• |
ide | kryesore

Investigimi i Raitre/ Pse e kërcënoi Rama gazetarin italian

Arkiva, Kryesore, Lajme



Fiks këtë të shtunë (19 Prill) Edi Rama i njohu vetes një “njollë” që mbante mbi supe, siç është ajo e sulmeve agresive ndaj mediave, madje premtoi se do të vetëkorrigjohej për atë që njihte si “problem”. Por këtë të martë, i njëjti Edi Rama iu rikthye gjuhës degraduese, ku e krahason një televizion me kanalet e ujërave të zeza, ndërsa raportimet e gazetarëve me jashtënxjerrjen në tubacionet e këtyre kanaleve.

Shpërthimi i nervave rrallë ka qenë në nivele të tilla. Ai u lëshua gjatë një prononcimi për italianin Karlo Bolino, dhe mori spunto nga një shkrim i gazetës La Reppublica, që kishte raportuar për një komunikim “të tërbuar” të Ramës me një nga drejtorët e RAI-t, pikërisht për transmetimin e puntatës së fundit të Report, ku gazetari Giorgio Mottola e pozicionon kryeministrin e Shqipërisë në krye të një narko-shteti, që funksionon përmes lidhjeve me trafikantët e drogës.

Në një sqarim që bëri për gazetarin Carlo Bolino, Rama kërcënoi me padi ndaj gazetarit Giorgio Mottola, sepse në investigimin që publikoi RAITRE, gazetari nuk merr një përgjigje nga sekretari i qeverisë, ëngjëll Agaçi, megjithëse e kërkon me ngulm duke vrapuar në oborrin para kryeministrisë. SHIKO KETU EMISIONIN E PLOTE

Por në realitet, shpjegon Rama, përgjigjia i është dhënë. I është dërguar me email, madje brenda kohës së rënë dakort. Dhe në dokumentar nuk është pasqyruar asgjë.

“Gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje!” shprehet Rama.

“Kanali i ujërave të zeza” siç e quan kryeministri është Syri Tv dhe gjatë intervistës që dha aty, gazetari italian u shpreh; “Shumë herë jam përpjekur të kontaktoj Edi Ramën dhe Agaçin. Provova disa herë, por pa marrë përgjigje”.

Për këto pohime, që sipas Ramës nuk janë të vërteta, gazetari do të përballet në gjykatë.

Padia e Agaçit që paralajmëron Rama

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Ëngjëll Agaçi përmendet për ndërmjetësimin mes Artur Shehut dhe ish-gjeneralit Lisi, për të cilin fondacioni i italianit përfitoi tokën në bregdet. Vetëm se në rastet e tjera, ky rol i tij nuk është pohuar nga ish-gjenerali që disa vite më parë u arrestua për korrupsion.

Kjo nuk është as hera e parë që kryeministri i Shqipërisë paralajmëron se do të ngrejë padi ndaj një gazetari të huaj. Pesë vjet më parë, në vitin 2019, Rama paralajmëroi kallëzim për gazetarin e BILD, Pieter Tiede. Por atëherë faktet ishin akoma më të rënda, pasi Tiede publikoi përgjimet e famshme të dosjes 184 dhe 339.

Në përgjime, Rama doli vetë në një bisedë telefonike ku i kërkonte të arrihej “objektivi” Arben Keshit, një personi që shpërndante para për votat në Dibër. Megjithë faktet e rënda që publikoi BILD, Rama u tërhoq nga padia.

Pikërisht për këtë, mllefi për mospublikimin e përgjigjes së ëngjëll Agaçit mbi një çështje tashmë të vjetër, duket i pajustifikuar.

Pohimet për Olsi Ramën

Në fakt, në investigimin e RAITRE kishte edhe një pohim që prek një nga çështjet më të diskutuara në Shqipëri dhe që ka të bëjë me pikëpyetjet e përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun e drogës. E vërteta për dosjen e laboratorit të Xibrakës është nën hetim nga SPAK, por gazetari Giorgio Molotta na jep një dëshmi tjetër në këtë histori.

Personi i paidentifikuar në dosje, sipas tij, është pikërisht Olsi Rama. Ja çfarë raportoi ai në investigimin që u transmetua në RAITRE.

“Disa hije arrijnë deri tek vëllai i kryeministrit Edi Rama. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016-ën që emisioni “Report” i publikon ekskluzivisht më poshtë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë tashmë gjykuar dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë.

Nga ky hetim lindi një proces gjyqësor ku narko-trafikantët janë dënuar ndërsa Olsi Rama as të paktën nuk u mor në pyetje. Emri i tij, madje është fshirë nga dosjet gjyqësore” – thuhet në emisionin “Report” të RAI 3 që ka publikuar edhe faksimilet e lëvizjeve të Olsi Ramës dhe anëtarëve të bandës së Xibrakës.

Çështja e Olsi Ramës ishte në qendër të vëmendjes pak kohë më parë në vendin tonë. Ishte kreu i deputetëve të PD-së, Gazmend Bardhi ai që tha se “personi i panjohur” në laboratorin e kokainës në Xibrakë mund të ishte Olsi Rama.

Ai tha se vëllai i kryeministrit nuk përmendej në dosje. Vetë Olsi Rama si dhe vëllai i tij kryeministër i mohuan akuzat dhe bënë një padi për shpifje në gjykatë për Bardhin.

Por siç lexohet më lart, në tekstin e gazetarit italian nuk ka vend për dyshime. Personi i panjohur, emri i të cilit është fshirë nga dosja është pikërisht Olsi Rama.

Deklarata e gazetarit italian për Olsi Ramën

Dhe në intervistën për Syri TV, Giorgio Molotti e vazhdoi rrëfimin e tij. Ai tha se dokumentat për Olsi Ramën i kishte marrë nga disa magjistratë, që kishin punuar për vite të tëra në Shqipëri dhe u shpreh i sigurtë se emri në dosje është i Olsi Ramës.

“Nga dokumentet gjyqësore, nuk është se i gjeta unë, por janë magjistratë që i kanë gjetur emrat. Është një emër që m’u përmend që në fillim të investigimit. Disa magjistratë, që kanë punuar për vite të tëra në Shqipëri, i ishin referuar marrëdhënieve të vëllait të Edi Ramës me disa subjekte që i përkasin karteleve të drogës.

Më pas në Shqipëri kam gjetur edhe konfirmim të këtyre deklaratave, por gjithmonë kam pasur ngurrim dhe frikë për të përmendur emra që kanë të bëjnë me familjen e kryeministrit Rama. Dhe më pas arrita të gjej dokumentet dhe për mendimin tim nuk ka keqkuptime, janë të qartë se tregojnë marrëdhëniet e Olsi Ramës me këto subjekte që janë dënuar për narkotrafik.

Vëzhgimi që më ka shqetësuar më shumë është se emri i Olsi Ramës nuk është përmendur aspak në hetime” tha Giorgio Mottola.

Pra, megjithëse mbështet versionin e opozitës shqiptare, gazetari investigativ i RAITRE i referohet burimeve të tij për të thënë se Olsi Rama u përfshi në radhët e bandës së Xibrakës.

Molotta bëhet kështu palë me ata që e vendosin Olsi Ramën përkrah trafikantëve të drogës. Interesante është që në dokumentarin që kishte përgatitur ai citonte dy prokurorë të antimafias. Madje pasi nxjerr dokumentat për Olsi Ramën, vazhdon me fjalinë: “Në 10 vitet e fundit, që koincidojnë me qeverisjen e Ramës, mafia shqiptare ka bërë një kërcim cilësor epokal”.

Në këtë moment, shfaqet prokurori i antimafias Gratieri që vazhdon: “Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një shtet që ka korrupsion të përhapur, ndaj organizatat kriminale që dalin nga Shqipëria janë të pasura dhe të forta dhe të fuqishme. Mafia shqiptare tashmë është e strukturuar dhe arrin të punojë në bashkëpunim me Ndraghetën dhe prej disa vitesh e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata me kokainë”./Lapsi.al



17 Comments

  1. Rama eshte kokrra e bastardit
    Si qenie njerezore meriton gjirizet dhe kanalet e ujrave te zeza , eshte fiks.

    1. Ha, ha, ha, investigimi i Rai3!
      Investigim i Gaz Bardhit dhe Qimit!
      Po kërcënimi ku është?
      Në fakt, kështu ka ndodhur gjithmonë.
      Ka dalë një babale budalle, pastaj Edvini bëhet shok me Drejtorin dhe çkemi parë?
      Kemi parë që po kjo redaksi që sulmoi Ramën, sulmon sponsorizuesin.
      Ja do ta shohim edhe në këtë rast.
      Në fakt filloi që sot.
      La Republica e fshiu lajmin e dhënë.

        1. Unë jam patronazhist dhe do vazhdoj të ha sufllaqe.
          Po ti o i zi.
          Të dhanë byrek me gjizë të prishur para zgjedhjeve të 2021 nja dy muaj.
          Tani, një mut ha.
          Nuk ka më byrek me gjizë të prishur, të paktën deri në vitin 2037.
          Deri atëherë, patronazhistët do të jetojnë të gjithë të lumtur.

          1. Kujdes me afatet! Ti nuk je orakull, shih shenjat në horizont.

          2. Me padite e ketij hajduti ata fshijne bythen. Sic kane bere me padine kunder gazetarit gjerman. Siç kane bere me padine qe beri kunder Haradinajt, ku ky i thoshte te pranoj asociacionin e komunave serbe ne veri te Kosoves dhe qe Haradinaj nuk ishte dakord, nerkohe i fliste Haradinajt anglisht qe ta kuptonin Merkele Macron se po mundohej te bindete Haradinajn me konferencen per ballkanin i thoshte Haradinajt ndesa pinin kafe Merkel e Makron ,ne anglisht qe ta kuptonin ata ndermjet dy seancave te pranonte krijimin e Haradinaj ja kthene ne shqip dhe i thoshte se mos me nderhy kur nuk te pyes, por doçi nuk terhiqej derisa Haradinaj i nxehur i tha: A me ha..arin? Pastaj nuk foli me, e per kete e paditi ne gjykaten e Prishtines, me pas e terhoqi padine siç beri me gazetarin gjerman!! Leh sa leh, me passe kur ha gurin iken me bisht nder shale duke kuisur, si qen rrugesh!

      1. Nuk ka fshire asgje dhe po vazhdon.. Pisk e keni se Bild-in nuk e kuptojne, por RAI ndiqet cdo dite.. Pune muti, duhet te fillosh te gjesh pune per buken e gojes

    2. Rama duhet te shpallet “ non grata “. Duhet ti sekuestrohet cdo gje dhe ti ndalohet hyrja ne Shqiperi!

  2. Edi rama eshte i afte!
    I afte per te genjyer,
    I afte per te vjedhur,
    I afte per te korruptuar,
    I afte per te perfunduar ne burg,
    Vete dhe bashkepunetoret e tij.
    E megjithate,
    Pervec interesaxhinjve,
    Ka akoma shume njerez qe besojne ne aftesite e tij.
    Populli eshte i afte per tu manipuluar.

  3. Si u dha ajo leja e ndertimit per nje hotel ne det ne Vlore mbasi prishi gjithe ndertimet . Investon Artur Shehu mik i Engjell Agacit dhe jo vetem. Firmen e vuri burri i Lindes, Ed idioti.

  4. nje dokumentar del nga rreshti i diktatures dhe njerezit flasin me vete. mendo 10 vite te te vjedhin perdite nje hajdut 2 metra

  5. pse gazetari i publikoi sot përgjigjet dhe jo kur bëri emisionin ku
    thoshte se Agaçi nuk ishte përgjigjur?

    Përse gazetari gënjeu publikisht tre ditë më parë?

    A është frika nga gjyqi arsyeja pse publikoi sot përgjigjen e Agaçit që po vetë gazetari pretendonte se nuk ekzistonte?Tre dite zgjati genjeshtra qe fabrikoje salihu duke paguar nje gazetar pa byth,por ka bere mire qe ja mori milionat salihut dhe sot tregoje ate qe nuk e tha ne emisionin e rai 3

      1. Italianet thone s’ka dy pa tre:
        Saimiri ca burg lluksi e beri, Fatmiri dihet cfare vella ka, te jete e vertete dhe kjo e Olsit? Ta gezoni shtetin e mrekullueshem qe meritoni popullll

        1. Populli ine masturboi nje vit me pare kur skizofreni i u versul Melonit per ta puthur. Shume te zote e kemi KM – pellisnin mediat e shumta b…lepirse te pushtetit. Meloni nderpreu pushimet ne Itali e erdhi ne Vlore vetem nga “ Skenderbeu “ i Ri . I zoti vertet do na mbushe vendin me Afrikaner!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *