• |
ide | kryesore

Motra e Almës: Atë darkë pa Erdgysin me të dashurën 18-vjeçare

Arkiva, Lajme, Të fundit
motra



Më në brendësi të konflikteve që Alma Arrazi kishte me të bashkëshortin e saj Erdgysin ishte motra e saj, Genta. Ajo i ka rrëfyer TCH se Alma kohët e fundit po vuante shumë nga i shoqi. Sipas saj ai e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe se fëmijët do t’i mbante ai. “Ajo pa fëmijët nuk kishte më jetë”, – është shprehur tregon Genta.

“Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr duke i prishur fytyrën motrës” – tha ajo. Sipas saj, e motra kishte gjetur fakte në telefon se i shoqi kishte marrëdhënie me një vajze 18-vjeçare me të cilën shëtiste hapur në qytet madje shpesh e takonte dhe me të birin 3 vjeç, për të cilat ajo kishte foto.

Motra i kishte thënë se jetonte në shtëpi me shpresën se dashuria për vajzën e re atij do t’i zbehej Erdgysi do të kthehej në familje, por kjo nuk ndodhi.

“Çdo ditë po bëhej edhe më keq dhe kohët e fundit ai nuk po kujdesej më për familjen pasi të ardhurat nga biznesi i shpenzonte me vajzën e re me te cilën ishte lidhur. Ditën e ngjarjes motra ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën. Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem” – ka thënë motra e Almës. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. “Thank you for addressing such an important topic with clarity and authority. The information shared here is timely and relevant, and I appreciate the effort put into providing actionable advice. Looking forward to reading more from this blog!”

  2. Po cfare m.t burrash jane keta xhanem? Bejne nje tufe femije e pastaj prishin familjen sikur te mos jete asgje…. Por edhe keto gra qe marrosen nga keta lo.e si puna e ketij, cudi jane. Beji moj m.tin e vazhdo jeten tende se do e gjeje serish lumturine….

    1. Eshte dhe shkodran cudi,nuk eshte skraparlli sepse ata jane ne tille.Ofendojne gruan ,e dhunojne psikologjikisht,pedofile,e shume shume te tjera

  3. Gruaja shqiptare për fat të keq vuan dhe nuk gjen forcën të marrë vendime të duhura për jetën e saj.
    Kane ecur para por prapë ekziston ky problem.
    Në qytetin ku jetoj në Itali shumica e grave shqiptare në kushte të tilla kane bërë zgjidhjen e duhur sepse sistemi këtu funksionon, kurse në Shqipëri lë për të dëshiruar!!

  4. “E pa me te dashuren” ..!! E thene ne gjuhe shumë te moderuar quhet “dashnore”, ose me shqip “qirese/baxhelle.”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *