamo, me tre javë nga fundi, rrezikon të parakalohet nga Tirana, ndërsa Laçi me 39 pikë mund të parakalohet nga Teuta, me një pikë më pak e një ndeshje për të luajtur ende.

Video/ Rasti i Zabërgjas

Pjesa e parë ishte pa emocione, pasi skuadrat kishin frikë të pësonin gol. Dinamo, në fakt, mbrojtjen e ka kthyer në pikën e fortë. Mungesa e Goudjabi, i skualifikuar, u ndje. Sidoqoftë Mehmeti priste më shumë nga Kaçorri e Vila. Frika mos skuadra reflektonte shpërqendrimet e derbit e bënë teknikun të mendonte më shumë për të mos pësuan.

Lexo më tejVideo/ Janaqi shtyn shtyn Erzenin -1 nga Kategoria e Parë: Skënderbeu fiton 1-0 dhe ulet në divan për derbin

Edhe Laçi u mbrojt, duke u munduar të mbyllte çdo hapësirë. Ujka provoi në të 48′ pa kaluar Salin, në mundësinë e fundit për kurbinasit. Zabërgje, Vila e Kaçorri, bashkë me Denison, pastaj, krijuan një mori shansesh të pakonkretizuara para portës së Dajsinanit. U mbyll kështu në barazim pa gola sfida, që lë çdo gjë të hapur për vendin e katërt të bluve dhe shpëtimin e bardhezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *