• |
ide | kryesore

Gazetari i RAI i përgjigjet Ramës: E vërteta e përgjigjeve që Agaçi na dha me shkrim

Arkiva, Lajme, Të fundit
rai


Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi me fjalët më të ashpra emisionin investigativ “Report” të RAI 3 ku trajtohej marrëeshja mes Shqipërisë dhe Italisë, por edhe aspekte të tjera të lidhjeve të qeverisë me krimin, drejtësisë dhe korrupsionit. Në reagimin e parë që Rama dha për shqiptarja.com tha se kjo ishte “shpifja më skandaloze për Shqipërinë”.

Rama thotë se RAI është një ekran që paguhet nga taksat e italianëve “dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!”. Në këtë reagim të parë dhe në një tjetër më të gjatë të dhënë më pas në një intervistë të gjatë që mori 1/3-ën e edicionit qëndror të lajmeve në Top Channel, Rama u ankua se RAI3 kishte censuruar sekretarin e tij të përgjithshëm Engjëll Agaçi duke mos publikuar përgjigjet e tij të dërguara me shkrim për gazetarin italian Giorgio Mottola.

“Aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet… ka kthyer përgjigjet pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim” – tha Rama në Top Channel.

Këtyre akuzave të Ramës u është përgjigjur drejtuesi i emisionit Report, Sigfrido Ranucci. Në një reagim në profilin e tij në Facebook ai thotë se të dielën e ardhshme do të ketë sërish vëmendje për Shqipërinë. Ranucci thotë se në këtë puntatë do të transmetohen edhe përgjigjet e Agaçit që sipas tij konfirmojnë se ka qenë avokat i narkotrafikantëve.

“Report përgjigjet se Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e protokollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohesha shumë në emër të së vërtetës. Ne do t’i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Emisioni transmetohet çdo të diel në Rai3 në orën 20:55” – shkruan gazetari italian. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Investigimi i Raitre/ Pse e kërcënoi Rama gazetarin italian

Rama “i tërbuar” nga investigimi, shfryn në telefon ndaj drejtorit të Rai-t

Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur iu duhet


14 Comments

  1. Do me thene kur i nxjerrin qelbesirat ketij ndyresires po shajne Shqiperine? Jo o Zullap, po te shajne ty dhe mafien ne pushtet..
    NE PO NA BEJNE FAVOR MEQE SHUMICA E SHTYPIT TEK NE ESHTE PACAVURE

  2. pse gazetari i publikoi sot përgjigjet dhe jo kur bëri emisionin ku
    thoshte se Agaçi nuk ishte përgjigjur?

    Përse gazetari gënjeu publikisht tre ditë më parë?

    A është frika nga gjyqi arsyeja pse publikoi sot përgjigjen e Agaçit që po vetë gazetari pretendonte se nuk ekzistonte?Tre dite zgjati genjeshtra qe fabrikoje salihu duke paguar nje gazetar pa byth,por ka bere mire qe ja mori milionat salihut dhe sot tregoje ate qe nuk e tha ne emisionin e rai 3

    1. Ik e kar se po marrin me balte si qente e lagjes. Arsyetimi i sekretareve komuniste kur denonin ne spaç gjynahqaret e pafajshem. Do vdesesh rrugeve o qyq se e dijne kush je, dhe do te te heqin pensionin e ushtarakut

  3. ore spaku ku eshte spaaaaazkkuuuuuu, i ndrituri kunder korrupsionit.
    po vijne gazetaret nga bota dhe bertasin kurse sapku fle gjume

  4. Përgjigjet e Agaçit do transmetohen të dielën? Çfarë përgjigjesh?! Sikur kishte refuzuar të përgjigjet Agaçi, se kështu na tha ky nona e emisionit te Syri.tv. Hajde kazan hajde edhe RAI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *