• |
ide | kryesore

Dalin pamjet dramatike/ Momentet e fundit të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj

Arkiva, Lajme, Të fundit
alma



Janë publikuar pamje të momenteve të fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj të mitur. Pamjet filmike janë regjistruar vetëm pak minuta para se nëna e tre fëmijëve të prodhonte një nga ngjarjet me të rëndë të rregjistruara në kriminalistikën shqiptare.

Siç shihet dhe në pamjet filmike Alma Arrazi del nga amabjentet e një lokali që ndodhet tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Ora shënon 20:10 dhe Alma është në shoqërinë e tre fëmijëve të saj dhe kunatës, e cila ndodhet edhe ajo me një fëmijë të mitur.

Alma përshëndetet me kunatën, kap për dore djalin e vogël, vajzën dhe nga pas e ndjek fëmija i tretë, vajza e madhe. Ndërsa kunata e Almës, për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke shkruar dhe më pas kap vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave.

Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij.

Pikërisht kur ka shkuar mbi urrën e Bunës, Alma Arrazi, ka marë tre fëmijët e saj dhe i ka hedhur në lumin Buna dhe më pas është hedhur vetë. Për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Tiranës kanë arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, shtetasin Erdgys Arrazi, i cili është mbyllur në burg për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Dhunës në familje”.

Ishte një peshkatar i zonës që fillimisht gjeti trupin e njërës prej fajzave duke njoftuar policinë. Pas mobilizimit të policisë, më pas u gjendën dhe tre trupat e tjerë të mbytur. Ngjarja tronditi opinionin publik duke sjellë dhe një reagim qytetar në Shkodër, ku prindër, nxënës dhe qytetarë të Shkodrës kryen homazhe pikërisht në Urrën e Bunës, aty ku Alma Arrazi id ha fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur. /LAPSI.al



5 Comments

  1. Le ta shikojne ato te marret qe nuk e besonin dhe pretendonin se i hodhi buri, apo dikush tjeter i paguar prej tij…

    1. Po pse çfarë do të na thuashë ti me kët mesazhë që ishë birri i Almës ishte njeri i mirë????? Po ai dhe familje e ti si prsh vllai janë kriminel të dhunshëm terrorist, dhe kaqë….

      1. Ka disa komentues qe thone se: “Nuk ka mundesi ti kete vrare nena femijet, do i kete vrare burri dhe e kane bere ngjarjen te duket si vetevrasje”.
        Mua nuk me intereson fare se kush eshte burri i Almes, as emrin nuk ia mbaj mend. Mua me intereson shteti ligjor, zbatimi me rigorizitet i ligjit.
        Ne asnje vend te Europes burri nuk do ishte ne paraburgim, aq me teper me nje akuze totalisht te pa baze, si ajo e shkaktimit te vetevrasjes ndaj se bijes, ne nje kohe qe ajo nuk eshte vetevrare por e ka vrare nene.
        Ne nje vend Demokratik morali nuk duhet te perzihet me drejtesine!
        Sa per mendimin tim, per mua jane baxhella te gjitha ato femra qe martohen me horra!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *