• |
ide | kryesore

Ancelotti, finalja e gjashtë e Champions në karrierë: “Ndodhi përsëri, merituam të fitonim”

Sport
Ancelotti



Carlo Ancelotti po shijon një tjetër moment historik në një karrierë legjendare, pasi arriti në finalen e tij të gjashtë të Champions League si trajner: “Ne jemi të lumtur, ndodhi përsëri – ishin fjalët e tij për Prime Video, duke iu referuar rikthimit të çmendur të vitit 2022 në gjysmëfinalen kundër Manchester City -. Nëntëdhjetë minutat në Bernabeu janë shumë të gjata. Kemi luajtur mirë edhe këtë herë, ne e merituam të fitonim. Ia arritëm vetëm në fund, ashtu siç ndodh në këto ndeshje të nivelit të lartë. Nëse ka një moment që do ta kujtoj më së shumti? Kur arbitri mbylli ndeshjen…”.

Lexo më tejMarciniak anuloi golin e De Ligt, VAR nuk ndërhynte dot. Tuchel: “Këtu ndodh gjithnjë kështu”

Zgjedhja e tij dhe e stafit për të hedhur në rrëmujë Joselu ishte vendimtare: “Ne gjithmonë diskutojmë, ideja e Joselu u krijua sepse ne kishim kontrollin e ndeshjes dhe ai është shumë i fortë në zonë. Delegimi në lidership është shumë i rëndësishëm, unë jam me fat që kam një staf të nivelit të lartë dhe lojtarë shumë të forte, edhe në karakter” e mbylli Ancelotti.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *