• |
ide | kryesore

Vendim i bujshëm në Suedi: klubet votojnë e i thonë lamtumirë VAR

Sport
VAR



Futja e teknologjisë në futboll nuk është vlerësuar gjithmonë nga të gjithë. Shumë e kanë kritikuar zgjedhjen për të futur VAR, për të mbështetur arbitrat në zgjedhjet e tyre. E, në fakt, shpesh ndodh që të lindin polemika për vendimet e marra në dhomën e dedikuar. Këto kundërshti kanë çuar në një hap të rëndësishëm sidomos në Suedi. Përmes një referendumi mes klubeve dhe federatave rajonale, u vendos që të hiqet përdorimi i VAR.

Akoma më befasuese është se ideja për të mos përdorur këtë mjet teknologjik vjen drejtpërdrejt nga tifozët, që zotërojnë të paktën 51% të aksioneve të klubeve të ndryshme. Ky rezultat tregon se si VAR nuk ka zënë rrënjë në vendin skandinav. Siç raportohet nga Times, nga 32 ekipe të pyetuara, 18 e refuzuan propozimin, të cilit iu bashkuan dy federata rajonale. Kjo gjë e ka shtyrë numrin një të futbollit suedez Fredrik Reinfeldt të rishikonte pozicionin e tij pasi kishte deklaruar një vit më parë se kjo do të ishte e ardhmja e tyre.

Lexo më tej: Video/ Skandal në Bundesligë: VAR i heq penalltinë Dortmund, pasi Sabitzer kishte shënuar nga 11 metrat

UEFA nuk pritet të ushtrojë presion te Suedia për të rikthyer VAR, edhe pse ky vendim mund të krijojë një lloj ‘efekti domino’ në të ardhmen, me një numër kombesh që do të braktisin frytin e përparimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *