• |
ide | kryesore

Investigimi, rasti Lisi/ Si blehen ndërkombëtarët e Tiranës

Arkiva, Kryesore, Lajme
agaci lisi Tahiri



Me fjalë thuhet shpesh se regjimi Rama mbahet në këmbë përmes blerjes së ndërkombëtarëve, por po të gërmosh sadopak gjen edhe fakte që e provojnë këtë. Në emisionin “Report” të RAI 3, është zbërthyer skandali i një McGonigali shumë më të hershëm, kohë përpara sesa të korruptohej ish shefi i zyrës së FBI-së.

Aty tregohet se si në një rast, gjenerali kryesor i Guardia di Financia, ai që përkrah Saimir Tahirit, pohonte në 2015-tën se në Shqipëri ishte shkatërruar 99.2% e fushave me kanabis, kishte marëdhënie financiare me bosë të mafias.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur i’u duhet 

Lapsi.al ka hapur arkivat për të parë se cili ka qenë roli në Shqipëri i Fabrizio Lisit që, ishte njëkohësisht edhe shefi i Interpolit. Nga arkivat rezulton se ai qe një njeri pranë qeverisë, ose më saktë lidhje e sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Gazetari i “Report” ka rikthyer në vëmendje një histori të vitit 2020 kur u zbulua se gjeneral Lisit, tashmë në pension, i ishin dhuruar 30 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës, nga trafikanti Artur Shehu.

Toka në Vlorë, dhuruar fondacionit të gjeneral Fabrizio Lisi 

Ai e ka kontaktuar dhe e ka pyetur Fabrizio Lisin se si ishte e mundur që një njeri që paguhej për të luftuar narko tafiqet pranonte të tilla “dhurata”. Fillimisht ish oficeri është përpjekur të devijojë gjatë intervistës, por gazetari italian i ka nxjerrë përpara syve kontratën e dhurimit të firmosur para noterit. Dhe vetëm atëhere Lisi është detyruar të përgjigjet: “Nuk e njihja këtë person. Rastin ma solli Ëngjëll Agaçi. Unë e besoja Agaçin, pasi ai ishte njeri i besuar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama”.

RAI 3: Ish-avokati i narko-trafikantëve, pas marrëveshjes Rama-Meloni 

Pra, sipas pohimeve, në investigim njeriu i afërt i shefit të qeverisë ka ndërhyrë që një trafikant ti dhurojë një tokë buzë detit që kushton miliona, gjeneratit që kishte për detyrë të monitoronte nga ajri kultivimin e kanabisit në Shqipëri, por që deklaronte publikisht se ai ishte asgjesuar nga policia, kur të gjithë e dinin se vendi qe i mbushur plot.

Fabricio Lisi sot duke folur per rai tre (lart ne foton e madhe me uniforme)

Pra, këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një marëdhënie mes një trafikanti dhe një polici italian që do të përfitojë, por me korruptimin e këtij të fundit për tu përdorur për interesa të qeverisë.
Jo më kot emisioni Report ka këmbëngulur në pistën Agaçi dhe në faktin se ishte pikërisht ai që kishte bërë lidhjen mes trafikantit Artur Shehu dhe Fabrizio Lisit.

Gjenerali i thotë gazetarit: “fola me Ëngjëll Agaçin dhe ai më tha se i pëlqen kjo histori (dhurimi i tokës)”.
Gazetari e pyet: – Ti, i besove se ishte Agaçi në mes?
Gjeneral Lisi: Natyrisht.

Se çka ndodhur në kohën e Fabrizio Lisit tashmë dihet. Atëhere qeveria shqiptare dhe ministri Tahiri, të akuzuar nga të gjitha anët për rritjen e trafikut, organizuan një konferencë pompoze me temë “Antidroga një histori suksesi”. Pikërisht aty u shpall se ishin shkatërruar 99.2% e territorit të mbjellë. Kjo e bëri ambasadorin Lu që të shpallte me të madhe një deklaratë që i mbahet mend edhe sot e gjithë ditën: “ Shqipëria ka bërë një hap të madh përparë në kuftën kundër drogërave”.

Saimir Tahiri, në aktivitetin ku u prezantuan rezultatet e antidrogës, ne 2015 në Pallatin e Kongreseve 

Duhet të shihje zbulimet e fundit nga emisioni investigativ i Rai 3 për të kuptuar se e gjithë kjo butafori qesharake e kishte gjenezën tek një gjeneral italian i korruptuar, i paguar nga trafikanëtët, me të cilët pohon se e kishte lidhur një nga njerëzit më pranë Edi Ramës.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Pse gjë e re eshtë kjo? Kbo ndodh dhe në filma do thoshte spiripallimi

    Vetem populli vezhderr shqiptar kujton që ramës është tu ju qi nona për popullin, ehe sidomos ambasadoreve 😂😂😂

    Kush i huj flet pro ramës ka fol për valixhen me euro, se llap njeri gojën për të korruptuaret si rama pa marrë valixhen me euro

    Të fala sandrit i her

      1. “Nga dokumentet gjyqësore, nuk është se i gjeta unë, por janë magjistratë që i kanë gjetur emrat.

        Është një emër që m’u përmend që në fillim të investigimit.

        Disa magjistratë, që kanë punuar për vite të tëra në Shqipëri, i ishin referuar marrëdhënieve të vëllait të Edi Ramës me disa subjekte që i përkasin karteleve të drogës.

        Më pas në Shqipëri kam gjetur edhe konfirmim të këtyre deklaratave, por gjithmonë kam pasur ngurrim dhe frikë për të përmendur emra që kanë të bëjnë me familjen e kryeministrit Rama.

        Dhe më pas arrita të gjej dokumentet dhe për mendimin tim nuk ka keqkuptime, janë të qartë se tregojnë marrëdhëniet e Olsi Ramës me këto subjekte që janë dënuar për narkotrafik.

        Vëzhgimi që më ka shqetësuar më shumë është se emri i Olsi Ramës nuk është përmendur aspak në hetime,” tha Giorgio Mottola.

  2. Plera po plera mbledh rreth vetes, Shqiperia kurr nuk ka patur qeveri me prostitut, hajdute, shites te trojeve , qeveri injorantesh, rrugeqer pa fund ne te gjitha institucionet, mashrues ordiner, pro Serbe ne maximum, dmth poshtersit e keti gerdalle jan pa fund. Ordiner qe as se imagjinon njeriu normal, esht per te ardhur keq sepse ky palaqo njeri shthuri dhe rinin e sotme nga te gjitha anet, esht krye hajdut qe e shofem te gjith dhe thot ju jeni une kurr jo😂i degjeneruar, une jo ju po😹injorant une jo ju po🥹hajdut une jo ju po🙈s kan te mbaruar muterit e tija🥸🙈

    1. E gjithè analiza e rai 3 èshtè njè gjè e denoncuar dhe alarmuar qysh nè kohè nga doktori i nderuar dhe PD e vèrtetè,mirpo reagimi i shqiptarève tè shkretè ka qenè i varfèr ose nga friga dhe pèlqimi i fenomeneve kriminogene i detyron tè heshtin.

    2. Vetem ne shqiperi nje parti shtet krejtesisht e koruptuar mund te mari nje mandat te 3 dhe mbase te 4 e te 5. Vend vari leshte popull qe shitet per 5 leke . Keta kane 30 vite qe vjedhin dhe duhen gjykuarve denuar nese kane vjedhur por mbi te gjitha tu konfiskohen pasurite e vjedhura. Votoni forca te reja o popull gomar

  3. Shqiptaret lale presin i her nga do fryje era, plus qe janë popull kurvë
    Do një shembull konkret?
    vdiqen rreth 20 mijë nga keqtrajtimi apo mostrajtimi i pasojave te kovidit nderkohë për më tepër vilma beqja rrjepaj allajbeu saniplusi etj pppppp-ista arketonin paratë për sherbime qe s mund te kryheshin në kohë pandemie përvec abuzimit

    Shumë syresh familjarë etj kan votu për lalin për ramën , me mijra te tjere bridhnin rrugëve për infermierë tu u lut dhe nga depo ne farmaci në klinika për bombul oksigjeni . Dhe përpak sa sta merrnin në gojë direkt në ajër, ama e harrun dhe vajtën votun ramën dhe veliajm.
    Eshtë popull kurvë konplet

    1. 18:38: Merre pak me personalisht dhe thuaji vetes kurve sepse me keq do te hype zemerimi e kushedi nuk voton me sorrat mavi

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Natyrisht ti nuk je kurvë, por je më keq JE IDIOOOOT!

  4. Françesko Mandoi nuk është aspak një prokuror i lartë italian që ëndërronte të vendoste drejtësinë nga kjo anë e Otrantos.

    Ai është thjesht një arkitekt i dëshpëruar, projektin e të cilit për ligjin antimafia ja hodhën në erë amerikanët. Për pasojë në këtë moshë të pensionit, ai ka plotësisht të drejtë të ndihet i hidhëruar sepse ëndërroi një pension me pushtet, por mesa duket përfundoi dëshmitar te RAI 3.

  5. Ore gazetare Bole

    Nqs Tahiri mburrej duke thene qe se kish eliminuar 99.2% te droges, ky ishte problem i Tahirit, i qeverise se Rames qe e linte, madje dhe i juaji, qe nuk lexonit ate qe thoshte realisht Guardia di financa. Degjojini dhe njehere fjalet e italianeve, e keni dhe ne imazhin qe keni vene ne artikull.
    Ata thoshin qe ne konfirmojme qe 99.2% e siperfaqeve te raportuara eshte eliminuar. Nqs raportohej 10%, ky nuk ishte faji i tyre!

    Ne asnje moment nuk del qe ky Gjenerali te kete genjyer apo transformuar te verteten, qe ju t’a akuzoni per te shitur!!

    Bole

    1. Ore dihet gje per kete SPAK-un?
      A nuk mjafton kjo afere per ta thirrur njehere kete shokun Agaci?
      Edhe zyrtaret e BE-se po na behen investitore strategjike ne Vlore e kudo, na sjellin dhe afrikanet ne Lezhe, etj.

    2. O trupeshk, gjenerali po ta thote me ze dhe figure, ti prape vazhdon avazin. Pse kot ia dhuruan token ketij, apo per syte e bukur? Ia dhane qe te mbyllte gojen dhe veshet. Idiot i dobishem.

    3. Gjithe ajo ceremoni pompoze per t’ia rrahur shpatullat njeri tjetrit se kane eliminuar kaq pak droge eshte te jesh spiropallkar

    4. O Bole! ( jo per te fyer se ekshtu i ke vene emrin vehtes, por per tu pergjigjur)
      Gjeneral Lisi ishte komandanti i monitorimit ajror, pasi monitorimin ajror e kishte marre Guarda di Financa , dhe paguhej nga EU ne kuader te marrveshjes per ndihme transitore te vendeve qe kishin nenshkruar Stabilizim Asicimin.
      Nuk kishte pushtet policia shqiptare te monitoronte rezultatin antidroge!
      Qeveria bleu koken e monitorimit( gjeneral Lisi) dhe ky deklaroi se jane azgjesuar mbi 90% e droges!
      Qeveria shiti drogen dhe shiti historine e fitores kunder droges!
      Kjo ka qene e papare, rast unik ne bote!

    1. Pacim te gjithe fatin e gjeneralit te takojme bamires te pakten njehere ne jeten tone. Si thone kot me fatin nuk e ve dot 😂

  6. Paraja e hudh ujin përpjetë thotë populli dhe mos ta pëlqejë robi e aq më keq I huaji që me dy fjalë i derdhen miliona në llogaritë bankare.

  7. E medet sa here jan keq keto breshkaxhit,hedhin noj gje matane detit.
    Sduket Hic qe e ka pagujt Becheti kete reportazh.

    1. Me skandali eshte qe Italiani i kazanit Report Tv nuk e ka publikuar investigimin ku permendet Olsi Rama, korrupsioni, Edi Rama por perciptazi ka thene vetem per marrveshjen qe ka bere Shqiperia me Italine per Afrikanet. Ndoshta ka harruar Italishten ky kurva.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *