• |
ide | kryesore

“Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot” Rama flet nga Bashkia e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kthimi i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës është edhe mbështetje për Erjon Veliajn, në një nga momentet e tij më të vështira. Kreu i institucionit që prodhoi skandalin e korrupsionit me drejtorët hajdutë dhe që i duhet të përgjigjet në SPAK për inceneratorin e Tiranës sot ka pasur rastin të shtrëngojë duart me Edi Ramën, për t’i përçuar një mesazh prokurorëve të SPAK se partia nuk e ka lënë në baltë.

Ndërkohë Rama në nisje të fjalimit, ka lëshuar një batutë për të treguar se ka qenë i shtrënguar të paraqitej në bashki për ceremoninë e shpalljes së Ali Ahmetit qytetar nderi i Tiranës. “Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot” u shpreh Rama që ka dashur ta veçojë arsyen e takimit të tij me Veliajn dhe vizitën në Bashki.

Me herët, Rama i bëri thirrje prokurorëve të SPAK “t’i nxjerrin ujin e zi korrupsionit” kur u pyet për Erjon Veliajn.



11 Comments

  1. Per skeptiket qe dyshonin qe zografi nuk do ta mbronte halene e bashkise . Ja ka mbledh baba sorrosi qe mos ti hedhe investimin ne plera . Dhe lali e kuptoi dhe e mori mesazhin dhe tani nuk e luan me sumen . Vijon….

    1. U kthye mavija Edvin te vendi I krimit,sic kthehen hienat te kermat e tyre! Ali Ahmeti qytetar nderi I Tiranes!? Cfare nderi I ka bere ky haleja Tiranes qe Tirana ta bej qytetar nderi,! Mostrat e ripjelljes duan te perjetesijne udheheqsit e idealeve te tyre sic bente diktatiri!

  2. Edi Rama dhe Erjon Velija po cojne perpara Tiranen dhe mbare Shqiperine!

    Eshte fat i madh qe i kemi.

    Cfare do bejme kur ata te mos jene me

    1. Menduh Thaqi e qunte kete Aliun bashkpuntor serb,para disa viteve sot jone ne kualicion,ramsi e nderon sepse perkrahi propozimin e vuqiq open ballkan,qe ishte kunder Kosove,.!Trathtar te kombit jeni ju si te tille do vdisni,hajdut te lindur ,te keni turp…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *